• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Idrizi: Në Shkodër, PDIU do të jetë surpriza e zgjedhjeve

by Java News
16/06/2017 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka zhvilluar një takim në Shkodër për zgjedhjet e 25 qershorit. Në këtë takim ishte i pranishëm kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, si dhe kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Shkodrës, Sait Fishta. Idrizi u shpreh se PDIU do të jetë surpriza e zgjedhjeve në 25 qershor dhe surpriza sipas tij do të jetë edhe në Shkodër.

“Ne do të jemi pranë mazhorancave në pushtet, pikërisht për ato forca politike që i bashkohen kauzave kombëtariste. Vazhdimisht kam thënë që është edhe një qytet që ne do të bëjmë surpriza. E unë jam i bindur që Dibrës, Tiranës, Vlorës, Fierit, Durrësit, Korçës, Elbasanit, do t’i bashkohet edhe fitorja jonë në Shkodër, që do të jetë diamant në atë fitore të madhe të PDIU-së, të burrave e grave që ju do t’i mbani mend gjatë në Parlamentin e Shqipërisë”, tha Shpëtim Idrizi gjatë takimit me përkrahës në Shkodër.

Kryetari i PDIU-së theksoi se në Shqipëri ekziston prej vitesh pluralizmi dhe pushteti nuk mund të përqendrohet në dy apo tre duar.

“Keni parë këto kohë që dikush ka harruar se ka ardhur pluralizmi dhe beson që mund ta drejtojë këtë vend në dy apo tre duar. Ata që luftuan kundra pushtetit absolut të mbretit, luftuan pikërisht për të pasur shumë më tepër pushtete, shumë më tepër njerëz në vendimmarrje. Kjo është arsyeja që unë them, ruajna Zot nga pushteti i dy-tre personave, nga pushteti i të marrëve dhe atyre që duan dhe kanë bërë që shqiptarët të largohen nga ky vend. Kjo është arsyeja që ne themi në moton tonë se kemi “Veç një Atdhe”. Ne kemi “Veç një Atdhe” për të gjithë ata që duan ta lenë këtë vend, kemi veç një Atdhe për të gjithë ata shqiptarë dhe të rinj që u është vrarë shpresa”,
u shpreh kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Shpëtim Idrizi u bëri apel shkodranëve që të votojnë PDIU-në dhe të mbështetin Sait Fishtën.

“Votoni PDIU-në, votoni numrin 13, për t’i dhënë mundësi vëllait tonë Sait Fishtës, që të jetë në Parlamentin e Shqipërisë. Ai do të kishte mundësi nëpërmjet forcës tuaj, nëpërmjet votës tuaj që të ketë një përfaqësim më të madh, më të fuqishëm dhe të ngrinte zërin për Shkodrën”, tha kryetari i PDIU-së.

Ndërsa kryesuesi i listës për deputet në qarkun e Shkodrës Sait Fishta, tha se: “Shkodra do të mbështesë Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Në gjithë këto vite shkodranët i kanë besuar partive tradicionale, ndërsa sot ka ardhur koha që të votojnë për ata persona që u qëndrojnë pranë dhe u zgjidhin hallet. Kjo është arsyeja pse PDIU do të ketë deputetin e saj në Parlamentin e Shqipërisë, nga qarku i Shkodrës”.

ma.me
Next Post
Zyrtare: “Kosovari” Nurkoviç nënshkruan me Flamurtarin

Zyrtare: “Kosovari” Nurkoviç nënshkruan me Flamurtarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

Në prag të reshjeve, Bashkia Tiranë pastron Lanën dhe paralajmëron ndotësit: Kundërvajtësit do gjobiten

October 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com