• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Identifikohet shqiptari që u gjet i vdekur në burgun grek, viktima e tretë në pak javë

by Java News
28/01/2019 08:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Identifikohet i riu shqiptar qe u gjent i vdekur në një burg të Greqisë. I riu që vuante dënimin në burgun e Koridhalosit u gjet në orët e parë të së dielës pa shenja jete në qelinë e tij eshte 33-vjeçari Bandiol Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike.

33-vjeçari është bërë personi i tretë që humb jetë në javët e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarit e katërt që humb jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë. Sipas mjekëve të burgut, nuk janë vërejtur shenja dhune në trupin e shqiptarit. Ata dyshojnë se gjithçka mund të ketë ardhur nga abuzimi me drogën.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë nuk e konfirmon faktin se shqiptari i dënuar ka qenë përdorues droge, duke ngritur kështu dyshime të mëdha. Gjithsesi, do të jenë ekzaminimet e mjekësisë-ligjore që do të përcaktojnë shkakun e vërtetë të vdekjes së të dënuarit. Neë të njëjtin burg, javët e fundit, ka humbur jetën shqiptari tjetër Albert Bako dhe një 65-vjeçar grek.

BURGU FAMËKEQ

Në një hark të shkurtër kohor, në burgun e gjendur në Athinë kanë humbur jetën tre shqiptarë. I pari ishte Gëzim Shekaj nga Vlora. 33-vjeçari mbahej në burg, edhe pse e kishte shlyer dënimin. Ngjarja ndodhi në spitalin e burgut, më 27 dhjetor. Ndonëse rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta, një mik i Gëzimit shprehet se përgjatë 20 ditëve, 33-vjeçari është mbajtur përtej dënimit në burg.

Ndërsa më 14 janar, Albert Bako u ekzekutua në ambientet e burgut me thikë të improvizuar. I arrestuari për plagosjen e 14 personave dhe pjesëmarrjen në vrasjen e një avokati të njohur grek, dyshohet se është vrarë nga një tjetër shqiptar. Bako u transferua në burgun e Koridhalosë, në pritje të procesit gjyqësor për vrasjen e avokatit.

Ai u la në qeli me shqiptarë të tjerë, mes tyre edhe personi i dyshuar që e ekzekutoi. Ky i fundit dyshohet se veproi në bashkëpunim me të tjerë shqiptarë. Albert Bako ka plagosur 14 persona në një bar në vitin 2014, ndërsa akuzohet për vrasjen në tentativë të avokatit Giorgos Antonopoulos dhe si nxitës i vrasjes së avokatit Michael Zafiropoulos.

VRASJET

Pas vrasjes së ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës, ka pasur një rritje të urrejtjes ndaj emigrantëve shqiptarë në Greqi. Prej fundit të muajit tetor, kur RENEA vrau Konstantinos Kaçifas, në Greqi janë vrarë dhjetëra shqiptarë në rrethana të paqarta. Gjithashtu gjatë viteve të fundit ka pasur disa raste, ku të burgosurit shqiptarë në Greqi kanë humbur jetën si pasojë e keqtrajtimit dhe dhunës.

Rasti, që ka bërë më shumë jehonë në media, është ai i Ilia Karelit (Kudret Kume). Ngjarja ndodhi në mars të vitit 2014 dhe dhuna ndaj tij u dokumentua dhe me video. Gardianët e burgut u hakmorën ndaj shqiptarit, pasi vrau me thikë një prej gardianëve të burgut Nigrita, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën e tij.

Dokumenti i dhunës me pamje solli më pas pranimin e dhunës nga vetë gardianët e burgut, si dhe dënimin e tyre për një veprim të tillë. Por, nga ana tjetër, shumë raste të tjera të dhunës dhe vdekjeve misterioze të shqiptarëve në burgjet e Greqisë kanë mbetur të pazbardhura.

a.cupaj

Next Post
Rëndohet bilanci/ 58 të vdekur e qindra të zhdukur nga shembja e digës

Rëndohet bilanci/ 58 të vdekur e qindra të zhdukur nga shembja e digës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com