E mërkura 4 Nëntor 2020 shënon, 21 vjetori vrasjes së Fatmir Haklajt. Zylfie dhe Aishe Haklaj në emër të familjes Haklaj i janë përgjigjur me e-mail disa pyetjeve të Top Channel në lidhje me deklaratat më të fundit të Sali Berishës për rolin e Haklajve në vrasjen e Azem Hajdarit.
Zylfi dhe Aishe Haklaj në emër të familjes Haklaj i janë përgjigjur me e-mail disa pyetjeve të Top Channel në lidhje me deklaratat më të fundit të Sali Berishës për rolin e Haklajve në vrasjen e Azem Hajdarit.
Për herë të parë pas gati 20 vitesh Sali Berisha në një intervistë televizive përmend familjen Haklaj. Sipas jush përse tani kjo përmendje dhe një lum me akuza duke e quajtur Fatmirin dhe ata që vranë Azem Hajdarin ishin një bandë terroriste.?
Sali Berishovici duke pare lakun që po i ngushtohet dhe duke tentuar te kaloje lumin pa u lagur për krimet qe ai ka bere, përpiqet të çfajësohet duke ua adresuar të tjerëve krimet monstruoze të tij. Saliu ishte ideatori dhe financuesi i vrasjes se Shkëlqimit dhe te Azem Hajdarit. Me plote kuptimin e fjales banda terroriste ose organizate terroriste ështe Sali Berisha qe organizoi vrasjen e Shkelqim Haklajt ku degradoje deri tek vrasja e Azem Hajdarit ku Sali Berisha e planifikoi dhe derigjoi per ta shfytezuar per grusht shteti.
Ne skenarin e vrasjes Shkelqim Haklajt ka njerëz qe kane qene te veshur me pushtet, deri dhe ish presidenti i republikës, ku duhet ti shkohet deri ne funde zbardhjes se ngjarjes për te prere fijet e rrjeteve qe munde te rrezikojnë sigurinë kombëtare edhe ne te ardhmen. Vrasja e Shkelqim Haklajt, këtu flitet për një ngjarje qe ka prodhuar krim, ka prodhuar vrasje, ka cenuar sigurinë e njerëzve, ku ka prodhuar shume viktima, zbardhja e kësejë ngjarje do te ishte ne te mire te interesave te përgjithshme kombëtare, sepse ai person qe u bashkua me bandat e tije kriminale edhe ne te ardhmen do te ishte i gatshem te realizonte nje gje te tille.
Sali Berisha foli pikerisht ne kete moment menqense tani aktualisht po zhvillohet gjyqi ndaj Izet Haxhis. Meqense Sali Berisha munde te thirret si deshmitare ne procesin gjygjesore, ai perpiqet qe me nje dalje publike munde te referohet ne rastin e nje thirrje te mundshme, duke thene që unë jam prononcuar.
Në skenarin e vrasjes së Shkelqim Haklajt dhe të Azem Hajdarit është i akuzuar direkt ish-presidenti i aso kohe Sali Berishoviçi, ndaj duhet ti shkohet deri në fund zbardhjes së këtyre ngjarjeve e veprimeve të paramenduara kriminale me pasoja të rënda kombëtare të këtij agjenti të shumfishtë i cili ishte komunist, por ne menyre imagjinare lufton kunder komunizmit, i cili gjoja lufton për liri dhe demokraci, por i vret ata që guxojnë te mendojne ndryshe. Shkëlqim Haklaj u vra per fjalën e lire, ashtu siç u vranë shumë e shumë shqiptarë të tjerë së bashku me familjaret tanë.
Sali Berisha në intervistën e fundit deklaron se Azem Hajdari gjer ditën që është vrarë, nuk ka patur asnjë sherr më të vogël me atë që ai e quan si banda kriminale e Haklajve. Çfarë ju ka thënë Fatmiri për mardhëniet e tija me Azem Hajdarin? Sipas Sali Berishës ata (Haklajt) ishin vrasësit e shtetit. Cila është përgjigja juaj?
Ashtu siç ka deklaruar dhe vëllai, me Azem Hajdarin dhe rrethin e tije familjare kemi patur marrëdhënie te mira deri ne vitin 1991, xhaxhai iAzemit ka qene i martuar me një kushërirën tone, ne vitin 19991 vëllai i Azemit ka ofenduar djalin e xhaxhait tone. Duke na quajtur Komuniste.
Në fakt komunistë ka qenë babi i Azem Hajdarit, Shpend Tahiri dhe vëllai i Azemit, Rasimi, ku ka punuar dhe si instruktore partie. Ndërsa dy xhaxhallarët tanë kanë qenë të përjashtuar nga partia që në vitet 1960–1970, sepse në të gjitha regjimet kemi guxuar të themi atë që kemi menduar.
Dy vëllezërit tanë bashke me djalin e xhaxhait më vonë e kanë takuar dhe e kanë rrahë vëllain e Azemit. Vëllai e ka cilësuar siç ka qenë, kjo ngjarje ka qëndruar në heshtje, megjithëse ne u përpoqëm të kontaktonim me atë familje ata ishin shprehur që do të bashkonin njerëz dhe do të hakmerreshin kundër vëllezërve dhe djalit te xhaxhait.
Azemi ka qene njeri ngatërrestar, ka patur akuza si spiun dhe punonjës i sigurimit te shtetit. Megjithëse të gjitha krimei kanë pasur së bashku Salihi dhe Azemi, por përsa i përket vrasjes vëllait tonë Shkëlqimit, Sali Berisha është me plotë bindje autori i vrasjes së Shkëlqimit, persa i përket Azemit, siç kemi thëne nuk jemi plotësisht të bindur që ka pasur dorë në vrasjen e Shkëlqimit, por as që jemi të bindur që ai nuk ka patur dorë.
Azemi ka bërë njeë fare mënyre fajësimin e tij, ka dërguar telegram ngushëllimi për Shkëlqimin dhe ka takuar Babain e Shkëlqimit Muharrem Haklajn për t’i treguar qe ai nuk është autori dhe po ashtu për t’i treguar autorin, ku ai më shumë bindje i ka treguar që autori i vrasjes Shkëlqimit është në PD, duke drejtuar dorën nga zyra e Sali Berishes.
Salihi ka qenë ne dijeni për takimin e Azemit me babën e Shkëlqim Haklajt dhe për marrëveshjen e tij me Muharrem Haklajn. Pavarësisht te gjitha prapaskenave dhe krimeve qe kane bere dhe organizuar bashke Saliu dhe Azemi, Saliu nuk i ka besuar Azemit, dhe ka qene shume i shqetësuar se çfarë munde te ketë fole Azemi me Muharrem Haklajn pa prezencën e kujt tjetër.
Azemi duke i hequr një paralele mes krimeve të gjitha kohërave ndaj kundërshtarëve politik të cilët kishin reputacion dhe influencë në popull e sidomos ndaj familjeve të njohura e të mëdha. Azemi kishte drejtuar dorën nga Saliu dhe të dhënat e tij përputheshin me informacionet tona të mëparëshme.
Azemi i jepë Muharrem Haklajt kasetën në zyrën e PD, ne jemi të bindur se Azemi nuk e ka informuar Saliun për përmbajtjen e bisedës me Muharrem Haklajn, ndaj Saliu ka patur dyshimet e veta për atë bisedë. Dhe kure ai e mori lajmin që në oborin e PD ishte Fatmir Haklaj e ka detyruar Azemin që të dalë dhe ta zgjidhë problemin meqenëse Azemi ishte takuar me babën e Fatmirit.
Disa ditë para vrasjes së Azemit, Saliu kishte thënë se dikush, nga ne do të vdesë, por të tjerët do të fitojnë, ndaj këtu duket qartë se Saliu bënte gjithcka me paramendim dhe pastaj priste vetëm frutet e krimit. Saliut i shërbyen “heronjët” gjatë gjithë kohës të cilët i shfrytëzoi në mënyrën më të turpshme dhe makabre. Trazirat ishin qëllim më vete nga Saliu, sepse ai gjithcka bënte e bënte me dhune dhe me gjakderdhje nga të dy krahët sic ai vetë e ndau popullin.
Azemi ka kërkuar vetë takim me Muharrem Haklajn për të sqaruar pozicionin e tij për vrasjen e Shkëlqimit, pra ketu kuptohet qarte deri ku arrine politikanet shqiptare, sa te akuzohen qe vrasin kundershtaret e tyre politike. Shkëlqim Haklaj eshte viktima politike qe u vra per fjalen e lire.
Ndaj ne jemi te bindur qe Sali Berisha eshte ideatori i vrasjes Shkëlqim Haklajt i cili kishte edhe motiv, sepse askush deri më sot nuk ka guxuar ta kundërshtojë Saliun sy më sy ashtu sic bëri Shkëlqim Haklaj.
Haklajt është e vertetë se ju bënë pengesë Saliut që të përdorte Tropojën, ndaj ai i vrau djemet tanë, ku edhe Azemin ai e dërgoi në prite, sepse Azemi nuk i ka treguar Saliut cfare ka biseduar me Muharrem Haklajn. Ne kete momente Saliu detyron Azemin qe te dale ne prite ku ai do të përfitone në të dy rastet, ashtu sic dihet i cili bëri grusht shteti dhe e coi shtetin drejtë luftës civile.
Fatmiri tha që Azemi e vrau veten dhe ata qe u vrane sepse ne po prisnim qe te takonim nje mik ne Partine Demokratike. Kur Azemi u shfaqë para neshë me armë në dorë unë nuk arrita të bëjë asnjë negociatë me shokët e mijë, por veprova pothuajse instinktivisht, pavarësisht rezistencës së shokëve të mijë. Ndaje situata doli jashtë kontrollit ku mbetën katër të shtrirë për tokë. Fatmiri mendonte se Azemi kishte patur automatik të shkurtër, por sic u tha më vonë, Azemi kishte patur pistolete me seleniciatorë./ tch
g.kosovari