• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

ICC Albania organizon për të tretin vit rradhazi “Javën e Integritetit”, bazuar në modelin holandez

by
03/12/2021 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Java e Integritetit” konsiston në 50 aktivitete, me partnerë të ndryshëm në biznes, shoqërinë civile, ambientin akademik shqiptar, me fokus integritetin në çdo aspekt të jetës

Integriteti në të gjithë sferat e jetës ishte në fokus të diskutimeve të konferencës “Lidershipi me fokus rrokjen e Integritetit”, në kuadër të edicionit të tretë të “Javës së Integritetit” organizuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Kryetarja e Bordit Ekzekutiv të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë dhe Drejtore Ekzekutive e ALBtelecom Znj. Bilgen Aldan u shpreh se integriteti është përgjegjësi dhe mision i përbashkët, nga niveli individual deri në atë të organizatave të biznesnit apo shtetërore. Znj. Aldan nënvizoi rolin që udhëheqësit kanë në vendosjen e standardeve, si në biznes ashtu dhe në sektorë të tjerë. “Ne, biznesi mund të jemi në pararojë të ndryshimit, përmes mekanizmave më përfshirës financiare, investimeve të gjelbra, zgjidhjeve të përgjegjshme inovative si dhe përqafimi i investimeve ESG (mjedis, shoqëri, qeverisje).” -shtoi Znj. Aldan.

Ajo ftoi të pranishmit dhe të gjithë kolegët e saj të shtojnë angazhimin në të tilla diskutime dhe të ofrojnë kapacitetet e tyre si platforma për të krijuar modele integriteti edhe për brezat e rinj të profesionistëve dhe udhëheqësve.

Fjala e saj mikpritëse u pasua nga ajo e Zëvendësambasadorit të Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri Z. Rogier Nouwen.  Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi rëndësinë që vlerat e integritetit përfaqësojnë për çdo ndërmarrje private apo iniciativë publike në shoqëri. Z. Nouwen theksoi se integriteti ndërtohet nga zbatimi në çdo nivel i vlerave të transparencës, llogaridhënies dhe pjesëmarrjes në jetën publike të të gjithë aktorëve në një shoqëri. “Nga ana jonë jemi të angazhuar qe modeli hollandez i Javës së Integritetit të aplikohet në konteksin lokal duke aktivizuar organizmat publikë, privatë, akademinë dhe shoqërinë civile.” – shtoi Z. Nouwen në fjalën e tij.

Paneli i diskutimit të parashikuar më pas mblodhën në diskutim Znj. Ekaterina Solovova, Drejtoresha e BERZH për Shqipërinë, Znj. Katia Stathaki, Drejtoreshë Ekzekutive e Vodafone Shqipëri, Z. Anthonie Frens, Kryetar i kompanive Shell në Shqipëri, Znj. Edlira Muka, Drejtoreshë Ekzekutive e Balfin Group dhe Z. Miroslav Miletic, Këshilltar pranë Presidentit të Serbisë dhe përfaqësues i Dhomës së Tregtisë të Serbisë. Pjesëmarrësit në panel shpalosën iniciativat më të fundit të ndërmarra në kompanitë e tyre nga përgjegjësia mjedisore deri te ajo sociale, si forma të vendosjes së standardeve të integritetit. Ata ofruan përvojat e tyre si drejtues, ekspertë, e organizata biznesi si modele të aplikueshme në shumë sektorë të tjerë, me qëllimin final të krijimit të mjediseve me integritet dhe rritjen në to edhe të aspiratave të brezave të rinj.

Prespektiva e liderve të rinj, gjeneratës së të rinjve që përgatiten të kontribojnë në të ardhmen në gjithë sferat e jetës, u pasqyrua në panelin e dytë të përbërë nga drejtues dhe ekspertë të organizatave rinore. Ata ndanë me të pranishmit disa nga vështirësitë dhe arritjet e punës së tyre të përditshme, për më shumë integritet dhe mundësi të barabarta për të rinjtë.

Më shumë se 50 aktivitete po zhvillohen gjatë Edicionit të Tretë të Javës së Integritetit. Këto aktivitete, në fakt, kanë për synim të targetojnë çështje të ndryshme lidhur me integritetin e shoqërisë dhe ekonomisë.

Next Post
Reagon Semi Jaupaj pas puthjeve të Donaldit me Beatrixin!

Reagon Semi Jaupaj pas puthjeve të Donaldit me Beatrixin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

Hita në Maqedoninë e Veriut, apel për zgjerimin e Task-Forcës rajonale kundër emigracionit: Bashkëpunimi është çelësi kundër krimit

October 9, 2026
“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

“Me i qelbanikos krejt…”- Zbardhen SMS-të, dyshime se vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja u planifikua 4 ditë para: Situata asht e randë boll!

October 9, 2026
E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

E pazakontë/ Hitler Musolini fiton zgjedhjet bashkiake në Peru! Kush është politikani i majtë që mban emrat e dy liderëve nazi-fashistë!

October 9, 2026
Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

Konsumi i pushimeve në Kinë, skenarët e rinj nxisin raundin e ri të rritjes së konsumit (VIDEO)

October 9, 2026
Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

Prespa drejt UNESCO-s, ministri Gonxhja takon homologët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut: Mbrojmë pasurinë që na bashkon

October 9, 2026
“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

“Mundësi bashkëpunimi në shumë fusha”- Presidenti Begaj dekoron dy senatorët amerikanë me “Urdhrin e Shqiponjës”: Aleanca jonë, më e fortë se kurrë!

October 9, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLP, kryeprokurori Çela kërkon zgjidhje edhe për pagat e magjistratëve: Po kalojmë periudhë të vështirë prej disa vitesh

October 9, 2026
E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

E rëndë në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, një tjetër në gjendje të rëndë!

October 9, 2026
“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

“Synojmë më shumë investime”- Ministrja Ibrahimaj: Bashkëpunimi rajonal dhe investimet turke, mundësi për rritjen e tregtisë shqiptare

October 9, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

“Investimi në Zvërnec i shërben të ardhmes”- Frrok Çupi: Mundësi historike për Shqipërinë dhe forcim i ndikimit dhe mbrojtjes amerikane!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com