• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Icardi s’është vetëm/ Nga Terry tek Ozil e Effenberg. Tradhtitë mes shokëve të skuadrës

by Java News
27/04/2022 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Futboll dhe tradhti, një histori e gjatë që ka kushtëzuar karriera, prishur skuadra, shkatërruar familje dhe miqësi dhjetëvjeçare. Belgjika ka historitë e saj për të treguar brenda dhe jashtë fushës.

Protagonistët janë Courtois dhe DeBruyne, që deri para pak kohësh as që nuk flisnin me njëri-tjetrin, për shkak të pranisë së Caroline Lijnen.

Ish-e fejuara e mesfushorit belg ka deklaruar për media të ndryshme se portieri e ka bërë të ndihet e rëndësishme siç nuk i kishte ndodhur më parë. Aq sa mjafton për të prishur një miqësi. Ndonjëherë edhe me fund të lumtur, por në pjesën më të madhe të rasteve të gjitha palët dëmtohen…

ICARDI – Historia më e famshme, siç mund të imagjinohet, është ajo që përfshin Mauro Icardi, Wanda Nara dhe Maxi Lopez. Argjentinasi,  disa vite më i madh, e ka protur si vëlla Mauriton në kohën e Sampdoria-s, por kur familja e sulmuesit shkatërrohet, ai që ka pritur Ëanda-n me krahë hapur ka qenë interisti.

Ka lindur një armiqësi shumë e thellë, që shpesh është parë edhe në fushën e lojës, por që duket se është zbehur në vitet e fundit, më shumë për dashurinë ndaj fëmijëve se sa për atë që kanë ndier të dy kundrejt Wanda Nara-s.

TERRY – Shumë e komplikuar situata e John Terry, kapiteni i Chelsea-t dhe i Anglisë, deri në atë pikë sa Capello i ka hequr shiritin e kapiteni.

Një zgjedhje që ka ardhur pas historive jashtëmartesore të qendërmbrojtësit, i cili ka patur marrëdhënie me Vanessa Perroncel, e fejuara e ish-shokut të skuadrës Ëayne Bridge. Të dy urrehen nga ajo kohë.

OZIL – Ai i Ozil është një tjetër emër i lidhur me zërat mes shokëve të skuadrës. Një lidhje sekrete e zbuluar falë një kontrolli të mesazheve në telefon.

Nuk bëhet, por nëse mungon besimi ka një arsye. Dhe, në fakt, Lell ka vënë re se e fejuara melanie kishte një marrëdhënie virtuale dhe jo vetëm, me gjermanin. Ka përfunduar shumë keq: Mandy e ka lënë menjëherë Ozil dhe Lell është denoncuar për vjedhje të dhënash.

LENTINI – Një histori telenovelash të viteve ’90. Sulmuesi i Torino-s, i sapo blerë nga Milan-i, është përplasur me Porche e tij në autostradën Torino-Piacenza.

Po shkonte të takohej me Rita Bonaçorsi, ish-gruaja e Toto Schillaci. Dy karriera të shkatërruara: heroi i Italia ’90 ka rindërtuar jetën në Japoni. Ndërsa Lentini nuk do të kthehet të jetë më lojtari i mëparshëm pas një muaji në koma.

EFFENBERG – Claudia, bashkëshortja e Strunz, zbulohet. Effenberg, i hidhëruar se është kapur, ka rrëfyer gjithçka. Megjithatë, në fund kanë jetuar të gjithë të lumtur.

Natyrisht, martesat respektive janë prishur, por Effenberg është martuar me Claudia-n dhe Strunz ka arritur ta rindërtojë jetën e tij.

g.kosovari

Next Post
“Po ky majmuni kush ishte?”/ Berisha e akuzon se kopjon programin e PD, Rama: Ky është ai që zotëron skenën, të tjerët janë figurantë!

Berisha në krye të PD? Rama: Nuk është koha për ta turpëruar në këtë farë feje Shqipërinë. Çfarë është ky...?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In