• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ibrahimi: Kandidatët për Shkollën e Magjistraturës i nënshtrohen një procesi hetimi si ai i vetingut

by Java News
02/06/2021 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi thotë se kandidatët për në Shkollën e Magjistraturës i nënshtrohen një procesi hetimi të njëjtë me atë që bëjnë organet e vetingut. Teksa nënvizoi se magjistratët të cilët më pas do të zhvillojnë karrierën në organet e sistemit gjyqësor, do t’i nënshtrohen në mënyrë permanente vetingut.

“Ne bëjmë veting identik me organet e vetingut, në këtë proces, e quajmë vetingun e vogël në krahasim me atë që bëhet me magjistratët në detyrë.

Ne nisim shkresa në 32 adresa, në gjithë zyrat e prokurorive, shërbimet e inteligjencës, Tatime, Dogana, ish punëdhënësit e kandiatëve, pra një kërkim masiv sa i takon sasisë së informacionit që grumbullojmë dhe analizimit të tij, është punë e thelluar”.

Ibrahimi tha teksa raportonte në Komisionin e Ligjeve, se “në 3 raste deri tani KLP ka ndaluar futjen në shkollën e Magjistraturës së kandidatëve të cilët e kanë kaluar testin profesional”.

Sipas tij, “ajo çka dua të theksoj është që ky proces sa vjen e është duke u bërë më ekzigjent sa do arrijmë në atë pikë që ti japim sigurinë shoqërisë shqiptare që pavarësisht mbarimit të vetingut institucionet e drejtësisë do jenë në gjendje të japin një veting permanent edhe për ata që bëjnë karrierë në sistemin e gjyqësisë, se veting ushtrohet për ata që hyjnë e dalin nga Magjistratura e ata që duan të marrin pozicione karriere në sistemin e drejtësisë”.

Ibrahimi tha se ekziston mes anëtarëve të KLP-së një dilemë.

“Ajo është që kërkesa e ligjit për 3 vite punë eksperiencë për kandiatët studentë ndoshta duhet të ndryshojë pak si është formuluar, që këto eksperience pune t’i marrin në gjykatë e prokurori se sa punonjës të sektorëve të ndryshëm të administratës, pasi mund të kenë ekspozime e faktorë korruptivë që mund të mbjellë farën e korrupsionit.

Pra një djalë i ri a vajzë e re që ka pasur eksperiencë në institucione që s’janë të imunizuara nga korrupsioni por ndoshta mund të jenë shumë më të ballafaquara me korrupsionin si Doganat e Tatimet ndoshta është pak vonë që vetingu të japë garancinë totale që tek keta njerëz nuk ekziston fara e denigrimit…”.

g.kosovari

Next Post
Pas kërkesës së ILD, KLGJ shkarkon gjyqtarin që u pagua nga një biznesmen për të parë “El Clasicon”

Pas kërkesës së ILD, KLGJ shkarkon gjyqtarin që u pagua nga një biznesmen për të parë “El Clasicon”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com