• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ibrahim Lici ende i lirë në Turqi, në kërkim ‘spiuni’ në Prokurorinë e Shkodrës

by Java News
27/10/2022 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ibrahim Lici nuk është arrestuar në Turqi, por baza e tij është zbuluar përmes një vajze që mendohet se është e dashura e tij. Gazetari Elton Qyno shkruan  se vajza është ndjekur nga dy agjentë të FAST, të cilët në datën 19 tetor 2022 së bashku me policinë turke, kanë bërë një kontroll në banesën ku ajo qëndronte.

Por, Lici nuk është gjetur në këtë shtëpi dhe për këtë arsye nuk është ekzekutuar masa e arrestit për të shumëkërkuarin. Qyno shton më tej në shkrim se Lici ka udhëtuar drejt Turqisë përmes Kosovës, duke përdorur një linjë ajrore dhe udhëtimi është bërë duke përdorur pasaportën e tij shqiptare.

“…është vërtetuar se Ibrahim Lici, në 24 korrik 2021, ka udhëtuar nga Kosova në territorin turk, duke përdorur një linjë ajrore. Në këtë udhëtim, ai ka përdorur pasaportën e tij shqiptare, të nxjerrë në 12 Maj 2021 në Shkodër, pasi kjo vërtetohet nga verifikimi që ka kryer në aeroportin e Stambollit. Agjentët e FAST në Policinë e Shtetit, janë vënë në dijeni të këtij informacioni dhe janë vënë nga pas gjurmëve të Licit,”- shkruhet në artikull, sipas një burimi pranë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ibrahim Lici, vijon të qëndrojë i lirë në territorin e shtetit turk, ndërkohë që drejtësia e këtij shteti, kërkoi ndihmë juridike nga pala shqiptare për t’i vënë në dispozicion aktet hetimore të dosjes penale që flet për vrasjen e Endri Mustafës.

Ai akuzohet për “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, konkretisht për vrasjen e Endri Mustafës të ndodhur në 15 Maj 2021 në zonën e “Livadhes” në Shkodër. Për këtë ngjarje është dënuar me 12 vite burgim 15-vjeçari Ergys.M, si person që ka nxjerrë në pritë viktimën natën e krimin.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Shkodrës ka nisur një hetim për shkresën e dërguar nga pala turke që ‘rrodhi’ në media një ditë më parë.

Dokumenti që mban firmën e Olsi Dados, drejtorit të Marëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithme, ka ngritur në këmbë Prokurorinë e Shkodrës, e cila prej dy ditësh ka nisur një hetim administrativo-penal, me qëllim zbulimin e “spiunit” brenda rradhëve të saj.

Dokumenti flet për një praktikë ligjore ndaj Ibrahim Licit të Shkodrës, e cila është nisur në 21 Tetor 2022 nga prokuroria qëndrore në Tiranë, në drejtim të prokurorisë së Shkodrës.

Shkresa përmes së cilës kërkohet nga pala e Drejtësisë Turke, informacion dhe materiale hetimore në ngarkim të Ibrahim Licit, ka mbëritur në Shkodër, ditën e hënë në 24 prill, 2022. Po në këtë ditë, shkresa është sigluar në kryesekretarinë e prokurorisë Shkodër, me numrin hyrës të institucion Nr. 657/2.

Por në rrethana të paqarta, ky dokument i sigluar “Tepër Urgjent”, është fotografuar dhe nxjerrë me shumë urgjencë nga muret e brendshme të prokurorisë, duke ja dërguar përmes aplikacioneve telefonike, palëve të paautorizura, për tu njohur me përmbajtjen e kësaj shkrese.

Për këtë fakt prej dy ditësh në Shkodër është nisur një hetim administrative-Penal, me qëllim zbulimin e personit që ka nxjerrë me shumë urgjencë dokumentin e Zyrës së Marëdhënieve me Jashtë. Sekretare dhe punonjës, të tjerë të kësaj prokurorie janë duke u hetuar dhe për këtë gjë prokuroria është duke verifikuar kamerat e brendshme të institucionit.

/s.f

Next Post
Inceneratorët/ Tabaku prezanton raportin final të PD: U identifikua abuzimi me buxhetin e shtetit

Tabaku: Për 30 vite kjo s'ka ndodhur kurrë, as në kohën e Jozefina Topallit apo Gramoz Ruçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

Gogu në Komisionin e Ligjeve: Avokati i pavarur nuk është privilegj i profesionit, është garanci për qytetarin

October 6, 2026
Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

Kontrata e Shërbimit Publik/ Karakaçi: Elektrifikimi Tiranë-Durrës-Rinas përfundon në 2027

October 6, 2026
Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

Kinë, të ardhurat e kinemave gjatë Festës Kombëtare 2026 i kalojnë 900 milionë juanët

October 6, 2026
Aksident i rëndë në Tiranë! Makina përplaset me motorin, humb jetën 21-vjeçari

Tragjike në Tiranë, humb jetën në spital një 12-vjeçar, dyshohet për…

October 6, 2026
Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

Ish-prokurori fiton në Strasburg: Shkarkimi nga vettingu joproporcional, Shqipëria duhet t’i paguajë…

October 6, 2026
Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

Vjedhje me dhunë dhe grabitje automjetesh në Tiranë dhe Rinas, arrestohen 4 persona

October 6, 2026
Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Kur protesta kërkon imunitet nga humori

October 6, 2026
Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

Marrëveshjet me Gjermaninë, Balla: Investimet në konvikte, mbështetje konkrete për studentët

October 6, 2026
Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

Zbuloi “grimcat fantazmë” të universit, Francis Halzen shpallet fitues i Nobelit në Fizikë

October 6, 2026
E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

E zunë poshtë materialet e rënda teksa po punonte, humb jetën pronari i një objekti në Vlorë

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com