• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I zhveshur në shtrat dhe këndonte rep në videot e Tik Tok-ut, letër ankese për gjykatësin

by A R
06/07/2023 21:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatës i Nju Xhersit ka përdorur një pseudonim për të postuar video në Tik Tok ku lëviz buzët ndërsa në sfond dëgjohen këngë rep ose pop, me tekste kontroversiale.

Gary Wilcox, i cili shërben në Gjykatën Supreme, në disa video shfaqet në gjykatë dhe mban veshur pelerinën,  shkruhet në ankesën e Komitetit i Këshillimit të Sjelljes Gjyqësore.

58-vjeçari postoi 40 video nën pseudonimin “Sal Tortorella” dhe shumë prej tyre i referoheshin dhunës, seksit, mizogjinisë dhe në njërën prej tyre “gjykatësi ishte pjesërisht i veshur dhe i shtrirë në shtrat”, shkruan ankesa.

Aty përshkruhet gjithashtu se gjykatësi i veshur me një bluzë me personazhet Beavis dhe Butt-Head, ecte nëpër gjykatë i shoqëruar nga kënga “Get Down” e reperit Nas.

Kënga ka tekst të papërshtatshëm, i referohet bandave dhe drogës si dhe një doktori që vrau një anëtar bandash.

Veç kësaj, ankesa përmend edhe një video ku Wilcox këndonte një këngë që flet për derdhjen e konjakut në një kostum 200 Dollarësh. Sipas letrës, postimet cenojnë besimin e publikut në sistemin gjyqësor si dhe shkel rregullat juridike.

Avokati i Wilcox është shprehur se po përgatitet një përgjigje kundër ankesës. “Nuk mendoj se në fund të ditës dikush donte të bënte dëm”, thotë ai.

Videot janë postuar gjatë periudhës 11 Prill 2021 deri më 4 Mars 2022. Wilcox ka 20 ditë në dispozicion për të dërguar një përgjigje formale, edhe pse afati mund të zgjatet.

Më pas, Komiteti i Këshillimit do të caktojë një seancë dëgjimore. Pasojat për gjykatësin janë disiplinë individuale ose publike si paralajmërim, censurë, pezullim e deri në largim nga detyra.

/a.r

Next Post
“Rama po merr rolin e zjarrfikësit në Ballkan”, Ahmeti: Raporti me Kurtin, dashuri-urrejtje

“Rama po merr rolin e zjarrfikësit në Ballkan”, Ahmeti: Raporti me Kurtin, dashuri-urrejtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com