• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Rama po merr rolin e zjarrfikësit në Ballkan”, Ahmeti: Raporti me Kurtin, dashuri-urrejtje

by A R
06/07/2023 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti komentoi në emisionin “Debat” në A2CNN, marrëdhënien e komplikuar midis kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, në kuadër të turit ballkanik të shefit të qeverisë shqiptare.

Si një ish-anëtar i Vetëvendosjes, Ahmeti nënvizoi se e njeh mirë këtë marrëdhënie. Ai tha se raporti Rama-Kurti ka pasur ulje e ngritje, por gjithmonë është ruajtur prej respektit dhe frikës që kanë dy protagonistët nga njëri-tjetri.

“Këtë relacionin Rama-Kurti e kam përcjell gati 10 vite. Është i çuditshëm. Me batuta, herë më takime të mira, herë të këqija. Dashuri, urrejtje disi që vjen nga respekti dhe frika në të njëjtën kohë. Është e dyanshme, përderisa Rama e ka atë që do ti nënshtrojë të gjithë në diskutime. Këto ndonjëherë dalin edhe nga kornizat e diskutimeve të tyre jopublike. Kësaj here Rama po e ndjen veten më komfort ndaj fillon me këto deklaratat jo kanunin, jo e luta. Por ne duhet të largohemi nga këto batuta ditore. Këto akuza se Rama e Kurti po e bëjnë për protagonizmin është si ti thuash një politikani pse merr frymë”, tha ai.

Më tej, Ahmeti tregoi se aktualisht është Edi Rama ai që flet nga pozita më të rehatshme se Kurti, pasi ka dalë nga korniza e politikanit lokal dhe po shihet si një përfaqësues i NATO-s në Ballkan.

Sipas tij është mëkat që dy kryeministrat po merren me grindjet personale dhe fokusojnë debatin në Kosovë e Shqipëri në raportin e tyre të tensionuar, në një kohë kur energjitë e të dyve duhen kanalizuar së bashku në drejtim të zgjidhjes së problemit me 4 komunat në Veri.

“Rama e sheh veten përmbi politikën shqiptare, gati si përfaqësues i NATO-s për Ballkanin. E sheh veten si pjesë e aleancës në tavolinën e parë. Situata është e jashtëzakonshme dhe Rama po mundohet që edhe para bashkisë ndërkombëtare ta paraqesë veten që e kemi një problem në oborrin tonë. Unë e kam hapësirë më shumë të flasë me Kosovën se janë shqiptarë. E kam miqësinë edhe me Vuçiçi-n dhe po mundohem të jem pothuajse si një zjarrfikës në Ballkan. Kurti nuk është modusin e bashkëpunimit. Kërkon ndihmën e opozitës, në anën tjetër bën video ku i quan hajna dhe të korruptuar pavarësisht se janë kryetarë të rinj si LDK si PDK. Kjo mendoj se shkakton probleme të jashtëzakonshme në politikën e jashtme. Në vend ti përgjigjemi qoftë si Shqipëri qoftë si Kosovë, qoftë bashkë të gjitha aty çka po na ndodhin, ne merremi me këto problemet tona fajësojmë njëri-tjetrin dhe koha po ecën”, theksoi Ahmeti.

/a.r

Next Post
“Ore, Shkëlzeni bën biznes në…”/ Baze tregon pse u “prish” me Berishën: E kishte problem po t’i tregoje se fëmijët e tij vjedhin!

“Ore, Shkëlzeni bën biznes në...”/ Baze tregon pse u “prish” me Berishën: E kishte problem po t'i tregoje se fëmijët e tij vjedhin!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com