• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një dasmë pa dhëndër

by Mero Baze
21/11/2026 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Asambleja e sotme e socialistëve në Tiranë mobilizoi gjithë strukturën politike të saj për të ngritur një skemë organizimi me disa nivele për të përballuar fushatën elektorale të 9 majit. Fjalimi i Edi Ramës e bënte të qartë që Tirana duhej fituar me çdo kusht, duke pranuar gabime dhe faje që janë bërë dhe që duhen adresuar për t’u korrigjuar.

Nëntëmbëdhjetë deputetë u angazhuan në çdo njësi elektorale të Tiranës, ndërsa nivelet e tjera politike do të ndjekin në rrugë kapilare gjithë fushatën.

E zëmë për një moment që fushata është perfekte nga ana logjistike dhe gjithçka mund të arrihet deri te fitorja.

Problemi është se për çfarë u duhet Tirana socialistëve?

Nëse u duhet të ruajnë pushtetin e tyre në Tiranë, dhe mund ta bëjnë. Por kjo nuk është një fitore politike, por një fitore e pushtetit socialist.

Fitore politike do të ishte me një kandidat që mëshiron një lloj entuziazmi për Tiranën dhe që njerëzit mund t’i besojnë edhe si përfaqësues i socialistëve, por edhe si zot i Tiranës. Kjo do të ishte një fitore politike e PS-së, pasi, mes të tjerash, do ta pasuronte atë si parti.

Mënyra se si është nisur beteja për Tiranën duket sikur do t’i gjejnë asaj një burrë me mblesëri, në emër të pushtetit. Nuk e përjashtoj që edhe kjo funksionon, por kjo nuk do të jetë një fitore politike e socialistëve, por një zgjatim i pushtetit në qeverisjen e tyre në Tiranë. Nga asgjëja, edhe ajo vlen, por ajo e çon trendin e tyre drejt rënies dhe jo drejt një shprese të re për Tiranën.

Do të jetë një fitore e inercisë politike dhe jo e një politike të re për Tiranën.

Zgjidhja nuk janë as 19 deputetë, as 190 pjesëtarë stafi të tyre dhe as 1900 militantë derë më derë në Tiranë. Zgjidhja është një emër.

Sa më shpejt ta gjejnë atë, sa më shumë entuziazëm të prodhojë ai dhe energji të reja të mobilizojë, aq më e shëndetshme bëhet gara.

Fuqia e pushtetit për të prodhuar një fitues në Tiranë nuk është e gabuar, por është e padobishme.

Tirana është një qendër e madhe, jo vetëm administrative, por edhe një qendër e mendimit politik, e ideve të reja në qeverisje dhe e promovimit të liderëve të së ardhmes.

Deri më sot, kushdo që ka kandiduar për Tiranën ka pasur një vend më pas në historinë e politikës.

Asambleja e sotme e Tiranës i ngjante një dasme pa dhëndër.

Prandaj, para se të nisin përgatitjet për dasmë, njerëzit duhet të dinë kush do të jetë dhëndri. Do të ishte më mirë një garë dhe debat i brendshëm i hapur se kujt i duhet besuar Tirana, sesa angazhimi për ta fituar Tiranën në emër të pushtetit.

Kjo e dyta është e rrezikshme po e humbe, pasi e humbet në emër të pushtetit, dhe aspak entuziaste po u fitua, se e fiton në emër të pushtetit. E para është rilindje e vërtetë.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Një dasmë pa dhëndër

November 21, 2026
FOTO-LAJM/ Belinda Balluku befason me një reagim në retrospektivë: Si sot, 13 vite më parë…

FOTO-LAJM/ Belinda Balluku befason me një reagim në retrospektivë: Si sot, 13 vite më parë…

November 21, 2026
Ky është një burrë kombi

Ky është një burrë kombi

November 21, 2026
Zbutet Irani? Ministri Aragchi: Ka argumente të arsyeshme për ndryshimin e doktrinës bërthamore!

Zbutet Irani? Ministri Aragchi: Ka argumente të arsyeshme për ndryshimin e doktrinës bërthamore!

November 21, 2026
“Ditë historike për sportin shqiptar!”- Kryeministri Rama përshëndet triumfin historik të skiatores Lara Colturit: Na bën krenarë të gjithëve!

“Ditë historike për sportin shqiptar!”- Kryeministri Rama përshëndet triumfin historik të skiatores Lara Colturit: Na bën krenarë të gjithëve!

November 21, 2026
Protestuesit u vënë zjarrin koshave të mbeturinave rrugëve të Tiranës, aktivistja Greta Thunberg bën “spektatoren”!

Protestuesit u vënë zjarrin koshave të mbeturinave rrugëve të Tiranës, aktivistja Greta Thunberg bën “spektatoren”!

November 21, 2026
Rrugorja e Korçës në ‘gjueti’ të shoferëve problematikë, arrestohen 5 drejtues mjetesh dhe vendosen mbi 1100 gjoba brenda një jave!

Rrugorja e Korçës në ‘gjueti’ të shoferëve problematikë, arrestohen 5 drejtues mjetesh dhe vendosen mbi 1100 gjoba brenda një jave!

November 21, 2026
Dy gabime në një ditë

Dy gabime në një ditë

November 21, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

Sulm kibernetik në Norvegji, hakerët godasin sistemin kombëtar të identifikimit

November 21, 2026
Arrestohet bosi i kokainës në Meksikë, “El Chapo Isidro” ishte ndër 10 personat më të kërkuar nga FBI-ja!

Arrestohet bosi i kokainës në Meksikë, “El Chapo Isidro” ishte ndër 10 personat më të kërkuar nga FBI-ja!

November 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In