Protesta e kësaj të shtune po vijon me marshimin e qytetarëve në rrugët kryesore të Tiranës. Protestuesit bllokuan qarkullimin në rrugën “Myslym Shyri”, duke u vënë flakën koshave të mbeturinave.
Në zonë janë vendosur forca të shumta policie, ndërsa një kordon policor është pozicionuar në kryqëzimin pranë Drejtorisë së Policisë.
Më herët, protestuesit u mblodhën para godinës së Ministrisë së Arsimit, ku u vu re edhe prania e aktivistes me famë botërore Greta Thunberg.
Kërkesa e protestuesve mbetet e pandryshuar, teksa ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.











