• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I vetëm në fletën e votimit, Berisha: Tradhtarët nuk mund të kandidojnë për kryetar të PD!

by A R
02/05/2026 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi online me ndjekësit, ka deklaruar se PD është ndër të paktat parti në Europë dhe botë që zgjedh kryetarin me votën e anëtarësisë, duke e cilësuar këtë si formën më demokratike të garës.

Ai ka theksuar se kandidatët e lidhur me kundërshtarët politikë nuk mund të marrin pjesë në garën për kryetar.

Berisha u shpreh se PD ka garën më të ndershme dhe më demokratike:

“I dashur Lekë, të garantoj se PD ka garën më të ndershme dhe formën më demokratike të garës që mund të ekzistojë. Kryetarët e partive në familjet tona simotra, vetëm një pjesë e vogël zgjidhen direkt nga anëtarësia, të tjerët i zgjedhin forumet e partisë. Por zgjedhja nga anëtarësia, padiskutim që është forma më eprore e demokracisë dhe më demokratike.”

Ai akuzoi kandidatët e përjashtuar nga gara si tradhtarë të PD-së.

“A mund të imagjinosh ti që në garën e PD-së të marrin pjesë kandidatë të Edi Ramës? Konkretisht me emra mund t’i marr. Apo kandidatë të cilët në fushatë elektorale punuan haptas kundër PD-së, apo kandidatë që në fushatë elektorale ndërruan parti dhe kaluan në parti tjetër. Këta në çdo parti politike në botë përjashtohen, për tradhtinë që i kanë bërë partisë së tyre në moment beteje.”

Berisha shtoi se PD është parti e hapur, por nuk mund të merret nga Edi Rama:

“PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush. U përpoqën për ta marrë. Unë i them portalit se këtë parti, Edi Rama nuk mund ta marrë kush me kandidatura të shtira.”

Ai akuzoi ish-deputetin Ervin Salianji për tradhti ndaj PD-së,  duke theksuar se, “ Ervin Salianji, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj përsëri, u shpall i burgosur politik sepse ishte për kohën që qëndroi në burg, por në burg e shiti veten. Në burg, ai u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri. Sapo doli, ai ishte në shoqërinë e vazhdueshme të Ergys Agasit.”

Berisha theksoi se PD nuk do të lejojë kandidatë që kanë bashkëpunuar me kundërshtarët:

“Ata që kanë mbajtur qëndrim, ata që përfaqësojnë pushtetin, lidhjet me pushtetin, ata të cilët kanë qenë kundër PD në fushatë elektorale, ata nuk kanë dhe nuk do kenë vend ndonjëherë në PD. Gara për kryetar të PD, kudo në botë, ka kritere dhe në Shqipëri ka kritere.”

Mw tej Berisha, ka bërë të ditur se Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka miratuar me unanimitet rezolutën e 8-të për Shqipërinë.

Ai theksoi se vendi ynë ishte në krye të axhendës së diskutimeve, duke reflektuar shqetësimet e PD mbi gjendjen e demokracisë, proceset zgjedhore, funksionimin e shtetit të së drejtës dhe ecurinë e integrimit europian.

Berisha u ndal te rëndësia e rezolutës, duke theksuar se ajo pasqyron denoncimet e opozitës.

“Rezoluta e miratuar nga IDU është një dokument i fuqishëm, i cili reflekton denoncimet e Partisë Demokratike mbi zhvillimet demokratike në Shqipëri, mbi proceset zgjedhore, mbi funksionimin e shtetit të së drejtës dhe mbi ecurinë e procesit të integrimit europian. Shqipëria ishte në krye të axhendës dhe kjo tregon se shqetësimet tona janë të vlerësuara nga partnerët ndërkombëtarë.”

Ai theksoi se dokumenti i referohet vlerësimeve të institucioneve ndërkombëtare, duke e klasifikuar Shqipërinë si “autokraci elektorale”.

“Sipas rezolutës, Shqipëria është cilësuar si një autokraci elektorale. Ky është një vlerësim i rëndë, por real, që pasqyron përkeqësimin e perceptimit për korrupsionin dhe mungesën e llogaridhënies në nivelet e larta të qeverisjes.”

Next Post
7 arsye pse Berishës i duhej dënimi i Salianjit

“U shit në burg”, Berisha akuza të forta për Salianjin: Ha dreka e darka me kriminelë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In