• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

“U shit në burg”, Berisha akuza të forta për Salianjin: Ha dreka e darka me kriminelë

by A R
02/05/2026 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i PD-së Sali Berisha zhvilloi sot në 2 maj një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale.

Fjalën e tij, Berisha e nisi me faktin se ishte në forumin e IDU-së në Kroaci. Ai foli dhe për rezolutën për Shqipërinë, që u firmos në Forum.

“Ne informuam për regjimin e krijuar në Shqipëri. Edhe ndërkobëtarët janë duke u ndërgjegjësuar se në vendin tonë është një regjim i rrezikshëm, që është problem jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por edhe për rajonin dhe Europën. Mund t’ju them se punimet e IDU-së u çelën me rezolutën për Shqipërinë. Ishte Shqipëria, sepse është vendi i farsës elektorale, është vendi i karteleve të drogës, shteti ku mbrohet korrupsioni qeveritar nga kryeministri. Ishte Shqipëria, sepse është vendi me të burgosur politik dhe persekutime politike. Rama njësoj si Enver Hoxha dhe babai i tij, sjell kundërshtarin e tij politik në kafaz qelqi në gjykatë, njësoj siç bënte Enveri 45 vite më parë”, tha Berisha.

Solli detaje nga rezoluta për Shqipërinë, e miratuar nga IDU.

“Rezoluta mbështet qeverinë teknike, për organizimin e zgjedhjeve. Pra, mbështet qeveri pa Edi Ramën. Mbështet zgjedhje të lira e të ndershme. Po ashtu ngrihet shqetësimi se në vend ka shumë çështje penale me motive politike. Rezoluta dënon drejtësinë selektive, sidomos çështjet që lidhen me Sali Berishën, Ilir Metën, Fatmir Mediun. IDU dënon reformën territoriale, që kërkon kontroll politik. IDU kërkon që të mbrohet rruga euro-atlantike e Shqipërisë”, deklaroi Berisha.

U pyet dhe për garën në PD, ku Berisha garon i vetëm.  Thumboi dhe Salianjin, duke thënë se hante dreka e darka me kriminelë.

“Mos bini pre e propagandës të atyre, që prej 2009 nuk bëjnë zgjedhje në parti. Partia Demokratike e zgjedh kryetarin direkt me votën e anëtarësisë. Në garë në këtë parti pranohen të gjithë demokratët, që plotësojnë kriteret në rregullore, për të marrë pjesë në këtë garë. Në garën e PD-së nuk mund të marrin pjesë kandidatët e Ramës. Kandidatë, që punuan në fushatë me parti tjetër, këta në çdo parti politike në botë, përjashtohen për tradhtinë që kanë bërë ndaj partisë së tyre në fushë-betejë. Çdo njeri që plotëson kriteret nuk është refuzuar. Nuk mund të kandidojë ai që shtronte dreka e darka me kriminelë, kur ne e bëmë hero”, u shpreh ai.

Salianji ishte një hero, nuk mund të them. Por se në burg ai e shiti veten. Hante dreka e darka me kriminelë të lidhur me Partinë Socialiste. Kurse zonjën Sela nuk e njoh, është hera e parë që ia dëgjoj emrin, por gara brenda partisë ka kritere“, u shpreh Berisha.

E akuzoi po ashtu Salianjin se ka lidhje me socialistët.

“Salianji i shërben Ramës. PD është ndarë në mënyrë përfundimtare me Edi Ramën dhe rrethin e tij kriminal. Dhe pikërisht me rrethin kriminal të Ramës, ka lidhje Salianji. Madje, Salianji shfaqet në TV shumë shpesh duke qenë në shërbim të vazhdueshëm të qeverisë”, deklaroi ai.

Tha se Rama e ndërtoi shtëpinë, në kohën që thoshte se jeton me qira.

“Rama thoshte se jetonte me qira ose kishte pasuri modeste. Por se ndërkohë, vetëm pigmenti i bojës së shtëpisë së Edi Ramës kushton 100 mijë euro. Lërë pastaj të tjerat që janë shpenzime të panumërta. Sapo një prokurore nisi hetim për pasurinë e Edi Ramës, ajo u shkarkua menjëherë. Pasuritë e Ramës nuk kanë të sosur”, deklaroi Berisha.

Iu përgjigj dhe pyetjes se çfarë do të ndodhë në protestën e radhës të opozitës.

“Ne tashmë kemi fituar edhe simpatinë e ndërkombëtarëve. Duhet të vazhdojmë e të vazhdojmë të qëndrojmë, derisa ta rrëzojmë këtë qeveri kriminale. Asgjë nuk e mposht Partinë Demokratike. PD udhëheq shqiptarët dhe do ta rrëzojë regjimin e Ramës”, u shpreh Berisha.

Në fund foli dhe për disa pamje të publikuara nga burgu, ku kriminelë të njohur festojnë në qeli. Sipas Berishës, kjo vjen, sepse burgjet administrohen nga krimi.

“Kjo dihet, burgjet administrohen nga krimi. Kjo, sepse Ulsiu merr paratë për të vendosur dikë apo dikë tjetër si drejtor në burg”, përfundoi Berisha.

Në fund, Berisha tha se Rama duhet të ishte në burg dhe se meriton fatin e Maduros. “Rama duhet të ishte në burg. Ai meriton fatin e Maduros dhe këtë fat do ia rezervojmë ne. Vetëm ne mund ta rrëzojmë atë, pasi nuk ka drejtësi që mund ta thërrasë atë”, u shpreh kryedemokrati.

Next Post
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Comments 1

  1. Bruno says:
    6 months ago

    Ne vendin tone,ska me barbare se ty,ti rrene,mashtron je komuniste,spiun,te gjitha te zezat i ke,je i pa burre,ti je ortaku 34 vjecare,i k/hajdutit te Shqiperise.Sja vlen te humbesh kohe me ty me shum se kaqe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In