• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I sigurtë, mbetet vetëm qëndrimi në opozitë

by Artur Ajazi
05/03/2021 14:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Për kryetarin, apo dhe vetë Partinë Demokratike, një gjë mbetet e sigurtë si “drita e diellit”. Ai (qoftë ose jo kryetari i saj) edhe partia e tij, pas 25 Prillit do të mbeten gjatë në opozitë. Ndoshta e pasigurtë mbetet fakti, nëse Lulzimi do të vazhdojë të mbetet kryetar.Por kjo është gjë tjetër. Edhe pse gridat dhe joridat e Partisë Demokratike, shprehen teje të sigurta tek dalin të pispillosura se “këtë herë ne fitojmë pushtetin”, një gjë nuk kanë konstatuar.

Partia Demokratike po hyn në këto zgjedhje me gjysëmparti, me gjysëmanëtarësi, me gjysëmmbështetje, dhe me gjysëmprogram elektoral. Gjithçka deklarojnë i paraprin të nesërmes,  vazhdimit të qëndrimit në opozitë. Këtë e shohim qartë në gjysëmzërin e Lulzimit, në daljet e ftohta të tij para medias, përballë një suferine që vjen e rritet nga Edi Rama dhe ekipi i tij, madje qysh orët e para të mëngjesit.

Kryeministrin do ta gjesh në  07.15  në Thumanë, në 08.15 në Laç apo  Lezhë, në 09.15 në Durrës, në 11.30 në Fier, në 14.30 në Vlorë, pastaj në Sarandë. Dhe kështu rinis edhe dita tjetër, duke i rënë kryqetërthorë vendit, qyteteve, fshatrave, lagjeve, duke mbyllur një ndërtim këtu, një inagurim atje, duke folur me gazetarët apo duke organizuar konferenca të përbashkëta me strukturat e ekzekutivit në terren. “Nuk ka gjumë, por punë”. Dhe kush më mirë se Edi Rama, ja di vlerën kësaj fjalie motivuese, dhe kush më mirë se si shfrytëzon minutin, orën dhe ditët e javës, për të mbajtur një premtim, një angazhim, një fjalë Burri. Por si mund të pretendosh ti dalësh ballazi një Uragani, kur të mungon kurajo, guximi, motivimi, argumenti, dhe më kryesorja, kur je me “pizhama” dhe nuk të ka dalë akoma gjumi. Pushteti të konsumon, por edhe të intrigon, të impulson, të nxit të ecësh përpara, të shkund nga harresa, dhe të bën ti shikosh gjërat ndryshe.

Kjo ndodh, kur ti e ndjen se jeton, e ndjen se fjalën dhe veprën tënde, e presin mijëra e mijëra njerëz që të kanë  votuar, dhe kanë varur shpresën tek ti. I sigurtë je dhe mbetesh i tillë, kur ke arritur diçka, kur ke ngritur dhe ndërtuar diçka, dhe kur je i bindur se për ty flasin veprat dhe jo fjalët. Këtë ka arritur falë punës, Edi Rama, këtë ka arritur ai përmes një stradegjie të detajuar qeverisëse, e cila të shpie në suksese të grantuara. Nuk mund të luash kumar me fatet e vendit, apo dhe fatet e atyre që të kanë besuar. Si askush tjetër në këto 30 vjet, Edi Rama kishte dhe ka akoma, barrën e rëndë të dy krizave më të rënda që pllakosën mbi vendin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ata që duhej të ishin në krah të tij  (opozita)  në ditë të tilla, e braktisën, e urryen, e sulmuan, e akuzuan. Por Edi Rama nuk u braktis nga ndërkombëtarët.

Kjo për faktin sepse ata e njohin, dhe shohin tek ai njeriun  ideator dhe vizionar, me të cilin ja vlen, dhe duhet të bashkëpunosh. Sot më shumë se kurrë, opozita e arrnuar, duhet tu thotë shqiptarëve, pse e braktisi Parlamentin, zgjedhjet, pse e braktisi  fushbetejën e tërmetit, pandemisë, pse ngjalli panikun dhe lutej për viktima, pse nuk afrohej të ndihmonte por vetëm demoralizonte dhe akuzonte. “Thesi është mbushur, kupa është derdhur” thotë popullit. Kështu ka ndodhur me ata që kërkojnë pushtetin sot, kështu do të ndodhë sërish edhe në 25 Prill. Gjithçka do të shkojë në vendin e vet. Edi Rama  do të vzhdojë  të qeverisë, kurse Lulzimi duhet të kacafytet me Ilirin, për “ca llogari të vjetra”……

Next Post
Pas dorëheqjes së Topit, FRD zgjedh kryetarin e ri

Pas dorëheqjes së Topit, FRD zgjedh kryetarin e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In