• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I rëndohet shëndeti, kreu i opozitës ruse humb ndjesitë në këmbë dhe duar

by
08/04/2021 11:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikani i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny po përballet me dy herni diskale në shpinë dhe ka nisur të humbë ndjenjat në këmbë dhe duar, ka thënë një prej avokatëve të tij, pas vizitës që i ka bërë në burg. Olga Mikhailova i ka thënë kanalit televiziv Dozhd se Navalny ka refuzuar dy ilaçe që i kanë përshkruar autoritetet e burgut, pasi ato nuk janë përdorur në mjekësi tash e 30 vjet.

Navalny, 44-vjeçar, është ankuar për dhimbje të mëdha të shpinës dhe mpirje të këmbës për gati tri javë, kanë thënë ndihmësit e tij. Pas përfundimit të një rezonance magnetike më 24 mars, autoritetet e burgut i kanë thënë agjencisë së lajmeve Interfax se gjendja e tij është “stabile, e kënaqshme”.
Navalny ua ka dhënë avokatëve të tij rezultatet e kontrollit dhe Mikhailova ka thënë se rezultatet tregojnë se ai ka herni diskale. Ajo ka shtuar se temperatura e lartë e Navalnyt ka rënë, prej kur ai është bartur në një dhomë të të burgosurve të sëmurë më 5 prill

Megjithatë, sipas saj, Navalny ka ende kollë. Testi fillestar për koronavirus ka dalë negativ, derisa Mikhailova ka thënë se është në pritje të testit të dytë. Sipas avokates, gjendja e Navalnyt mund të jetë përkeqësuar si pasojë e kujdesit të dobët shëndetësor që i është ofruar atij në burg.
Ajo ka thënë se beson që autoritetet e burgut janë të frikësuara se vizita e ndonjë specialisti mund të shpërfaqë “trajtimin e tyre të tmerrshëm, që ka çuar në përkeqësim të gjendjes shëndetësore të Navalnyt”.

Mikhailova dhe Vadim Kobzev, një tjetër anëtar i ekipit ligjor të Navalnyt, kanë konfirmuar se Navalny vazhdon të jetë në dhomën mjekësore të burgut. “Aleksei ec vetë. Ndjen dhimbje teksa ecën. Një faktor shqetësues është se sëmundja po përparon sa i përket humbjes së ndjesisë në këmbë dhe duar”, ka shkruar ai në Twitter. Navalny ka nisur grevë urie javën e kaluar, çka ka rritur edhe më shumë shqetësimet për shëndetin e tij. Ai është duke humbur 1 kilogram në ditë, ka thënë Kobzev./ b.h

Next Post
Greva, ja sa vite burg rrezikojnë punonjësit që bllokuan punën

Greva, ja sa vite burg rrezikojnë punonjësit që bllokuan punën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

Nahaylo ngre alarmin: Ja si Rusia synon të zgjerojë ndikimin e saj në Ballkan

July 27, 2026
Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

Rumania dëbon ambasadorin rus, Bukureshti e shpall “person të padëshiruar” pas rrëzimit të dronëve

July 27, 2026
BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

BE gati të ndryshojë rregullat e lojës, në shqyrtim plani për të kufizuar veton pas përplasjeve për sanksionet ndaj Rusisë

July 27, 2026
“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

“Mos bëj cubin me administratën”, Manjani kritikon Shehajn: Dokumentet u grabitën me dhunë

July 27, 2026
Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

Shënim/ Heshtja cinike e grave të opozitës për aktin e rëndë të Agron Shehajt ndaj një gruaje

July 27, 2026
SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

SHBA-Iran, tensionet mbeten të larta! Teherani mbyll derën e bisedimeve, Hormuzi vijon i bllokuar

July 27, 2026
“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

“Shkelje e Kushtetutës dhe arrogancë”, analisti kritikon miratimin e huasë me SHBA-në

July 27, 2026
Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

Gazetari për marrëveshjen me SHBA-në: Opozita po bën teatër, por mazhoranca duhej t’i jepte edhe një javë kohë

July 27, 2026
Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

Terrori në Paris! Sulmoi me thika tre gra në rrugë, 31-vjeçari: Më urdhëroi Allahu ta bëj!

July 27, 2026
“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

“Nuk publikohen shifrat”, alarm në Uashington për stokun e raketave amerikane në përballjen me Iranin

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In