• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

I quajti deputetët e PE-së ‘idiotë’/ Komisionieri i Zgjerimit, Varhelyi: Ishte keqkuptim

by Java News
15/02/2023 14:49
Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka shprehur keqardhje për komentet e tij, një ditë pasi u dëgjua në sallën e Parlamentit Evropian (PE) teksa i quajti disa eurodeputetë “idiotë”.

Gjatë debatit për zgjerimin, që u mbajt më 14 shkurt në PE, derisa mikrofoni i tij ishte ende i ndezur, Varhelyi iu drejtua shefit të kabinetit të tij në gjuhën e tij amtare hungareze me pyetjen: “edhe sa idiotë kanë mbetur?”. Kjo pyetje i referohej numrit të përfaqësuesve që do t’i bënin pyetje lidhur me ndikmin e Rusisë në Ballkan.

“Unë sinqerisht shpreh keqardhje për keqkuptimin rreth një komenti që kam bërë gjatë debatit në seancë plenare të Parlamentit Evropian. Ky ka qënë një diskutim privat në hungarisht mes meje dhe shefit të kabinetit tim për një çështje krejt tjetër. Kjo është nxjerrë jashtë kontekstit dhe unë kërkoj falje për çfarëdo keqkuptimi”, ka thënë Varhelyi.

Deputeti nga Hungaria në parlamentin Evropian, Sandor Ronal ka shkruar menjëherë në rrjetet sociale se komisioneri ka fyer deputetët dhe tërë Parlamentin Evropian dhe se ai duhet të japë dorëheqje.

Deputeti nga Kroacia, Tomislav Sokol, i cili ka bërë pyetjen pas së cilës Varhelyi ka bërë këto komente, tha se ai pret “së paku kërkim falje publike ndaj tij dhe Parlamentit Evropian”. Sipas Sokol, edhe më e rëndësishme se kërkimfalja është që “komisioneri Varhelyi të jetë i paanshëm në raportet me Serbinë dhe presidentin Vuçiq”.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, i pyetur nga gazetarët se çfarë ka ndërmarrë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen pas këtij incidenti, tha se “ajo pret nga të gjithë anëtarët e Komisionit Evropian që të tregojnë respekt ndaj të gjitha institucioneve të BE-së dhe të evitojnë sjelljet të cilat mund të shihen si mungesë respekti”.

Për një kohë të gjatë, Parlamenti Evropian e ka në shënjestër komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi Varhelyi, të cilin e ka kritikuar me dyshime se është “tepër i afërt” me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me liderin e serbëve në Bosnjë e Hercegovinë, Milorad Dodik.

Madje, përmes një Resolute, Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Komisioni që të kryejë hetime të brendshme për sjelljen e tij. Anëtarë të PE-së dyshojnë se Varhelyi ka ndërhyrë për të anashkaluar shkeljen e vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit në disa vende që aspirojnë anëtarësimin në BE, sidmos Serbinë.

“Parlamenti Evropian mbetet thellësisht i shqetësuar për raportet se komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim me qëllim bën përpjeklje që të anashkalohet dhe ulet rëndësia qëndrore e reformave demokratike dhe sundimi i ligjit në vendet që janë në proces të anëtërësimit“, thuhet në atë tekst.
Por Komisioni Evropian është shprehur se “nuk sheh arsye për masa të tilla”./REL

 

Next Post
Dash Shehi: Me protesta të tilla po i bëjmë nder Ramës. Nëse vazhdon kjo punë…

Dash Shehi: Me protesta të tilla po i bëjmë nder Ramës. Nëse vazhdon kjo punë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

Tre orë protestë, bllokohet aksi rrugor Kakavijë-Janinë

December 19, 2025
Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

December 19, 2025
Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

December 19, 2025
Ibrahimaj: Nga janari 2026 paga minimale arrin në 500 euro, biznesi nuk do të ketë kosto shtesë

Ibrahimaj: Nga janari rritet në 500 mijë lekë paga minimale, përfitojnë mbi 307 mijë punonjës

December 19, 2025
PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

PS–PD dakord për shtyrjen e mbledhjes për Ballukun, SPAK: “USB-në sekrete” mund ta marrin anëtarët e ‘Mandateve’

December 19, 2025
VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

VIDEO / Peshku ‘luan’ bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës: Helmi i tij, i rrezikshëm për njerëzit

December 19, 2025
EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

EMRI+FOTO/ Goditet banda e drogës në Greqi, mes tyre edhe një këngëtar nga Tepelena

December 19, 2025
I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

December 19, 2025
Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

December 19, 2025
Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In