• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

by A R
19/12/2025 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej orës 10:30 në Kryesinë e Kuvendit po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për autorizim për arrestimin e numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku. Për dy orë me radhë palët diskutuan aspektin procedural se si do zhvillohej mbledhja. PD kërkoi që mbledhja të jetë e hapur për publikun, por PS kundërshtoi me argumentin se duhet ruajtur sekreti hetimor. Edhe vetë SPAK ka kërkuar mbledhje me dyer të mbyllura, kërkesë e artikuluar edhe në mbledhjen e sotme.

Pas 2 orësh diskutime u vendos që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe prokurorët e SPAK po lexuan kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut. Zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk është paraqitur në mbledhje, por ka dërguar avokatin Ardian Kalija. Ky i fundit ka kërkuar që të njihet me provat e SPAK dhe t’i vendoset në dispozicion USB-ja. Edhe Partia Demokratike ka kërkuar që USB-në me prova ta marrin me vete për ta shqyrtuar, por PS kërkon që dokumentacioni të mos dalë nga mbledhja, por të hapet dhe të shqyrtohen brenda në mbledhje. USB-ja është kyçur në kasafortën e protokollit me argumentin se materialet janë sekret hetimor.

Në kohën kur po zhvillohej mbledhja, Balluku shkoi në kryeministri për mbledhjen e qeverisë. Ndërkohë, SPAK përfaqësohet nga prokurori i çështjes Dritan Prençi, kreu i ri i SPAK Klodian Braho dhe prokurorja Dorina Bejko.

Ndërkohë, në relacionin e dorëzuar në Kuvend për heqjen e imunitetit të Ballukut, SPAK rendit edhe arsyet se përse kërkon arrestimin e saj. Balluku dyshohet se ka manipuluar 12 tenderë me vlerë 1.2 mld euro, u ka bërë presion dëshmitarëve dhe rrezikon të bëjë krime më të rënda për shkak të personalitetit, renditet në relacionin e SPAK.

Në të shkuarën, Këshillit i janë dashur të paktën 2 mbledhje për të shqyrtuar kërkesën. Rregullorja e Kuvendit nuk ka afat se kur duhet ta mbyllë shqyrtimin. Nga mbledhja e fundit e Këshillit, janë maksimumi 2 javë kohë për hartimin e raportit, i cili duhet të votohet në seancën më të parë.

Ligji ka vetëm një parashikim 3 mujor, brenda të cilit, nëse nuk merret një vendim, kërkesa e prokurorisë rrëzohet.

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit të Ballukut, ndërkohë nuk mori në shqyrtim ankesën për pezullimin nga detyra, për t’i dhënë kohë Kushtetueses për tu shprehur për ankimin e kryeministrit Rama. Gjykata Kushtetuese e ktheu Ballukun në detyrë, deri më shqyrtimin e ankimit të qeverisë, që kërkon zgjidhjen e kompetencave me GJKKO-në.

Balluku është e pandehur për shkeljet me tenderin 190 mln euro të Tunelit të Llogarasë, nën hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe 450 milionë euroshe. Ajo dyshohet se ka përcaktuar fituesit edhe të 3 tenderave të tjerë. Bëhet fjalë për koncesionin e ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar më shumë se 245 mln euro nga kompania Gener 2 e Bashkim Ulajt, tenderin e rrugës Porto Romano-Durrës 12 mln euro dhe mirëmbajtja e akseve të veriut me vlerë 440 mijë euro.

Next Post
I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

I hoqi armën atentatorit në Australi, heroi merr 1,65 milionë dollarë në GoFundMe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

Aksident pranë “Vilës së Zogut” në Durrës, makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

August 21, 2026
Bie vala e gripit në vend, përmirësohet situata me rreth 3.400 raste më pak

BE “hap thesarin” për Shqipërinë, do të akordojë mbi 213 mln euro të tjera në dhjetor

August 21, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

August 21, 2026
Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i SHBA, ndiqni ceremoninë e inaugurimit “LIVE”

Pse po bien kambanat e alarmit në ekonominë amerikane?

August 21, 2026
Rama ndan videon: Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës

Rama ndan videon: Muzeu Kombëtar i Lundrimit po merr formë në hyrje të Shkodrës

August 21, 2026
Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

Vrasja e turistit portugez, 13 persona dalin sot para Gjykatës së Sarandës! Policia blindon tre qytete…

August 21, 2026
Shkurt 1994: Kur deputeti Moikom Zeqo u arrestua nga UDB serbe, dhuna dhe heshtja e institucioneve shqiptare

Shkurt 1994: Kur deputeti Moikom Zeqo u arrestua nga UDB serbe, dhuna dhe heshtja e institucioneve shqiptare

August 21, 2026
147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji, rriten divorcet në Kosovë

147 çifte i dhanë fund martesës brenda një muaji, rriten divorcet në Kosovë

August 21, 2026
Rrëzohet aeroplani çarter në Alaskë, humbin jetën 8 persona

Rrëzohet aeroplani çarter në Alaskë, humbin jetën 8 persona

August 21, 2026
Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë

Zjarri në Dukat ende aktiv, angazhohen në zonë dy avionë dhe 40 trupa të ushtrisë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com