• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, Rama: Shkelësit identifikohen në kohë reale

by A R
19/12/2025 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot më datë 19 dhjetor 2025, u nënshkrua marrëveshja, për aktivitetin “Smart City Albania”.

Kështu, do të nisë zbatimi i projektit për instalimin e një sistemi sigurie, përmes kamerave inteligjente, i cili do ta rendisë Shqipërinë në nivelin më të lartë të teknologjisë edhe në këtë drejtim, duke sjellë standarde të larta monitorimi të rrugëve të qyteteve, shkollave dhe mjediseve të tjera publike.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij deklaroi se sistemi do të mbulojë 20 qytetet më të mëdha të vendit, duke sjellë siguri në rrugët e vendit. Ai tha se askush nuk mund të bëjë më keq në rrugët e Shqipërisë.

“Përpara pak kohësh isha në Jordani, një vend me numër të lartë refugjatësh, një vend jo me pasuri të krahasueshme me vendet e tjera rreth e rrotull dhe njëri nga tre vendet më të sigurta në botë. Dhe kur fola me disa prej përfaqësuesve të lartë të vendit në lidhje me sigurinë, fjala e përbashkët ishte Smart City me teknologji nga Abu Dhabi. Ky nuk është projekt kamerash, as projekt mbikëqyrjeje me kamera dhe mbikëqyrjeje e trupave të policisë përmes leximit të kamerës, kur del nevoja. Ky është projekt, që në sekondën kur vihet në jetë, rrit kapacitetin policor në kohë reale. Projekti i jep Policisë së Shtetit një sy magjik, për të parë në kohë reale gjithë territorin e interesit. Është projekt që ndihmon për të pasur një kryeinspektor të territorit, që i ka sytë gjithandej. Shkelësi do të identifikohet në kohë reale. Nëse një shofer nuk ka dokumentet, atë e kap kamera inteligjente. Edhe policët nuk do të mund të kenë dot sjellje të keqe ndaj qytetarëve. Edhe siguria në shkolla do të rritet akoma më shumë. Projekti do të rregullojë shumë gjëra që sot janë shqetësim për qytetarët. Do jetë e pamundur, që makina e policisë të përdoret për punë personale, do jetë e pamundur që makina e policisë të shkojë në restorant dhe efektivët të hanë drekë. Projekti ndihmon gjithë punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit. Nuk mund të ketë më makina që shkojnë në drejtim të pamundur, sepse syri ka një rrjetë mbulimi, që në 20 bashkitë me popullsinë më të madhe, futet kudo. Oborri i shkollës mbulohet 100 përqind. Sistemi t’i sjell njerëzit që shkelin rregullat, në rresht. Ky është një revolucion, që vjen në tërësinë e transformimeve, që po bëjmë falë bekimeve të teknologjisë së lartë. Sot me firmosjen e marrëveshjes, nis zbatimi dhe herët a vonë, do të shohim rezultatet. Do të jetë shumë e vështirë të lëvizësh në rrugët e Shqipërisë për të bërë keq, në mos do jetë keq. Dua të falënderoj presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, që dha bekimin që Shqipëria të marrë këtë teknologji”, tha Rama.

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu, u shpreh në fjalën e saj, se Shqipëria kthehet me këtë projekt, në një nga vendet më të sigurta në Europë e në botë.

“Qyteti inteligjent është qyteti që sheh rrezikun, përpara se të ndodhë ngjarja, është qyteti që rrit sigurinë me një mik të padukshëm. Është qyteti ku teknologjia merr kuptim, sepse e bën jetën më të mirë. Shqipëria, me nënshkrimin sot, kthehet në një vend, që e ka kthyer AI-në në favor të saj, për rritjen e sigurisë. Shqipëria bëhet vendi i parë në rajon që do ketë kamera sigurie në së paku 20 qytetet më të mëdha në vend. Me këtë projekt, përfitojnë përdoruesit e rrugës. Të fortët që ecin kuturu, kapen në moment. Përfitojnë prindërit, sepse rritet siguria në shkolla. AI ndihmon të menaxhojmë dhe të përmirësojmë jetën e përditshme. Smart City është projekt për Shqipërinë e së ardhmes. Do vendosim mbi 5000 kamera inteligjente në 20 qytete të Shqipërisë. Nuk janë thjesht kamera, por sinjalizojnë në kohë për ngjarje. Do ketë kamera edhe për efektivët, gjë që rrit transparencën. Kjo bën që të zbulohen më shumë aksidentet rrugore, do ketë më pak ngarkesë administrative për Policinë e Shtetit. Siguria në shkolla duhet të rritet më tej. Kërcënimeve moderne në shkolla duhet t’ju përgjigjemi me metoda moderne. Po kthejmë zgjuarsinë e teknologjisë në shërbimin tonë, për Shqipërinë moderne dhe evropiane”, u shpreh Koçiu.

Edhe Thomas Pramotedham, CEO i Presight AI, në fjalën e tij u shpreh se projektin e kanë zbatuar në vende të ndryshme të botës dhe se kanë pasur rezultate të mahnitshme.

“Kamerat me inteligjencë artificiale janë tepër të rëndësishme në shoqëritë moderne. Ne kemi ofruar Smart City në shumë vende të botës. Ne punojmë shumë ngushtë me shtetet ku operojmë, që gjithçka të jetë korrekt. Duam të falënderojmë shumë ekipin e grupeve të punës. Po zbatojmë diçka, që është në përputhje me vizionin tuaj. Do punojmë me Ministrinë e Brendshme, që të sjellim vlerë të vërtetë për gjithë popullin shqiptar”, deklaroi ai.

Next Post
Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me ‘sekretin hetimor’, që është kyçur në kasafortë

Avokati i Ballukut dhe PD kërkojnë USB-në me 'sekretin hetimor', që është kyçur në kasafortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In