• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Seanca e 18 dhjetorit bën bujë në botë: Dhuna e PD komentohet nga mediat greke e deri tek Al Jazeera!

by A R
19/12/2025 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo që ndodhi dje, 18 dhjetor, në parlamentin shqiptar ka shkaktuar bujë ndërkombëtare, pasi ligjvënësit e opozitës nuk lejuan dje zhvillimin normal të seancës plenare, duke u përplasur edhe fizikisht me punonjësit e Gardës së Republikës.

Kemi renditur pak nga ajo si e kanë përshkruar mediat e huaja situatën e pazakontë që u krijua në seancën e fundit në Kuvendin e Shqipërisë për këtë vit.

Al Jazeera: Brenda parlamentit të Shqipërisë u panë skena kaotike, ku një votim për zgjedhjen e avokatit të popullit për të drejtat e njeriut u shndërrua në një protestë nga politikanët opozitarë për shkak të pretendimeve për mashtrim zgjedhor dhe korrupsion.

Reuters: Opozitarët u përplasën me Gardën brenda Parlamentit të Shqipërisë të enjten, pas javësh tensionesh mbi akuzat për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres dhe zyrtarëve të tjerë. Ligjvënësit ndezën flakadanë, hodhën ujë ndaj kryetarit të parlamentit dhe zunë vendet e ministrave duke penguar seancën.

The Telegraph: Parlamenti i Shqipërisë shpërtheu në kaos të enjten, kur deputetët opozitarë ndezën flakadanë dhe hodhën ujë gjatë një përplasjeje pas pretendimeve për korrupsion të qeverisë. Deputetët u përplasën me rojet, hodhën shishe ndaj kryetarit të parlamentit dhe zunë vendet e ministrave duke ndërprerë seancën parlamentare. Ata kërkuan të shohin provat për Belinda Ballukun, zv/kryeministre e Shqipërisë dhe ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë. Zonja Balluku, aleatja më e afërt e kabinetit e kryeministrit Edi Rama, akuzohet për ndërhyrje në procesin e prokurimit publik në disa projekte të mëdha infrastrukturore. Këto projekte përfshijnë rrugën rreth Tiranës dhe një projekt tuneli me vlerë 190 milionë euro.

The Independent: Ligjvënësit opozitarë kanë shkulur mikrofonët, kanë hedhur shishe uji dhe kanë ndezur flakadanë, duke akuzuar Partinë Socialiste për korrupsion.

Fox News: Deputetët opozitarë u përplasën me Gardën brenda parlamentit të Shqipërisë të enjten, pas javësh tensioni mbi akuzat për korrupsion ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të lartë.

Vijesti.me (media malazeze): Deputetët shqiptarë u përplasën me Gardën gjatë seancës parlamentare, duke u zënë, tërhequr njëri-tjetrin dhe duke ndezur flakadanë. Përplasja ndodhi gjatë votimit për Avokatin e ri të Popullit, zyrtarin kryesor për të drejtat e njeriut. Partia Demokratike akuzon Partinë Socialiste për mashtrim zgjedhor dhe minimin e demokracisë, çështje që po protestojnë prej muajsh.

Associated Press: Deputetët opozitarë hodhën shishe dhe shkulën mikrofonët e kryetarit të parlamentit, Niko Peleshi, i cili u kërkoi të respektojnë institucionin e parlamentit dhe paralajmëroi se “shtetin nuk mund ta shkatërrojmë kështu”.

Zhurma e Kuvendit “u dëgjua” dhe në Greqi, ku mediat kanë shkruar për aksionin e demokratëve kundër mazhorancës. Media “Protothema”, duke ndarë pamje nga përplasja mes deputetëve dhe Gardës së Republikës, shkruan se demokratët kërkojnë zbatimin e ligjit lidhur me çështjen Balluku. Gazeta cilëson gjithashtu se Balluku është e gatshme për bashkëpunim me drejtësinë, referuar fjalimit të saj të mëparshëm në Kuvend.

Next Post
Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

Drogonte, përdhunonte dhe shpërndante videot e gruas online, dënohet 61-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com