• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I përfshirë në trafikimin e gjysmë ton kokaine, arrestohet shqiptari, si ra policia në gjurmët e tij

by A R
08/01/2024 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi ishte i përfshirë në trafikimin e gjysmë toni kokaine që u gjet në fabrikën Nespresso në Romont në Zvicër, e fshehur mes qeseve të kafesë me 5 kontejnerë të ardhur nga Brazili. Kanë qenë vetë punëtorët që i kanë gjetur dhe kanë lajmëruar policinë.

Ngarkesa sigurisht nuk ishte e destinuar për Nespresso, e cila menjëherë mori masa për t’u distancuar nga ajo që ndodhi.Lidhur me këtë ngjarje nuk dukej se kishte ndonjë piestë, derisa në ditët e fundit të 2023 arrestimi i një shtetasi shqiptar, banues prej 10 vitesh në Busto Arsizio në provincën e Vareses.

Siç raporton Corriere della Sera, natën mes 2 dhe 3 shtatorit 2021, persona të panjohur kishin futur me forcë një kontenier me 25 tonë kafe në një kontejner në Frenkendorf, afër Bazelit. Nga ai kontejner nisi një shteg kokaine, i cili të çonte, përgjatë shinave hekurudhore, në një livadh ngjitur, ku mbaronte shtegu. Në kontejner policia kishte gjetur vetëm 40 kilogramë kokainë të pastër dhe asnjë pistë që mund të çonte te autorët, ndaj hetimet u ndalën aty.

Disa muaj më vonë, natën e 30 prillit 2022, gjatë një turi kontrolli, disa operatorë të terminalit Frenkendorf kishin pikasur dy persona që endeshin në kontejnerët e parkuar në zonën e doganës dhe kishin lajmëruar autoritetet, të cilët kishin arritur të ndalonin një shtetas shqiptar, ndërsa subjekti tjetër ka arritur të arratiset. Burri kishte deklaruar se po kalonte nëpër Zvicër dhe kishte marrë një rrugë të shkurtër përgjatë shinave në kërkim të një taksie. Por mbërritja, dy ditë më parë, e disa kontejnerëve me kafe nga Amerika e Jugut i kishte bërë agjentët të dyshonin. Ngarkesa u kontrollua, nuk u gjetën gjurmë droge dhe burri u la i lirë.

Puna hetimore vazhdoi dhe pamjet nga kamerat e vëzhgimit kishin nxjerrë në pah prezencën e 4 meshkujve, pak ditë para arrestimit të shtetasit shqiptar që u lirua më pas, të cilët endeshin nëpër kontejnerë duke kërkuar diçka, të cilën duket se nuk mund ta gjenin. Kjo pasi kontejneri ishte dërguar në Romont, në fabrikën Nespresso, ku më pas u gjet nga punonjësit.

Nga kontrollet e mëtejshme dhe të mëvonshme të pamjeve të kamerës, rezultonte prania e shtetasit shqiptar (i cili kishte marrë edhe nënshtetësinë italiane në vitin 2022) në disa vende pranë terminalit, gjë që nuk la asnjë dyshim për policinë që procedoi me arrestimin e tij. I ekstraduar në Zvicër, i riu tashmë po i nënshtrohet procesit gjyqësor.

/a.r

Next Post
“Mbështesim dialogun”, Spanja: Njohja e pasaportave nuk nënkupton njohje të Kosovës

"Mbështesim dialogun", Spanja: Njohja e pasaportave nuk nënkupton njohje të Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lodhesh kot Sali!

Dhuna, habitati i Berishës, skenari që mund ta dëbojë nga protesta!

October 26, 2026
Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

October 26, 2026
Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

October 26, 2026
Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

“S’e kam humbur shpresën te drejtësia”- Behgjet Pacolli reagon pas dëshmisë 7 orëshe: Do bashkëpunoj me SPAK deri në sqarimin e të vërtetës

October 26, 2026
EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

October 26, 2026
“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

Shqiptarët fituan 2 mandate në Parlamentin e Serbisë, presidentja e Kosovës uron Kamberin dhe Mehmetin: Forca qëndron te bashkimi!

October 26, 2026
Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

October 26, 2026
Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

SHËNIM/ Pedagogët “harrojnë” studentët pas 24 tetorit! Çfarë ndodhi me protestën e orës 10:00?

October 26, 2026
Qiproja nënshkruan një marrëveshje prej 1.8 miliardë dollarë për zhvillimin e gazit

Qiproja nënshkruan një marrëveshje prej 1.8 miliardë dollarë për zhvillimin e gazit

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati në Kosovë, Prokuroria thotë se e udhëzoi të shkojë në shtëpinë e vëllezërve!

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati në Kosovë, Prokuroria thotë se e udhëzoi të shkojë në shtëpinë e vëllezërve!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In