• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I njëjti krim, i njëjti prokuror dhe i njëjti kriminel…15 vite më pas

by Mero Baze
18/11/2025 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze 

Ndërsa Sali Berisha do të shkojë për herë të parë para prokurorëve për 21 janarin, ai është duke rikthyer edhe një herë vëmendjen për standardin me të cilin drejtësia shqiptare la në heshtje krimin më të madh politik të 35 viteve, që mund të ndryshonte në mënyrë dramatike fatin e demokracisë në Shqipëri sikur më 2013 të mos kishte ndodhur rotacioni politik.

Vrasjet e pagjykuara dhe të pandëshkuara të 21 janarit, ngjallën frikë në shoqërinë shqiptare dhe filluan të ngrenë kultin e Berishës si një lider i paprekshëm dhe i pandëshkueshëm nga drejtësia. Një komision hetimor qesharak drejtuar nga një ish ministër drejtësie sharlatan, që përpiqej të imitonte Koçi Xoxen, u përpoq të frikësoj gjithë trupën e drejtësisë, duke u sjellë si prokurorë I tyre. E vetmja që u qëndroi me dinjitet në sallë ishte Ina Rama. Ata po ashtu u përpoqën të frikësojnë shtypin, duke na shpall ne katër gazetarët kryesor kritikë me qeverinë në atë kohë,  si puçistë, por për fat të keq, nuk guxuan të na thërrisnin në komision duke e anuluar ditën  e fundit. Do të ishte një rast I mirë së paku të talleshim me vrasësit që fryheshin mbi karriget e komisionit.

Nëse kthen kokën pas dhe shikon se si është sjellë prokuroria me këtë çështje, duket se në horizont ka rezistuar vetëm kryeprokurorja Ina Rama, e cila ka qenë edhe traget i sulmeve të pacipa nga Sali Berisha. Gjithë trupa e prokurorisë së Tiranës që dokumentoi gjendjen në terren dhe më pas gjyqtarët e shkallës së parë dhe të apelit, janë sjellë më shumë si të akuzuar, se si akuzues.

Në natën e 21 janarit, ndërsa prokuroria e Tiranës dërgoi prokurorët në terren, ata u penguan para Kryeministrisë të dokumentonin plumbat në portën e Kryeministrisë, e cila u hoq në sytë e tyre nga gardistët dhe punonjësit e administratës. Ata u sorollatën gjithë natën dhe nuk mundën të merrnin dot as serverët e Gardës dhe as serverin e Kryeministrisë, duke u shpërfillur sikur të ishin emigrantë të punësuar dhe jo prokurorë të shtetit.
Prokuroria e Përgjithshme, e cila koordinonte hetimin përmes drejtorëve të prokurorisë, ndërhyri në shumë raste për t’i rezistuar injorimit që shteti u bëri prokurorëve, dhe mori përgjigje nga Sali Berisha duke i ngritur një komision hetimor dhe duke u përpjekur ta poshtërojë me gjuhë seksiste si “lavire bulevardi”, duke aluduar për “grushtin e shtetit” të shpikur.

Tani kam dëgjuar disa nga njerëzit e drejtësisë që shpëtuan Sali Berishën nga gjykimi për këtë krim, të fajësojnë ish-kryeprokuroren, por kjo është një alibi që më shumë i turpëron.
Asnjë nga prokurorët e çështjes as në shkallë të parë dhe as në apel, ku ishte edhe zoti Dumani, nuk guxuan të shpallin mos kompetencën duke nxjerrë në pah nevojën për të thirrur në pyetje Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si persona drejtpërdrejt përgjegjës për tragjedinë. Ata e trajtuan çështjen si prishje të rëndomtë të rendit dhe në sallën ku gjykoheshin gardistët, të mbushur plot me militantë të PD, të vetmit që dridheshin nga frika ishin gjyqtarët, jo vrasësit.

Të mërkurën Sali Berisha do të paraqitet në SPAK pas gati 15 vitesh. Për koincidencë, kryeprokurori i SPAK është Altin Dumani, i cili ka qenë prokuror i kësaj çështjeje në apel, që nuk ka guxuar atëherë të thërrasë Sali Berishën. Pra kemi të njëjtin krim, të njëjtin kriminel, të njëjtin prokuror. E vetmja gjë që ka ndryshuar është se pas gati 15 vitesh është humbur beteja për të mos e rihapur këtë çështje, dhe i njëjti kriminel do të dalë përballë të njëjtit prokuror për të njëjtin krim, për të cilin nuk është pyetur për gati 15 vjet.

Pra e vetmja gjë e re është Reforma në Drejtësi. Dhe ajo është në provim për ta kaluar klasën duke filluar prej 19 nëntor 2025 e në vazhdim.

Next Post
VIDEO – “Rri urtë derrkuce”, Trump humb kontrollin, ofendon gazetaren e Bloomberg

VIDEO - “Rri urtë derrkuce”, Trump humb kontrollin, ofendon gazetaren e Bloomberg

Comments 1

  1. Do Re Zh…. says:
    5 months ago

    Me gjithë mend e ke o Mero, që Dumani të marrë të pandehur Sali Berishen ?
    Nuk do të ndodhë kurrë që Sali Berisha të merret i pandehur.
    Dumani është rrahur qysh këlysh nga Sali Berisha, dhe është agjent sekret i SHIK-ut personal të Gazidedes, në sherbim të Sali Berishes.
    Dumani është agjent i botës së errët të nëndheshme të Sali Berishes.
    Të tjerat janë bomba tymuese.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In