• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I ngriti dy gishtat/ Spiropali i përgjigjet Berishës: SPAK të ndërmarrë veprime, nuk ka gojë të flasë ky për Shqipërinë

by Java News
17/11/2022 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës, lidhur me paralajmërimin e tij se mund të organizohet një protestë kombëtare më 6 dhjetor, ditë kjo kur në Tiranë mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Spiropali tha se Berisha nuk ka gojë të flasë, ndërsa theksoi SPAK duhet të reagojë sa herë që ai bën thirrje për dhunë dhe për destabilitet.

“Shqipëria ka bërë progres të padiskutueshëm. Ju këtë nuk e pranoni. Keni ngritur një opozitë të tërë mbi baltosjen, sulmet nuk i keni sporadike por të organizuara. I keni për të ardhur në pushtet me çdo kusht. Haxhi Qameti sot është penduar me dorëzimin e mandateve. U munduat me braktisjen e zgjedhjeve. Por nuk ia arritët se BE dhe SHBA e ka kuptuar atë që doni ju.” tha Spiropali.

“Ju nuk keni gojë të flisni për Shqipërinë. Më 6 dhjetor zhvillohet konferenca me BE dhe ky që sapo foli, që e ka damkën nga SHBA e Britania, ky thotë do bëj protestë të na shohë komuniteti i BE se kush jemi? Sali Berisha duhet dënuar me injorim të plotë. Sa herë bën thirrje për dhunë duhet ta thërras prokuroria. Nuk turpërohet pak SPAK kur ky e thërret SKAP?  Nuk tregohet dot me dinjitet për të vërtetuar ato që thotë SHBA?” shtoi Spiropali.

Reagimi i Spiropalit erdhi pasi ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi nga foltorja e kuvendit qeverinë Rama në lidhje me përfshirjen në aferën e inceneratorëve.

Në fjalën e tij Berisha tha se urdhërarrestet e SPAK janë lëshuar pasi janë lajmëruar të largoheshin të pandehurit. Teksa u ndal te arrestimi i Lefter Kokës, Berisha tha se ish-ministri ishte vetëm personi që krijoi kanalin e vjedhjes në aferën e inceneratorëve, dhe jo organizatori dhe koka që e drejtonte atë.

Berisha: Integrimi nënkupton më shumë transparencë në funksionimin e shtetit ligjor dhe ekonomise se tregut. Për s ai përjket shtetit ligjor ju vendosët monizmin e plotë, ky monizëm e ka renditur Shqipërinë 4 vende më poshtë se diktatura e Vietnamit, ky mionizëm e ka renditur Shqipërinë 53 vende më poshtë se Kosova. Ky monizëm ka vendosur tiraninë e prokurimeve sekrete që janë ngritur 20 herë. Ka vendosur praktikat e paprare të vjedhjeve në botë. Pasi u tha njëherë të ikin, dje SPAK-u juaj lëshoi disa urdhërarreste për djegësat për njerëz që nuk janë gjë tjetër rrogtar të sipërmarrjes së Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Velisë.

E them unë këtë se kur kryeministër vendos t’i japë një kompanie pa asnjë eksperiencë në kundërshtim me Agjencinë e prokurimeve ai e bën këtë vetëm kur sipërmarrja është e tij pasi nuk mund ta bëjë kurrë as për vëllaun e tij. Kur kryeministri që vendos të jap 8% Kryeministri firmos për t;i dhënë 8% bonus kompanisë që Ministrja e Shtetit thoshte që nuk ekziston, pasi kompania u krijua 78 muaj më vonë. Unë e di që ju keni burgosur Lefterin, asnjë qindarkë nuk kishte në ministrinë e tij, vetëm krijoi kanalin e vjedhjes për Edi Ramën, Ëngjëll Agaçin, Erion Velinë dhe Arben Ahmetajn, dhe ndau diçka me ta./m.j

Next Post
“Dashuria” Rama-Vuçiç, Haradinaj: Çdo mundësi, resurs, përparësi të krijuar, ta shfrytëzojmë për diçka të mirë

“Dashuria” Rama-Vuçiç, Haradinaj: Çdo mundësi, resurs, përparësi të krijuar, ta shfrytëzojmë për diçka të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

Nga përplasjet politike te kriza e besimit! Rasti Bondi dhe sinjalet e Trump për NATO-n

April 3, 2026
Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In