• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I mori 25 mijë euro motrës, dënohet 54-vjeçari në Tiranë

by A R
06/11/2017 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim një 54-vjeçar, i cili u shpall fajtor për veprën penale të “mashtrimit”. Vendimi është dhënë me 5 tetor të këtij viti, ndërsa ngjarja ka ndodhur në tetor të vitit 2014

Sipas vendimit të Gjykatës, Adem Sh. i ka marrë motrës, me anë të mashtrimit, 25 mijë euro dhe jo vetëm që nuk ia ka kthyer mbrapsht borxhin, por ka pretenduar sikur nuk ia ka marrë kurrë ato para.

Pas shumë seancash gjyqësore, Adem Sh. e ka pranuar fajin dhe është dënuar me 5 vjet burgim, por që më pas i konvertohet në 3 vjet e katër muaj burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Sipas dosjes hetimore, më datë 24 tetor të vitit 2016, motra e të pandehurit, V.Xh., ka bërë kallëzim pranë Prokurorisë, pasi i ka dhënë një borxh vëllait të saj, me një vlerë monetare prej 25 mijë eurosh.

Vëllai, Adem Sh. kishte pretenduar se paratë i nevojiteshin për të rinovuar banesën dhe për nënën e sëmurë, e cila duhet të shtrohej në spital. Borxhi është dhënë në vitin 2014, ndërsa kallëzimi është bërë pas dy vjetësh përpjekje për të rimarrë paratë. Sipas dëshmisë së motrës në Prokurori, ajo i ka kërkuar vëllait shumën e dhënë, por ai, jo vetëm që nuk ia ka kthyer, por ka mohuar t’i ketë marrë para.

Madje, ai e ka kërcënuar motrën e tij, duke i thënë se do ta çonte te “17-ta (Spitali Psikiatrik” dhe se do t’ia nxirrte qumështin e nënës. Motra e të pandehurit ka bërë të gjitha përpjekjet edhe me persona të tjerë të familjes për të marrë mbrapsht paratë, por Adem Sh. e ka mohuar gjithnjë marrjen e saj shume.

I pyetur në Prokurori, Adem Sh. ka thënë se nuk ka marrë kurrë para nga motra e tij dhe se të vetmet para që ka marrë borxh, kanë qenë të marra në formë kredie në një bankë. Në Gjykatë është bërë edhe një ballafaqim mes të pandehurit dhe dy motrave të tjera të tij dhe ato kanë mbajtur të njëjtin qëndrim me motrën që dha paratë.

I ndodhur në këto kushte, i pandehuri ka pranuar fajin dhe se ka marrë 25 mijë euro nga motra e tij, jo për qëllimet e pretenduar në fillim. Ai ka kërkuar nga Gjykata e Tiranës gjykim të shkurtuar dhe ka shfaqur pendesë. Në këto kushte, Gjykata e dënoi atë me 3 vjet e katër muaj burgim, për veprën penale të “mashtrimit”. /panorama/b.d

Next Post
“Nga një shteg torturues në një rrugë turistike”, Rama publikon pamjet e aksit Tepelenë-Kurvelesh

"Nga një shteg torturues në një rrugë turistike", Rama publikon pamjet e aksit Tepelenë-Kurvelesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

March 23, 2026
“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

March 23, 2026
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In