• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I ka sjellë Erioni!”, Braçe reagon ndaj Administratës Tatimore: Idiotët e padobishëm të shtetit!

by Java News
13/12/2023 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata Tatimore ka reaguar me një deklaratë publike pas videos së deputetit Erion Braçes, i cili fliste me tone shumë të ashpra kundër punonjësve të administratës.

Sipas Braçes, punonjësit e administratës kanë shkuar për kontroll, pas videove të publikuara më herët prej tij ku fliste për paligjshmëri në tregje, e gjatë kontrolleve u kanë thënë tregtarëve, se të keqen (kontrollin) e kanë prej Erion Braçes.

Për këtë situatë Braçe ka reaguar me anë të një videoje ku në nisje shkruan “Këtë herë për idiotët e padobishëm të shtetit”, duke iu referuar punonjësve të administratës.

Kjo video ka bërë që administrata tatimore të dalë me një  deklaratë ku kërkon të sqarojë deputetin Braçe dhe opinionin publik se monitorimi dhe verifikimi i tregjeve, ku operojnë Bizneset e Mëdha është procedurë standarde, që ndiqet çdo vit nga strukturat e saj. Gjithashtu në deklaratën e saj administrata tatimore dënon gjuhën e pasaktë dhe ofenduese të deputetit.

Reagimi i Administratës Tatimore për fyerjet dhe pasaktësitë e deklaratave të Deputetit

Administrata Tatimore kërkon të sqarojë deputetin Braçe dhe opinionin publik se monitorimi dhe verifikimi i tregjeve, ku operojnë Bizneset e Mëdha është procedurë standarde, që ndiqet çdo vit nga strukturat e saj.

Prezenca e Tatimeve në tregun qendror ka nisur në fillim të muajit dhjetor, në zbatim të planit operacional, ku në fokus janë tregjet e mëdha dhe qarkullimi i shtuar i mallrave në transport nga ana e bizneseve, që tregtojnë me shumicë, në kuadër të festave të Fundvitit.

Kështu që deklarata e deputetit në media për daljen e strukturave të Administratës Tatimore pas denoncimeve të tij është e pasaktë!

Sqarojmë Z. Braçe se Administrata Tatimore ka në fokus kryesisht Bizneset e mëdha, që janë subjekt i Tatim Fitimit dhe TVSH-së.

Ndihemi të keqardhur për deklaratat publike të bëra nga Z. Braçe dhe gjuhën e përdorur prej tij, duke qenë se ai vetë ka qenë personalisht i angazhuar në luftën kundër Evazionit, dhe pavarësisht kësaj lufte disa vjeçare fenomeni ka vazhduar.

Na vjen keq të dëgjojmë nga një Deputet fyerje dhe mungesë respekti ndaj Administratës Tatimore, duke përdhosur punën e saj, aq më keq me informacione të pavërteta, gjykime të një Deputeti që jo vetëm nuk e përmirësojnë punën e një Administrate, por përkundrazi e ofendojnë publikisht atë me apo pa të drejtë.

Kujtojmë Z. Braçe, dhe sqarojmë publikun, që Bizneset e vogla janë me 0 Tatim Fitimi dhe 0 TVSH. Kështu që lëshimi apo jo i Faturës Tatimore, edhe pse është shkelje ligjore, nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë çmimet, sikurse pretendohet, pasi çmimet përcaktohen nga Ofertë-Kërkesa si në çdo ekonomi të liberalizuar.

Sqarojmë opinionin publik se Administrata Tatimore është maksimalisht e angazhuar në nxitjen e përmbushjes vullnetare të detyrimeve nga ana biznesit dhe qytetarëve, përmes fushatave sensibilizuese, që në thelb kanë ndërgjegjësimin dhe jo gjobitjen e biznesit, duke krijuar për herë të parë klimën më të mirë dhe bashkëpunuese me biznesin.

/f.s

Next Post
Kontrolle në kampin e MEK në Manëz, Ngjela: Muxhahedinët kanë ardhur për të shpëtuar kokën, jo të bëjnë revolucion në vendin tonë

Spartak Ngjela: Nëse Berisha dënohet, ikën nga politika! PD merr pushtetin brenda muajsh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

“Jam diskriminuar”/ Çfarë tha në gjykatë portugezi i dyshuar për vrasjen e biznesmenit

March 10, 2026
Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In