Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, për të pasur disa ditë kohë për të përpunuar argumentet e tij, lidhur me përfundimin e mandatit.
Ky vendim vjen pasi kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me anë të një letre i kërkoi dy ditë më parë KLGJ më shumë kohë, lidhur me mendimin e tij për përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Kjo pasi Presidenti Ilir Meta, njoftoi KLGJ se Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe për rrjedhojë, nuk mund të jetë pjesë e KED dhe as anëtar në Gjykatën e Lartë.
Dvoranit i ka mbaruar mandati qysh prej vitit 2014 në Gjykatën e Lartë, por për shkak të mungesës së gjyqtarëve ka qenë anëtar, ndonëse mbante detyrën e kreut të KED.
/a.r











Do argumentoj qe esht antiligj ky???? Sa tolerant me kte tipin jan institucionet??? Duhet te jet mafioz me siguri ose mason.