• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Malaj debat me Tabakun në Kuvend: Taksimi bazohet në preventivin e investimit, jo te çmimet e referencës

by El Be
23/04/2026 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi në seancën e sotme një seri pyetje përgjigje me ministrin e Financave, Petrit Malaj, duke ngritur shqetësimin për mungesën e akteve nënligjore për ligjin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, megjithëse kanë kaluar katër muaj nga miratimi i tij në Kuvend.

Gjatë seancës së pyetje–përgjigjeve, Tabaku ngriti një seri pyetjesh të drejtpërdrejta mbi mungesën e akteve nënligjore, megjithëse kanë kaluar katër muaj nga miratimi i ligjit. Por sipas saj, ministri nuk dha përgjigje konkrete, duke u fokusuar në argumente teknike që ajo i cilësoi si “alibi” për të shmangur thelbin e problemit.

Në qendër të akuzave ishte fakti se ligji, i prezantuar si një reformë për të ulur informalitetin dhe për të rritur të ardhurat në buxhet, sot nuk zbatohet për shkak të mungesës së akteve nënligjore. Tabaku kërkoi të dijë pse qeveria mban të bllokuar procesin e rivlerësimit me arsyetimin e çmimeve të reja të referencës, ndërkohë që ato nuk u miratuan kurrë.

Ajo ngriti gjithashtu dyshime të forta mbi humbjet që i shkaktohen buxhetit dhe bashkive, duke argumentuar se mbajtja në fuqi e çmimeve të vjetra favorizon drejtpërdrejt ndërtuesit, të cilët paguajnë taksa mbi një bazë shumë më të ulët se vlera reale e tregut.

Ministri nuk mund t’i përgjigjej pyetjeve dhe në përgjigjen e saj Tabaku e bëri të qartë se problemi nuk është teknik, por politik.

“Ju kishit dy vite kohë për ta bërë këtë reformë dhe nuk bëtë asgjë. Sot, katër muaj pas ligjit, ende nuk ka akte nënligjore. Kjo nuk është vonesë. Kjo është zgjedhje,” deklaroi ajo, duke shtuar se qeveria ka zgjedhur të mos mbrojë as tregun, as qytetarët, por ndërtuesit.

Sipas saj, kjo nuk është thjesht vonesë administrative, por një zgjedhje politike. “Kjo është zgjedhja juaj për të mos mbrojtur tregun, për të mos mbrojtur buxhetin e shtetit, por për të mbrojtur ndërtuesit”, u shpreh Tabaku

Sipas Tabakut, afatet janë shkelur dhe çdo ditë vonesë i kushton qytetarëve dhe ekonomisë. Ajo theksoi se një treg i paformalizuar nuk është rastësi, por një sistem që favorizon një pakicë në kurriz të shumicës.

Deputetja demokrate hodhi poshtë edhe justifikimet për kohë shtesë, duke theksuar se vetë ministria ka pranuar se analiza dhe metodologjia janë gati. “Atëherë çfarë mungon? Vullneti politik,” u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, vetë qeveria ka deklaruar se janë analizuar 16,800 transaksione dhe se metodologjia është konsultuar. Për Tabakun, kjo tregon se puna teknike ka përfunduar dhe se ajo që mungon është vetëm vendimmarrja politike. “Formalizim me çmime të vitit 2016 nuk është formalizim. Është mashtrim”, deklaroi ajo, duke shtuar se sot apartamentet në treg shiten me çmime shumë herë më të larta se ato mbi të cilat llogariten taksat.

Në fund, Tabaku solli edhe shifrat: Shqipëria mbledh vetëm 0.3% të PBB-së nga taksa e pronës, ndërkohë që potenciali është deri në 0.9%. Diferenca, sipas saj, janë dhjetëra miliona euro që humbasin çdo vit për shkak të kësaj situate.

“Çdo ditë që kalon nuk është më thjesht vonesë. Është padrejtësi që vazhdon,” përfundoi ajo, duke i kërkuar ministrit një përgjigje të qartë për kohën dhe arsyet e kësaj zvarritjeje.

Nga ana tjetër, ministri Malaj u përgjigji se taksimi në ndërtim bëhet në bazë të preventivit të investimit që do të realizohet dhe jo në bazë të çmimeve të referencës.

Malaj tha më tej se gjatë këtij viti do të realizohet procesi i rivlerësimit të pronave në të gjithë Shqipërinë, proces që sipas tij do të përmbyllet brenda vitit 2026.

Lidhur me akuzat e Tabakut se po ‘sulmohen’ bizneset e vogla, Malaj tha se gjatë vitit 2025 ka pasur vetëm 3700 kontrolle nga Tatimet në bizneset në vend, që sipas tij përbën 3%, në krahasim me numrin e përgjithshëm të bizneseve.

“Komenti i fundit i bërë nga Tabaku, se tatimet i qenkan turrur biznesit, ndërkohë që flet në mënyrë hipotetike, sepse nga 142 mijë tatimpagues që janë aktiv në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, përgjatë gjithë vitit 2025 janë bërë vetëm rreth 3700 kontrolle, që është rreth 3%. Vetëm ju e dini kujt informacioni i referoheni kur thoni se tatimet i qenkan turrur biznesit.

Pretendoni se qeveria ka 2 vite që ka bllokuar procesin e rivlerësimit. Por që një proces të bllokohet, duhet të fillojë njëherë. Nuk ka pasur kurrë nisje të një procesi rivlerësimi. Procesi i rivlerësimit ka filluar në dhjetor 2025 dhe po vijon me ritme shumë të mira, ku kemi rivlerësime të pasurive jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Deri tani janë rreth 9500 aplikime. Procesi do të jetë i hapur deri në datën 31 dhjetor 2026, një kohë mëse e mjaftueshme për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të bëjnë rivlerësimin e pronës së tyre. Sa i takon çmimeve të reja të referencës, dua të theksoj se vendimmarrja në lidhje me këto çmime është shumë e rëndësishme dhe grupi ndërinstitucional po merr gjithë kohën e nevojshme për të nxjerrë çmimet sa më reale, që i afrohen çmimet reale në treg. Sepse ajo që është konstatuar se çmimet e pasurive që regjistrohen në ASHK janë më të ulëta sesa çmimet e marketuara nga zyrat Imobilare. Qëllimi është që të reflektohet dinamika e tregut, zhvillimi i zonave bregdetare dhe të marrë në konsideratë edhe transaksionet reale.

Pyetjes së dytë, ku doni të dini sa është vlera e të ardhurave të munguara në buxhet, si rezultat i taksës së ndikimit në infrastrukturë, më duhet të them së pari se taksa e ndikimit në infrastrukturë është një taksë vendore dhe nuk e ndikon buxhetin e shtetit. Taksa e ndikimit në infrastrukturë është një taksë që ndërtuesit e paguajnë, bazuar në preventivin e investimit që do bëjnë, jo bazuar në çmimin e referencës. E thënë ndryshe, ne nuk po avantazhojmë askënd, por po zbatojmë kuadrin ligjor në fuqi dhe që do të ndryshojë sapo grupi i punës ndërinstitucional të mbarojë punën e tij. Për metodologjinë e re të çmimeve dhe çmimet e reja të referencës, ka një urdhër nga kryeministri, ku përfshihen 9 institucione”, tha mes të tjerash Malaj.

Next Post
Taksa e re e BE për karbonin, Karakaçi nga Mali i Zi: Shqipëria, e përgatitur për këtë politikë! Është kampione e energjisë së rinovueshme

Taksa e re e BE për karbonin, Karakaçi nga Mali i Zi: Shqipëria, e përgatitur për këtë politikë! Është kampione e energjisë së rinovueshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në tunelin e Llogarasë, plagoset shoferi! Bllokohet qarkullimi rrugor

Aksident në tunelin e Llogarasë, plagoset shoferi! Bllokohet qarkullimi rrugor

April 23, 2026
Amaneti i fundit i Rexhep Qoses, çfarë shkruhej në letrën që i la nipit

Amaneti i fundit i Rexhep Qoses, çfarë shkruhej në letrën që i la nipit

April 23, 2026
DASH shtrëngon masat ndaj vizave / Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftim të rëndësishëm: Kush punon kundër nesh, do ta pësojë!

DASH shtrëngon masat ndaj vizave / Ambasada e SHBA-së në Tiranë njoftim të rëndësishëm: Kush punon kundër nesh, do ta pësojë!

April 23, 2026
“Misa a Buenos Aires”, këtë të premte në TKOB, si fillimi i një triologjie

“Misa a Buenos Aires”, këtë të premte në TKOB, si fillimi i një triologjie

April 23, 2026
Shtrenjtimi i naftës, Braçe: Kemi çmimin neto më të lartë në rajon, të rikthehet konkurrenca në treg

Shtrenjtimi i naftës, Braçe: Kemi çmimin neto më të lartë në rajon, të rikthehet konkurrenca në treg

April 23, 2026
“Qendroni larg Rusisë”/ Paralajmërimi i fortë amerikan për Serbinë

“Qendroni larg Rusisë”/ Paralajmërimi i fortë amerikan për Serbinë

April 23, 2026
“Travel and Tour World”: Plazhe magjike dhe aventura pa fund. Shqipëria, destinacioni i vitit 2026

“Travel and Tour World”: Plazhe magjike dhe aventura pa fund. Shqipëria, destinacioni i vitit 2026

April 23, 2026
Taksa e re e BE për karbonin, Karakaçi nga Mali i Zi: Shqipëria, e përgatitur për këtë politikë! Është kampione e energjisë së rinovueshme

Taksa e re e BE për karbonin, Karakaçi nga Mali i Zi: Shqipëria, e përgatitur për këtë politikë! Është kampione e energjisë së rinovueshme

April 23, 2026
Ministri Malaj debat me Tabakun në Kuvend: Taksimi bazohet në preventivin e investimit, jo te çmimet e referencës

Ministri Malaj debat me Tabakun në Kuvend: Taksimi bazohet në preventivin e investimit, jo te çmimet e referencës

April 23, 2026
Lufta në Iran, paralajmëron OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri

Lufta në Iran, paralajmëron OKB: Mbi 30 milionë persona do të bien në varfëri

April 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In