Historia e Andrea Scolesit në Itali. “Karabinierët më lanë hequr patentën më 5 nëntor, sepse ishte e palexueshme. Kam një vajzë të paaftë për të ecur dhe më duhet ta çoj çdo ditë me makinë për kurat e përditshme. Nuk më dhanë as ndonjë leje të përkohshme qarkullimi. E gjitha kjo është padrejtësi”.
Kështu flet babai i një vajze 13-vjeçare me aftësi të kufizuara.
“Kam harxhuar pará me taksi, ndonëse e kam patentën, por që ma kanë hequr dhe jo për fajin tim, por për shkak të një numri të palexueshëm”.
Scolesi punon në turnin e natës: “Për 12 ditë u kam kërkuar kolegëve e miqve të më lëvizin ata, por nuk është e drejtë. Nuk kam kryer asnjë krim dhe nuk kam thyer asnjë rregull të kodit rrugor”.









