• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

I habiti të gjithë…edhe vetë ministrat

by S M
28/12/2018 13:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Nëse kishte vendosur të habiste miq e kundërshtarë, protesutes e indiferentë, të huaj e shqiptarë, ja arriti! I habiti të gjithë! Që Edi Rama ka pëlqyer të ketë historikisht monopolin e lajmit të parë, kjo dihej. Ndaj edhe orët e fundit u përfol se lajmet që dolën në media për ndryshimet në qeveri, nuk i kishin pëlqyer aspak. Jo se ishin të pasakta, por kryesisht sepse hiqnin efektin surprizë që duhet të ketë, sipas standartit të tij të sjelljes e komunikimit, një ngjarje e përmasave të tilla, siç është largimi i ministrave nga kabineti.

Ndoshta me këtë paradhomë lajmesh e thashethemesh lidhet indirekt edhe thellësia e ndryshimeve që Rama i bëri kabinetit të tij, 14 muaj pas betimit të qeverisë tek presidenti Meta. Duket sikur kryeministri ka dashur të shkojë më larg dhe më thellë me freskimin e qeverisë, se të gjitha parashikimet e hedhura në media dhe opinionin publik. Rama ja ka arritur, pa pikën e dyshimit, që të “çorodisë” valët e miqve, aleatëve, bashkëpunëtorëve politikë, disa prej ministrave që nuk prisnin largimin, e më në fund, edhe të atyre që përgatiten të rinisin protestat në janar. Qeveria e re, me prezencën e disa figurave pa pigment politik, është veç të tjerash, edhe e vështirë për t’u goditur e sulmuar.

Përtej surprizës së krijuar, qeveria de facto e re Rama (pasi praktikisht ajo mund të quhet qeveri e re), ka parë një largim në masë të ministrave të përfaqësimit politik. Nëse shtojmë virtualisht Sandër Lleshin në listë, kabineti aktual Rama ka brenda tij një numër tejet të lartë ministrash që kanë pak ose aspak nivel politik përfaqësimi. Dy emra ministrash të rinj vijnë nga Kosova, ndërkohë që kanë shërbyer paraprakisht si zv.ministra, ministret e financave dhe të punëve publike nuk mbajnë thuajse asnjë post partiak, ashtu siç nuk ka asnjë ngjyrim politik as ministrja e kulturës. Këtë fenomen e kompensojnë deri në një farë mase hyrjet e Braçes, Çuçit dhe Shalsit në postet e zv.kryeministrit dhe të ministrit të bujqësisë e të marrëdhënieve me biznesin, të cilët gjithashtu ruajnë disi balancat brenda partisë.

Kemi kështu një qeveri pjesërisht teknike, megjithëse PS nuk ka krizë numrash në parlament. Dhe megjithëse Edi Rama ka folur rregullisht gjatë kësaj jave për nevojën e forcimit të partisë. Pra, të forcojmë partinë, duke…e larguar nga ekzekutivi. Një paradoks i vështirë për t’u shpjeguar, pasi qeveritë janë produkt i përfaqësimit politik, e jo i prurjeve teknike.

Edi Rama ka bërë një gjest të fortë korrigjimi të ekzekutivit, e kjo është diçka parimisht pozitive. Gjiknuri e Nikolla, por edhe Ahmetaj për të tjera arsye, kanë qenë lëvizje të diktuara nga situatat konkrete dhe për pasojë, të paevitueshme. Sa për ministrin e jashtëm, largimi i Bushatit tingëllon si një gafë e pastër e pashpjegueshme, teksa sheh formatin e përvojën e ministrit aktual, por edhe personin që sot po merr në dorë politikën e jashtme të vendit.

Fundviti ishte momenti i fundit taktik për Ramën, për të provokuar një përmbysje qeveritare. Mbetet të shihet se cila do të jetë cilësia e profileve gjysëm të panjohur që ai ka afruar në kabinet dhe aftësia e tyre për t’u integruar dhe për të reaguar shpejt ndaj problemeve jo të lehta që kanë përpara. Fjala vjen, duhet parë sesi një ministre e re arsimi me prejardhje nga Kosova, do të orientohet në mishmashin aktual të arsimit shqiptar, kur studentët kanë mbuhush rrugët dhe korrigjimet madhore në sistemin e lartë arsimor sapo janë firmosur nga qeveria.

Rama ka vënë bastin e rradhës me një kabinet të mbushur me ministra, një pjesë e të cilëve nuk janë as figura publike, e as përfaqësues të spikatur politikë. Çngjyrimi politik i një qeverie është një proces jo fort i shpjegueshëm, i cili tregon indirekt mosbesim të kreut të partisë për panelin që ka në krah. Megjithatë në një qeveri dhe në një parti ku violinë e parë është i njëjti person, ngjarje si kjo e sotmja nuk përbëjnë përjashtimin, por rregullin.

Next Post
Braçe në Real Story: Ka nisur hetim pasuror për një kompani bastesh

Për çfarë mund ta akuzojmë Erjon Braçen e ndonjë tjetër?

Comments 1

  1. Buron Gushnica says:
    8 years ago

    Analizë e plotë, koncize dhe e renditur. Si gjithmonë Minxhozi. Qeveri me pikpyetje të mëdha

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

“Qeveria të merret me veten ose të hapë krahun”, Rama: Një shtet që nuk mban mend çfarë ka thënë dje, nuk mund të kërkojë besim sot

September 3, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

September 3, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Rama: “Prania Besnike” çdo të premte në orën 17:00, nuk do të ndryshojë për sa kohë jam kryetar i PS-së

September 3, 2026
Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran, Trump: Jemi të përgatitur për një sulm tjetër, kurdo që të duam

September 3, 2026
Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

Rama: Për punë javësh do publikohet projekti i Sazanit dhe Nartë-Pishë Poro

September 3, 2026
Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

Krijohet “Flamingo Mirror”, Rama: Nëse qeveria s’i duket mirë qytetarit, përmirësojmë veten jo pasqyrën

September 3, 2026
OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

OKB paralajmëron për El Niño: Fenomeni shumë i fortë në pesë muajt e ardhshëm

September 3, 2026
Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

Hoxha takohet me zv.kryeministrin e Malit të Zi: Konfirmim i marrëdhënieve të shëndetshme

September 3, 2026
“Serbia e humbi Kosovën”, reagon Rama: Trollët në Prishtinë u lëshuan për të më rikonfirmuar si tradhtar

Rama: “Pasqyra Albania” për të kontrolluar qeverinë dhe luftuar dezinformimin. Të përfshihen edhe gjyqësori & legjislativi

September 3, 2026
27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

27 vatra zjarri në 24 orë, vijon situata problematike në Dibër dhe Dajt

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com