• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

I droguar dhe pa patentë vrau gjithë familjen në aksident, gjykata kërkon vlerësim të ri për Orjol Lamen

by A M
10/06/2023 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Brenda 6 muajsh për Orjol Lamen duhet që të bëhet një vlerësim mjekësor i ri. Ai është shoferi, i cili në gjendje të dehur, i droguar dhe pa patentë e siguracione, përplasi makinën më 30 Tetor 2022. Pasojat ishin të tmerrshme. Nga përplasja humbën jetën partnerja e tij, Shane, djali i tyre Matiasi, 1 vjeç e gjysmë dhe vëllai e motra të Shanes, Resati dhe Rejana.

Në seancën e djeshme dëgjimore, gjykatësi pranoi kërkesën e zëvendësprokurorit dhe palës civile, anëtarëve të familjes së katër viktimave. Është rënë dakord që raporti të jetë i përfunduar më 10 Dhjetor.

Lame është akuzuar për vrasje të shumëfishtë në rrugë. Në një raport të publikuar disa ditë më parë, Lame u shpall i paaftë për të marrë pjesë në gjyq si “pasojë e dëmtimeve neurologjike post-traumtaike me deficenca të sjelljes për t’u rivlerësuar”.

Lame është i vetmi i mbijetuar nga aksidenti i asaj nate. Ai qëndroi disa kohë në koma në terapi intensive. Në fund të Dhjetorit ai u zgjua dhe u dërgua në një qendër të veçantë rehabilitimi nga post-traumat. Prokurori kërkoi masën e sigurisë arrest shtëpie në një qendër kujdesi, por gjykata e refuzoi. Mirëpo më vonë, gjykata e Apelit e liroi Lamen dhe tashmë ai është sjellë në atdhe në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 Tetor të vitit të kaluar. Orjol Lame, gruaja e tij, Shane, djali Mattias dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana dhe Resati, po ktheheshin nga një darkë në Reggio Emilia. Por makina e tyre u përplas në një shtëpi të pabanuar. Shane, Mattias, Rejana dhe Resati humbën jetën menjëherë si pasojë e përplasjes së fortë.

Përveçse i jepte makinës i droguar dhe i dehur, Lame kishte precedentë penalë pasi ishte arrestuar për shpërndarje droge. Por sipas mediave italiane, Lame për shkak të një urdhër dëbimi nuk mund të merrte kurrë një patentë italiane. Për këtë arsye, më 30 Tetor ai ka qenë duke i dhënë një makine, e cila ishte e pasiguruar dhe në emër të një personi që kishte ndërruar jetë.

Next Post
Aksident në Tiranë, Audi përplaset me pemën

Aksident në Tiranë, Audi përplaset me pemën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In