I dënuar për trafik ndërkombëtar droge, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar 40-vjeçar është arrestuar në Itali pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër ndalimi për ekzekutimin e vendimit të gjykatës së Brindisit.

I kërkuari u lokalizua dhe prangos në zonën e Frosinone, teksa i ka mbetur edhe një pjesë e dënimit e pavuajtur, për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Shqiptari u izolua për të vuajtur pak më shumë se një vit burgim të mbetur. Ai ka qenë duke ecur në këmbë në zonën e Ciociaros, kur efektivët i vunë prnagat, informon media italiane.

Urdhri u lëshua nga Zyra e Zbatimit të Krimeve të Prokurorisë Publike të Brindisit dhe 40-vjeçari do të duhet të vuajë dënimin e mbetur prej një viti e dy muajsh për trafik ndërkombëtar droge.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com