• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërlidhja energjetike e Shqipërisë, interkonjeksioni 400 kW me Maqedoninë e Veriut, po studiohet një e re me Greqinë

by B K
20/06/2025 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Kosovës dhe Malit të Zi, Shqipëria do të ketë nga viti i ardhshëm ndërlidhje energjetike me linjë interkonjeksioni edhe me Maqedoninë e Veriut.

“Jemi ende në fazë ndërtimore, pothuajse kanë mbaruar punimet civile dhe po punohet me pjesën elektro-mekanike, ndërtimi i shtyllave dhe do të vijohet me shtrirjen e përcjellësit. Linja fillon këtu ku jemi, nga Fieri, në Elbasan dhe deri në kufi me Maqedoninë e Veriut. I gjithë projekti pritet të finalizohet në fund të këtij viti”, tha Julian Angoni, administrator i projektit.

Ky projekt që lidh përherë të parë sistemet energjetike të dy vendeve parashikon ndërtimin e linjës së re të transmetimit 400 kV midis Elbasanit dhe Qafë – Thanës, ndërtimin e linjës 400 kV, Elbasani- Fier, ndërtimin e nënstacionit 400 kV Elbasan 3 dhe zgjerimin dhe përforcimin e nënstacionit Fier.

“Ky projekt do të thotë siguri nga ana energjetike, siguri në sistemin energjetik por edhe jemi të lidhur me të gjithë fqinjët.”

Pas Maqedonisë së Veriut, radhën e ka Greqia. “Me Greqinë po bëhet studimi për një linjë të re, por kemi edhe linjën ekzistuese nga Zemblaku, Elbasan, Tiranë dhe vijon për në Malin e Zi”, tha Dorjan Sejamini, drejtori i projekteve të huaja OST.

Paralelisht po punohet edhe për lidhjen nënujore me Italinë, ku institucionet shqiptare po kërkojnë fonde për të financuar studimin e fizibilitetit.

“Linja e interkonjeksionit elektrik mes Shqipërisë dhe Italisë është një kabllo nënujore me kapacitet rreth 600 MW, që lidh rrjetin shqiptar me atë italian. Kjo linjë, me gjatësi rreth 70-80 km, siguron shkëmbim energjie elektrike, rrit sigurinë e furnizimit dhe ndihmon Shqipërinë të integrohet më mirë në tregun evropian të energjisë. Ajo luan një rol kyç në zhvillimin e sektorit energjetik dhe promovimin e burimeve të rinovueshme në vend”, shtoi Sejamini.

Këto investime në rrjetin e interkonjeksioneve janë thelbësore për modernizimin e sistemit energjetik shqiptar, duke rritur stabilitetin dhe sigurinë e furnizimit. Ato gjithashtu i hapin rrugë Shqipërisë drejt integrimit të plotë në tregun energjetik evropian dhe zhvillimit të mëtejshëm të burimeve të rinovueshme.

Next Post
Reshje të dendura shiu në Belsh e Dumre, uji mbulon rrugët

Reshje të dendura shiu në Belsh e Dumre, uji mbulon rrugët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In