• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I dënuar pas denoncimit në media, KLGJ shkarkon nga detyra gjyqtarin Roland Hysi

by A R
11/10/2021 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

KLGJ ka pranuar këtë të hënë kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Roland Hysi dhe ndërprerjen e marrëdhënieve financiare të tij.

Në 2019-n, gjyqtari Roland Hysi u dënua me 3 vjet heqje lirie dhe iu hoq e drejta që të ushtronte funksione publike për 5 vite, pas publikimit të një video-përgjimi në emisionin “Stop”, ku shfaqej duke i kërkuar ryshfet dhe favore seksuale një gruaje, të cilës në këmbim do t’i jepte kujdestarinë e fëmijës.

Njoftimi i ILD “Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “ shkarkim nga detyra” ndaj magjistratit Roland Hysi“.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka finalizuar hetimin disiplinor të nisur me iniciativë ndaj magjistratit Roland Hysi, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 140, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe nga neni 104 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar.

Bazuar në provat e administruara gjatë hetimit disiplinor, rezulton se ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë më datë 17.10.2019, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Roland Hysi për veprën penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale dënimin përfundimisht të të pandehurit Roland Hysi me 3 vjet burgim, si dhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5 vjeçare. Ish-Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, ka refuzuar ankimimin e të pandehurit Roland Hysi dhe ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Regjistrimi i procedimit penal ndaj magjistratit është bërë kryesisht nga organi procedues, mbi të dhënat e përftuara nga emisioni investigativ “Stop” në televizionin Klan të datës 08.01.2019. I pandehuri Roland Hysi, si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier ka patur në shqyrtim çështjen familjare të regjistruar në këtë Gjykatë me palë paditëse A.N (M) dhe e paditur: M.K, për Ndryshim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, në lidhje me ushtrimin e përgjegjësisë prindërore për fëmijën e mitur, duke e lënë për rritje dhe edukim pranë paditësit dhe detyrimin e të paditurës të paguajë pension ushqimor në masën 5000 lekë në muaj. I pandehuri Roland Hysi ka kërkuar takim me të paditurën, përmes psikologes E.M.,  i zhvilluar në një sallë të një hoteli në Fier, ku gjyqtari i ka kërkuar favore seksuale, ndërsa e paditura është larguar. Në bashkëpunim me “Stop”, denoncuesja ka regjistruar një takim me psikologen E.M, e cila e ka orientuar për t`i dhënë gjyqtarit ryshfet prej 500 Euro, që të merrte kujdestarinë e fëmijës. Takimi tjetër është zhvilluar sërish në një lokal në një ambient të veçuar nga publiku, ku denoncuesja i jep gjyqtarit vlerën prej 500 Euro dhe pamjet filmike e kanë regjistruar këtë moment. C’ka konstatohet nga përmbajtja e bisedës, është fakti se vlera prej 500 Euro lidhet pikërisht, me çështjen që gjyqtari kishte në proces gjykimi.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se:

  • Gjyqtari Roland Hysi është gjetur fajtor për veprime, të cilat për nga natyra e tyre janë të shkallës më të rëndë, sic janë aktet korruptive të lidhura me ushtrimin e funksionit të gjyqtarit.
  • Veprimet e Roland Hysi kanë diskretituar rëndë figurën e gjyqtarit, imazhin e tij në publik, si dhe kanë ulur besimin e publikut tek figura e gjyqtarit e tek gjyqësori. Kjo pasi i pandehuri ka kërkuar e pranuar ryshfet në favor të tij dhe e ka përfituar atë për shkak të detyrës së tij, si gjyqtar dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar favor seksual nga një palë ndërgjyqëse.
  • Veprimet e gjyqtarit kanë cenuar veprimtarinë e rregullt të organeve të drejtësisë nga veprimet e parregullta të personave të jashtëm, por edhe nga veprimet e vetë atij si funksionar i drejtësisë.
  • Vepra penale është kryer me dashje direkte, me motiv kryesor përfitimin e një shume të konsiderueshme monetare, si dhe kërkimi i favoreve seksuale përkundrejt dhënies së një vendimi civil, në favor të njërës palë në proces gjykimi nga gjyqtari Roland Hysi.
  • Kur shkelja disiplinore e kryer është aq e rëndë sa e bën magjistratin të papërshtatshëm apo të padenjë për të vazhduar funksionin e tij, atëherë masa disiplinore nuk mund të luajë më rol edukues. Në këtë rast, masa disiplinore merr përsipër të mbrojë interesin publik, duke larguar nga detyra magjistratin dhe duke u kthyer kështu në masë me natyrë të pastër ndëshkuese ndaj tij. Dënimi i gjyqtarit për kryerjen e një krimi dhe forma e prerë e këtij vendimi, sugjerojnë caktimin e  masës disiplinore të shkarkimit nga detyra.

I kërkohet Këshillit të Lartë Gjyqësor pranimi i kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për fillimin e procedimit disiplinor ndaj magjistratit Roland Hysi, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 140, pika 2, shkronja “b” e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nga neni 104, pika 3, dhe neni 111, pika 1, shkronja “b” të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar dhe caktimin ndaj tij të masës disiplinore “Shkarkim nga detyra”.

/a.r

Next Post
“Kriza u shkaktua nga korrupsioni”, Basha: Institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen tapeteve të kuq

"Kriza u shkaktua nga korrupsioni", Basha: Institucionet e drejtësisë të mos zdërhallen tapeteve të kuq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundi i betejës ligjore për zgjedhjet/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

Fundi i betejës ligjore për zgjedhjet/ Nesër certifikohet rezultati në Kosovë, hapet rruga për qeverinë e re

July 7, 2026
Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

Nga sulmet ndaj Iranit te lufta në Ukrainë / Trump hap samitin e NATO-s me kritika ndaj aleatëve

July 7, 2026
Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij

Detaje të reja për porositësin e atentatit ndaj gazetarit italian/ Përjashtohet pista e shqiptarëve, dyshimet bien mbi mikun e tij

July 7, 2026
Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

Flasin prindërit e 15-vjeçares që dhunoi 17-vjeçaren në Fier: Vajza jonë ka probleme të shëndetit mendor

July 7, 2026
Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

Zbulohet baza e basteve të paligjshme në Fushë-Krujë, AMP sekuestron kompjuterë, serverë dhe drogë

July 7, 2026
FOTOLAJM/ Nis protesta e 16-të para Kryeministrisë, ja sa është pjesëmarrja

“Pas kësaj proteste, PD nuk do të ekzistojë më”, deputetja e PS: Rama s’ka asnjë arsye për dorëheqje!

July 7, 2026
Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

Nigel Farage jep dorëheqjen si deputet nga parlamenti britanik

July 7, 2026
Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

Alarmi për zjarret, Çako: 160 vatra të regjistruara në vetëm dy javë, jemi të përgatitur për të menaxhuar çdo situatë

July 7, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Rama nxjerr videon: Shumica e helmit të urrejtjes digjitale prodhohet nga Lindja, së shpejti edhe provat!

July 7, 2026
Porositën dy vrasje e trafik droge, SPAK 8 urdhër-arreste, shpëtojnë i forti i Vlorës dhe i besuari i tij! Në pranga një shef policie, kapet ish-efektivi në Zvicër

SPAK zbërthen rrjetin e drogës me lidhje nga Shqipëria në Gjermani, Turqi dhe Amerikën e Jugut, arrestohet ‘koka’ e grupit kriminal

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In