• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

I dënuar me 25 vjet burg në Greqi/ U kthye dhe vrau babanë e dy fëmijëve në Kalanë e Beratit. Ngjarja në sy të…

by Os De
28/10/2025 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që tronditi këtë të martë, 28 tetor, qytetin e Beratit, ku një 42-vjeçar, babai i dy fëmijëve, u vra me thikë. 

Gazetarja Anila Sefa në një lidhje të drejtpërdrejtë për Klan News, raportoi se autori i kësaj ngjarjeje është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi rezulton të jetë dënuar me 25 vite burg për një vrasje në Greqi, të ndodhur po 25 vite më parë. Pas kryerjes së dënimit, K.M ishte rikthyer në vendlindje, ku kishte nisur punë në zonën turistike të Kalasë së Beratit dhe u ofronte turistëve xhiro me kalin e tij. 

“K.M ka dy emra, pasi identetet e tij janë ndërruar pasi 25 vite më parë është dënuar për vrasje në shtetin grek. Pasi ka kryer dënimin, është kthyer në vendlindjen e tij në Berat, ku ka gjetur punësim në zonën turistike, duke u ofruar fotografi turistëve të ndryshëm.”, tha Sefa. 

Ndërkohë viktima, ishte një 42-vjeçar nga Tirana. Keli Hoxha, ishte baba i dy fëmijëve. Që sëbashku me ta, gruan dhe nënën kishin shkuar të kalonin një ditë ndryshe në Berat, pa e ditur se çfarë i priste. 

Viktima kishte dashur t’i bënte foto vajzave të tij me kalë, por autori nuk kishte pranuar dhe mes tyre kishte ndodhur fillimisht një përplasje fizike që më pas ka degraduar në përdorimin e thikës nga ana e 63-vjeçarit. 

Autori sipas gazetares Anila Sefa, njihej si një person me probleme të karakterit dhe agresiv. 

“Njihet si person gringavec, bën debate dhe konfliktohet me turistët. Jo vetëm për turistët por edhe për çiftet që vijnë në sezonin e dasmave, përdorej kali i tij për foto dhe s’kanë qenë të pakta debatet që ai ka shkaktuar. Por ky i fundit ishte kulmi, duke vrarë një baba në sytë e fëmijëve.”, tha Sefa. 

Hoxha ka marrë një plagë të vetme në zemër, që ka mjaftuar t’i marrë atij jetën. Ndonëse është thirrur ambulanca në vendin e ngjarjes, 42 vjeçari ka mbërritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Beratit. 

 

Next Post
Vlorë, makina e 72-vjeçarit del nga rruga dhe përplas në trotuar dy të moshuarat, përfundojnë në spital (FOTOT)

Vlorë, makina e 72-vjeçarit del nga rruga dhe përplas në trotuar dy të moshuarat, përfundojnë në spital (FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

February 17, 2026
Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

February 17, 2026
Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In