• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I burgosuri i Peqinit: Vrasje me pagesë, Mjacaj kërkoi ta sillnin te sektori i dy të dënuarve. I qëlloi me armë nga dritarja

by Java News
15/12/2023 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sokol Mjaçaj, i dënuar me burgim të përjetshëm ka qëlluar në drejtim të dënuarve Arben Lleshi dhe Indrit Shaqja nga dritarja e ajrimit, thotë një i burgosur në burgun e Peqinit për gazetaren, Anila Hoxha.

Ai ka telefonuar i shqetësuar gazetaren e Top Channel nga një numër i brendshëm nga kabinat e telefonave të burgut. Gjatë komunikimit me gazetaren, ai ka treguar versionin e tij të ngjarjes dhe ka dhënë fakte sipas tij, se e gjithë ngjarja është pjesë e një plani të mirë menduar dhe e një rrjeti të gjerë që lidh të dënuarit me njerëz jashtë që porosisin vrasjen e kundërshtarëve të tyre.

“Armën e kishte të fshehur diku. Qëlloi Arben Lleshin dhe Indrit Shaqen. Dimë që Indriti është i plagosur më lehtë, ndërsa Arbenin dëgjuam që e kishte kapur plumbi në qafë. Unë jam i sigurt që Mjaçaj është i paguar, ai kishte kohë që donte të vinte këtu. Është i paguar për të kryer këtë krim. Te sektori këtu ka një, dy, tre ditë, nuk ka shkuar akoma në 41 biss. Janë shokët e qelisë. Tani ai ka marrë peng disa familjarë, është në ambientet e takimit”.

Në një telefonatë të dytë pasi policia dhe forcat Renea vunë nën kontroll situatë në burgun e Peqinit, i burgosuri ka dhënë detaje sesi ndodhi ngjarja dhe pse ai dyshon se e gjitha ishte e planifikuar.

ANILA HOXHA:- Mori fund pengmarrja?
I BURGOSURI: –Po mori fund e pamë me sytë tanë që e nxorën nga ambienti ku ishte.
-Po ku e gjeti armën?
-E ka futur në mënyrë të fshehtë, ndryshe nuk ka sesi. Dëgjova se thanë ia mori gardianit. Gardianët këtu nuk kanë armë. Nuk duhet të ekzistojnë armë brenda institucionit, nuk ka njeri armë as nga policia as nga njeri tjetër.
-Ishte në regjim në momentin që nisi konflikti?
-Ishte në regjim të zakonshëm.
-Dy personat Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi ishin shokët e qelisë së tij?
-Jo ai ishte në sektorin e dytë në katin e dytë. Vete te dritarja dhe i godet këta dy persona nga ana që dalin në ajrim.
-Kishin ndonjë konflikt në dijeninë tënde? U përleshën para se të ndodhte kjo ngjarje?
-Jo nuk kishin konflikt dhe është pista më e mundshme që është vrasje me pagesë.
Po pse ke dalë në këtë deduksion?
-Ta them unë pse: Ai erdhi përfundimisht para 40 ditësh te Sektori 1 në katin e dytë dhe ka të paktën disa muaj që kërkon, të vijë në Sektorin 2. Është një rrjet i gjerë ky, sepse kishte dy, tre muaj që donte të vinte te sektori im ose te sektori ku ishin këta të burgosur që qëlloi.
-Po pse mendon ti se është e porositur?
-Sepse në këtë sektor ai ose ka pasur një mbështetje sepse nuk vete dot unë të kërkoj të shkoj në një sektor X pa pasur një shok ose mik ose kur kam një punë për të kryer aty.
-Dhe te ky sektor gjendeshin dhe dy të burgosurit që qëlloi?
-Po te Sektori 2 ose të Sektori ku jam unë janë ngjitur njëri me tjetrin. Ai kërkonte të vinte pikërisht te këto dy sektorë. Unë kam problemet e mia ashtu si Arben Lleshi prandaj u interesova dhe debatova me drejtorët që të mos ma sillnin në sektorin tim atë person se unë e di lidhjen. Ne këtu dëgjojmë, ne jemi këtu dhe i dimë problemet e kësaj botës sonë ndaj i thashë drejtuesve mos ma sillni në këtë sektor atë person se unë jam me probleme dhe nuk e di çfarë bën pala kundërshtare nga jashtë.
Çfarë kërkonte ai ndërsa mbante peng?
Nuk e di se çfarë. Ne vetëm mund të shihnim nga këtu çfarë ndodhte atje brenda./m.j

Next Post
Emrat/ Bardhi mes 30 deputetëve kundër arrestit të Berishës! Ja kush e ka firmosur padinë në Kushtetuese

Emrat/ Bardhi mes 30 deputetëve kundër arrestit të Berishës! Ja kush e ka firmosur padinë në Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqësit e rinj në forumin Kinë-CEEC nënvizojnë bashkëpunimin e prekshëm dhe veprimet rinore

Udhëheqësit e rinj në forumin Kinë-CEEC nënvizojnë bashkëpunimin e prekshëm dhe veprimet rinore

June 16, 2026
Çmenduritë e tifozërisë argjentinase. Nga ndalimet në stadiume tek udhëtimi 17 mijë km me biçikletë

Çmenduritë e tifozërisë argjentinase. Nga ndalimet në stadiume tek udhëtimi 17 mijë km me biçikletë

June 16, 2026
Nga bagazhet te rimbursimet, si pritet të ndryshojnë të drejtat e pasagjerëve në BE

Nga bagazhet te rimbursimet, si pritet të ndryshojnë të drejtat e pasagjerëve në BE

June 16, 2026
Samiti i G7, kryediplomati gjerman: Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë mund të fillojnë para verës

Samiti i G7, kryediplomati gjerman: Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë mund të fillojnë para verës

June 16, 2026
“Dëmin po e bën sheqeri”/ Kardiologia ngre alarmin: Hipertensioni tek fëmijët është dyfishuar

“Dëmin po e bën sheqeri”/ Kardiologia ngre alarmin: Hipertensioni tek fëmijët është dyfishuar

June 16, 2026
Arrestohen dy shqiptarë në Mykonos për vjedhje nga kantieret e ndërtimit të hoteleve

Arrestohen dy shqiptarë në Mykonos për vjedhje nga kantieret e ndërtimit të hoteleve

June 16, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

Kodi penal në konsultim publik, ashpërsohen ndëshkimet ndaj atyre që abuzojnë me fondet e BE

June 16, 2026
FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

FBI: Shmangëm atentatin në Shtëpinë e Bardhë, mund të kishte mijëra viktima

June 16, 2026
Bido akuzon Muçin: Proteston në Zvërnec, por jo në Butrint ku është aksioner babai i tij

Bido akuzon Muçin: Proteston në Zvërnec, por jo në Butrint ku është aksioner babai i tij

June 16, 2026
Sekuestrohen vila e hotele/ SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, bllokohen 150 milionë euro pasuri

Sekuestrohen vila e hotele/ SPAK godet grupin e Eldi Dizdarit dhe Dritan Gjikës, bllokohen 150 milionë euro pasuri

June 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In