• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

I bënë vaksinë teksa ishte me temperaturë, Lindita tregon rastin e së motrës: Ndenji 7 vite në spital

by E S
19/07/2026 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gabim mjekësor i ndodhur vite më parë ka përmbysur plotësisht jetën e një familjeje shqiptare, histori e cila u rrëfye me emocione të forta në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty”.

Lindita, motra e madhe, tregoi mes lotësh historinë prekëse të Irmës, e cila pasi mori një vaksinë teksa ishte me temperaturë, u diagnostikua me një formë të rëndë meningjiti. Kjo neglizhencë bëri që vogëlushja e atëhershme të kalonte plot 7 vite e shtruar në spital, pa pasur mundësi të fliste apo të ecte.

Ky kalvar i gjatë vuajtjesh detyroi nënën e tyre të sacrifikonte gjithçka duke qëndruar mbi kokën e Irmës, ndërsa barra e rritjes së motrave të tjera i mbeti Linditës.

Ardit Gjebrea: Motra e madhe do më tregosh pak për Irmën?

Lindita: Po patjetër! Irma ka lindur në vitin 1966, është motra e katërta e jona. Lindi një fëmijë shumë i bukur dhe shumë e shëndetshme. Për një vit kaloi shumë mirë dhe pa probleme. Aso kohe bëheshin vaksinat e radhës nëpër shtëpi dhe vijnë të konsultores dhe i bëjnë vaksinën.

Ardit Gjebrea: Kush ishte atëherë në shtëpi?

Lindita: Gjyshërit. Rrinim me mamin dhe me babain, por ata ishin në punë. I bëjnë vaksinën pa e kontrolluar. Irma kishte pasur temperaturë, ato i bëjnë vaksinën dhe i hipën një temperaturë më e lartë. Më vonë vjen mami dhe babai, e panë për temperaturë, por nuk i zbriste. Bëmë ç’bëmë e çuam në spital, te QSUT, ishte e pamundur që Irmës t’i zbriste temperatura. Doktorët rekomanduan, që ta çonim në Sanatorium, sapo bënë vizitat doktorët konstatuan që Irma kishte kaluar meningjit, nga më të vështirat. I thanë mamit ‘kjo ka një vështirësi shumë të madhe në jetë, do një përpjekje shumë të madhe, mirëpo na duhet ndihma juaj’, duhet të rrinte një njeri te koka. Mami u detyrua të rrinte në spital, sepse Irma ishte me gji. Ndërkohë ne rrinim në shtëpi me gjyshërit. Vitet kalonin, Irma ishte akoma në spital.

Ardit Gjebrea: Sa vite kaluan?

Lindita: 7 vite! Irma nuk reagonte, nuk fliste dhe as nuk ecte. Me kalimin e kohës morëm një shtëpi, në shtëpi do të ishim vetëm. Irma vazhdonte akoma e sëmurë. Në shtëpinë që morëm më mbeti prapë një barrë e madhe, sepse duhet të merresha me motrat, sepse mami ishte me Irmën. Duhet që ta mësonte, të ecte dhe të fliste.

Next Post
Argjentina luan finalen e shtatë të historisë, Spanja ka 1 finale të fituar në vitin 2010

Argjentina luan finalen e shtatë të historisë, Spanja ka 1 finale të fituar në vitin 2010

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

Sekretet e Michelangelos dalin në dritë pas 500 vitesh, zbulohet peneli i veçantë që përdori në kryeveprën e tij

November 1, 2026
Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut

November 1, 2026
Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

Edi Rama shpërndan pamjet: Përfundon Loti 2 i rrugës Papër–Ura e Grykshit në Elbasan

November 1, 2026
Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

Koreja e Veriut teston bombën thërrmuese për raketat balistike

November 1, 2026
Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

Mjaft me Instagram dhe TikTok për personat nën 15 vjeç, Turqia vendos rregulla të rrepta për mediat sociale

November 1, 2026
“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

“Vetëm ushtria e di çfarë ka ushtria!” / Nufi flet për blerjet sekrete: Një dorë e huaj ose vendase kërkon të na sabotojë

November 1, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi, përsëritet votimi në 53 qendra ku pati parregullsi

November 1, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kujt i shërbejnë sulmet, inatet personale dhe mllefet ndaj Shqipërisë? 

November 1, 2026
SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In