• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

by A R
07/04/2026 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Posaçme ka refuzuar sot kërkesën e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, për zëvendësim të masës së sigurisë.

Vetë Beqaj ka kërkuar në seancë që mbrojtjen ta bejë në sallë dhe jo në kafazin e sigurise.

Ndërkohë mediat kanë zbardhur fjalën e plotë të ish-ministrit:

Kërkoj qe te me mundesoni qe mbrojtjen në këtë seancë ta bej në sallë dhe jo në kafazin e sigurise. Sipas rregullave të sigurisë në gjykata.

E bëj sot këtë kërkesë para jush, sepse sot jeni ju ajo që keni vendosur qe unë duhet te rri në burg në pritje te gjykimit. Them në pritje të gjykimit sepse akuza më është njoftuar para 13 muaj e 20 dite (415 dite).

Veprimet hetimore kanë nisur prej 37 muaj e 7 dite (1132 dite).

Procedimi penal është regjistruar prej 31 muaj e 1 dite (941 dite)

I burgosur jam prej 21 muaj e 3 dite (638 dite).

Mbajtja në kafazin e sigurise më cënon mbrojtjen efektive. Kështu arsyeton GJEDNJ:

* Në çështjen Svinarenko dhe Slyadnev kundër Rusisë, GJEDNJ konstatoi se mbajtja
e të pandehurve ne nje kafaz metalik perben trajtim degradues ne kuptim te nenit 3 të KEDNJ-se dhe demton rende prezumimin e pafajesise ne kuptim te nenit 6.

* Në çeshtjen Ashot Harutyunyan kunder Armenise, Gjykata theksoi se nje “kafaz
hekuri” krijon menjëherë perceptimin se i akuzuari eshte nje “kriminel i rrezikshem”, sidomos ne rastet kur nuk ekziston asnjë rrezik real per sigurine publike, situate kjo që i ngjan drejtperdrejt rastit tim.

* Në çështjen Khodorkovskiy dhe Lebedev kundër Rusisë, GJEDNJ u shpreh edhe
më prerë se mbajtja e te pandehurve në kafaz:

* dëmtoi komunikimin me mbrojtesit;
* kufizoi pjesemarrjen reale dhe te ndergjegjshme ne proces;
* minoi te drejtën per nje proces te drejtë.

Këto vendime tregojnë se kafazi i sigurise nuk eshte thjesht nje detaj i organizimit te salles,
por shkelje ne vetvete e nenit 3 dhe nenit 6 te KEDNJ-se, kur nuk provohet domosdoshmëria dhe proporcionaliteti i tij.

Më kujtohet që kryeministri Fatos Nano nuk ka qënë në kafaz në gjykimin ndaj tij, por ka qene në sallë.

Aktualisht, kryetari i bashkise se Stambollit në gjykimim ndaj tij është në sallë dhe jo në kafaz.

Vendimi për rrëzimin e kërkesës sime për ndryshimin e mases as më befason dhe as me habit. Mesa duket, një politikan ish-ministër duhet të rrijë me patjetër në burg. Me të drejtë a pa të drejtë, në paraburgim apo në vuajtje dënimi, pak rëndësi ka. Zjarri i luftës antikorrupsion duhet mbajtur gjithnjë ndezur. KEDNJ, GJEDNJ, Kushtetuta, procedura penale janë aksesorë kozmetikë para luftes kunder korrupsionit.

I bëhet qejfi ndërkombëtarëve. I bëhet qejfi edhe opozitës që kërkon monitorim ndërkombëtar pasnesër në Gjykatën e Lartë, paçka se ngaterron me qellim një masë shtrënguese “arrest në shtëpi” me lirim nga burgu.

Zjarri nuk mund të mbahet ndezur me degë, ashkla, shkarpa apo gjethe. Ky zjarr do kërcuj, do trungje.

Zyrtari i lartë i më i fundit me liri të privuar prej 14 muajsh është Erion Veliaj.

Para tij është Ilir Meta (18 muaj me liri të privuar).

Më i hershëm jam unë (21 muaj me liri të privuar).

Seicili i padenuar.

U kërkoj ndjesë të dyve qe i përmend pa miratimin e tyre paraprak.

Meqë pas 10 shkurt 2025 nuk i është privuar liria asnjë zyrtari apo ish zyrtari të lartë, ndryshimi i masës se sigurimit ndaj meje do të dukej si zbehje e luftës kundër korrupsionit.

Meqë akuza pretendon se është fjala për të drejtë europiane,

Meqë organi i akuzës pretendon se une kam cënuar rrugën e Shqipërisë në integrimin europian,

Meqë gjykatat janë shprehur për zbatim të tërthortë të legjislacionit europian,

Meqë jam sot para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion,

Si dhe për ti bërë qejfin deri në fund ndërkombetarëve,

Dua te sjell para te nderuarës gjykate Direktivën europiane për Luften kundër Korrupsionit.

Nuk kam mundur ta sjell më parë pasi është miratuar në datë 26 mars 2026 nga Parlamenti Europian, vetem një ditë para seancës së mëparshme.

Meqë Struktura e Posaçme ndjen se i është ngarkuar misioni historik të luftojë korrupsionin që Shqipëria të anërarësohet në BE, po sjell para jush çfarë thotë dhe kërkon BE për vehte për korrupsionin dhe luftën kundër tij.

Direktiva fillon me:

“Korrupsioni mbetet një problem i rëndësishëm në nivel të Unionit, duke kërcënuar stabilitetin dhe sigurinë e shoqërive, duke përfshirë edhe mundësimin e krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rënda. Korrupsioni minon institucionet demokratike dhe vlerat universale mbi të cilat është themeluar Unioni, veçanërisht sundimin e ligjit, demokracinë, barazinë dhe mbrojtjen e të drejtave themelore. Ai rrezikon zhvillimin, prosperitetin dhe qëndrueshmërinë dhe përfshirjen e ekonomive tona. Luftimi i korrupsionit është thelbësor për forcimin e cilësisë së demokracisë dhe për realizimin e plotë të sundimit të ligjit. Për të parandaluar dhe luftuar në mënyrë efektive korrupsionin, kërkohet një qasje gjithëpërfshirëse dhe shumëdisiplinore. Qëllimi i kësaj Direktive është të trajtojë korrupsionin me anë të ligjit penal, duke lejuar një bashkëpunim më të mirë ndërkufitar midis autoriteteve kompetente.”.

Ndersa në nenet 3-11 identifikojnë sjelljet e ndaluara qe vendet anëtare të BE duhet të përfshijnë në ligjet penale respektive.

Neni 3 – Ryshfeti në sektorin publik (Bribery in public sector)
Neni 4 – Ryshfeti në sektorin privat (Bribery in privat sector)
Neni 5 – Përvetësimi i paligjshëm (Misappropriation)
Neni 6 – Trafikimi i ndikimit (Trading in Influence)
Neni 7 – Ushtrimi i paligjshëm i funksioneve publike (Unlawfull exercise of public functions)
Neni 8 – Pengimi i drejtësisë (Obstruction of Justice)
Neni 9 – Pasurimi nga veprat penale të korrupsionit (Enrichment from corruption offences)
Neni 10 – Fshehja (Concealment)
Neni 11 – Nxitja, ndihma dhe inkurajimi, dhe tentativa (Inciting, aiding and abetting, and attempt)

Neni 7 është praktikisht “shpërdorimi i detyrës”. Përmbajtja e nenit është “Shtetet Anëtare marrin masat e nevojshme për të siguruar që, kur janë të qëllimshme, të paktën disa shkelje të rënda të ligjit në kryerjen ose moskryerjen e një veprimi nga një zyrtar publik në ushtrimin e funksioneve të atij zyrtari përbëjnë vepra penale. Shtetet Anëtare mund ta kufizojnë zbatimin e këtij Neni në kategori të caktuara të zyrtarëve publikë.”

Por nga përmbajtja norma penale është më e ngushtë se neni aktual 248 i KP shqiptar.
Europa thote “kur janë të qëllimshme”, ligjit penal shqiptar nuk i intereson me ose pa qellim, por vetem dashja.

Europa thotë “disa shkelje të rënda”, ligji penal shqiptar eshte dispozite blanket.

Me interes është edhe Neni 17 (Privilegjet në lidhje me hetimin dhe ndjekjen penale të veprave penale të korrupsionit dhe imuniteti nga ato) me përmbajtje: “Përveç nëse është në kundërshtim me kushtetutat, parimet dhe ligjet e tyre kushtetuese, Shtetet Anëtare duhet të marrin masat e nevojshme për të siguruar që “privilegjet në lidhje me” dhe “imuniteti nga” hetimi dhe ndjekja penale që gëzojnë zyrtarët kombëtarë për veprat penale të përmendura në këtë Direktivë të mund të hiqen.”.

Shqipëria nuk ka imunitet si për hetim ashtu edhe për ndjekje penale për askënd. Këtë qe kërkon BE Shqipëria e ka të miratuar dhe të provuar.

Ftoj, si organin e akuzës ashtu edhe gjykatën, të mbajnë në konsideratë përcaktimet e kësaj direktive në luftën kundër korrupsionit.

Po kthehem edhe një here te kërkesa fillestare.

E nderuar zonja gjyqtare,

Më mundësoni të mbrohem siç përcakton GJEDNJ.

Prezenca ime më sallë nuk i sjell asnjë rrezik askujt. Në Komisionin hetimor parlamentar kam qënë për rreth 16 orë jashtë një kafazi sigurie. Besoj se për 12 muaj në seancë paraprake kam qënë korrekt me gjykaten dhe të gjitha palët në proces. Mund te merrni edhe vlerësim për sjelljen time nga IEVP Durres dhe DPB.

Ju lutem më jepni një përgjigje që tani.

Faleminderit,

Next Post
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In