• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hyn në fuqi formula e re, indeksim 6.4% i pensioneve

by E B
27/04/2026 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendimi i qeverisë për miratimin e indeksimit të bazës së vlerësuar për pensionet me 6.4% do të prekë drejtpërdrejt të gjithë qytetarët që kanë dalë ose do të dalin në pension nga 1 janari 2026 e në vijim. Ky koeficient do të përdoret për përllogaritjen e pensionit fillestar, duke reflektuar rivlerësimin e kontributeve të paguara ndër vite.

Në thelb, bëhet fjalë për një mekanizëm që rrit bazën mbi të cilën llogaritet pensioni, por efekti final ndryshon nga individi në individ, në varësi të historikut të kontributeve dhe nivelit të pagave.

“Shpjegon çfarë do të thotë konkretisht 6.4% dhe si përkthehet në rritje reale pensioni, pra që është një koeficient që merr për bazë kontributet ndër vite dhe inflacionin përgjatë periudhës kontributive, duke rritur masën e pensionit për ta bërë më dinjitoz për kohën në të cilën jetojmë”, thotë eksperti i pensioneve, Kujtim Hoxha.

Për ta bërë më konkrete, një person që ka dalë në pension këtë vit merr një pagesë prej 20 mijë lekësh; me vendimin e ri, pra me indeksimin 6.4%, do të marrë rreth 21 mijë e 200 lekë.

Vendimi parashikon edhe kufizime. Për periudhën para vitit 2002, baza nuk mund të kalojë trefishin e pagës minimale, ndërsa për vitet pas 2002 aplikohet tavani i pagës maksimale.

“Shqetësim mbetet çështja e barazisë mes brezave, pasi mënyra e indeksimit dhe referencat e përdorura mund të krijojnë diferenca mes atyre që dalin sot në pension dhe atyre që kanë dalë më herët. Këto kufij synojnë të ruajnë ekuilibrat në skemë, por në të njëjtën kohë mund të frenojnë përfitimet për ata me paga më të larta”, shprehet Hoxha.

Efektet financiare të këtij vendimi do të mbulohen nga buxheti i sigurimeve shoqërore dhe aplikohen vetëm për pensionet e reja. Në një kohë kur presionet mbi skemën e pensioneve janë në rritje, indeksimi mbetet një instrument kyç për të balancuar interesat e përfituesve me qëndrueshmërinë e sistemit.

Next Post
“Izraeli duhet të ndryshojë drejtim”, rivalët e Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme

"Izraeli duhet të ndryshojë drejtim”, rivalët e Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

Studioja prestigjioze “Bjarke Ingels Group” shpallet fituese e konkursit për “Tirana Fountain Tower”

October 1, 2026
Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

October 1, 2026
Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

October 1, 2026

Normale që nuk ju pëlqen

October 1, 2026
“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb

October 1, 2026
Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

Pse PD po i kundërvihet Ursula Von der Leyen?!

October 1, 2026
Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com