• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Izraeli duhet të ndryshojë drejtim”, rivalët e Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme

by E B
27/04/2026 17:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po përballet me mundësinë që në zgjedhjet e planifikuara më vonë këtë vit të garojë kundër një super-koalicioni të djathtë-qendror, pasi dy nga rivalët e tij më të fortë politikë kanë bashkuar forcat në një përpjekje për ta rrëzuar nga pushteti, duke ftuar edhe një lider të tretë partie që t’u bashkohet.

Në një lëvizje që disa analistë e krahasojnë me koalicionin e qendrës së djathtë që rrëzoi Viktor Orbán-in nga pushteti në Hungari, ish-kryeministrat (i djathti Naftali Bennett dhe ai i qendrës Yair Lapid) njoftuan bashkimin e partive të tyre (Bennett 2026 dhe Yesh Atid “Ka një të ardhme”).

Ky zhvillim vjen në një kohë kur Netanyahu bëri të ditur se kohët e fundit kishte hequr një tumor malinj nga prostata, duke ngritur pikëpyetje mbi kohën e publikimit të këtij informacioni, i cili ishte i paqartë në detaje, si dhe mbi gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore. Çështje këto që tashmë pritet të bëhen pjesë e debatit elektoral.

“Jemi këtu së bashku për hir të fëmijëve tanë. Shteti i Izraelit duhet të ndryshojë drejtim”, deklaroi Lapid gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Bennett të dielën, citon The Guardian.

Bennett tha se partia e re do të quhet “Together” (Së bashku) dhe se ai do të jetë drejtuesi i saj. “Pas 30 vitesh, është koha të ndahemi nga Netanyahu dhe të hapim një kapitull të ri për Izraelin”, u shpreh ai.

Bennett ftoi gjithashtu Gadi Eisenkot, ish-shef i shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe lider i partisë Yashar, që t’u bashkohet. Sondazhet sugjerojnë se bashkimi i tre partive do të krijonte grupimin më të madh në Knesset. Të hënën, Eisenkot i kërkoi Bennett-it të koordinojë çdo hap të ardhshëm me të.

Megjithëse Eisenkot nuk ka njoftuar zyrtarisht nëse do t’i bashkohet koalicionit, ai e mirëpriti shpejt këtë bashkim.

“Qëllimi për të fituar zgjedhjet vendimtare që kemi përpara është i përbashkët”, shkroi ai, duke i quajtur “partnerë” dy ish-kryeministrat Bennett dhe Lapid dhe u zotua të veprojë “me përgjegjësi dhe mençuri” për të arritur “fitoren dhe ndryshimin e nevojshëm për shtetin e Izraelit”.

Next Post
Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

October 2, 2026
Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

October 2, 2026
“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

October 2, 2026
Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

October 2, 2026
Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

Algjeria rikthen dënimin me vdekje për zjarrvënësit e pyjeve dhe rrëmbyesit e fëmijëve

October 2, 2026
Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

Rama: Shqipëria dikur njollë e zezë në turizëm, sot numërojmë mbi 12 milionë turistë

October 2, 2026
Incidenti me avionin Dubai-Tel Aviv/ Piloti indian rrëfen momentet dramatike: Po humbnim lartësi, hapa derën e kabinës të shpëtoja pasagjerët

Incidenti me avionin Dubai-Tel Aviv/ Piloti indian rrëfen momentet dramatike: Po humbnim lartësi, hapa derën e kabinës të shpëtoja pasagjerët

October 2, 2026
Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë

Protestat në Tiranë, Rama ironizon demokratët amerikanë: Nëse nuk mund ta mposhtni Trumpin në SHBA, mos ejani tek ne për t’u hakmarrë

October 2, 2026
“Shqipëria në një fazë të re të turizmit”, Ibrahimaj: Fokus te përvojat, teknologjia dhe shërbimet

“Shqipëria në një fazë të re të turizmit”, Ibrahimaj: Fokus te përvojat, teknologjia dhe shërbimet

October 2, 2026
FOTO/ Rihanna tërheq vëmendjen e fansave me pozat në të brendshme: “Është ajo kohë!

FOTO/ Rihanna tërheq vëmendjen e fansave me pozat në të brendshme: Është ajo kohë!

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com