• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Hyjnë në fuqi më 1 Janar”- Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Trump ua rrit tarifat 50% për çelikun dhe automjetet: Ata na kanë plaçkitur!

by A. Q
24/08/2026 17:39
Uashingtoni paralajmëron “ofensivën më të madhe financiare” ndaj Iranit, Teherani kërcënon mbylljen e eksporteve të naftës -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka përshkallëzuar luftën tregtare me Kanadanë duke njoftuar se do të rrisë në 50% tarifat për importet e makinave, kamionëve dhe çelikut kanadez. Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri me dije se masat e reja tarifore do të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027.

Trump e arsyetoi këtë vendim duke akuzuar Otavën se ka dëmtuar fermerët amerikanë përmes politikave të saj dhe se “ka mashtruar Shtetet e Bashkuara për vite me radhë”.

Kjo masë e re nënkupton dyfishimin e detyrimeve kryesore doganore të SHBA-së për automjetet kanadeze, të caktuara aktualisht në nivelin 25%, ndërsa tarifat për importet e çelikut ndodhen tashmë në kuotën e 50%.

“Prodhojeni në SHBA dhe tarifat do të jenë zero. Kanadaja nuk do të trajtohet më si një shtet!”, shkroi Trump. Kanadaja ka plaçkitur Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vite me radhë”, deklaroi Trump, duke e cilësuar situatën si “të paqëndrueshme”.

Ai vijoi kritikat ndaj Otavës, duke argumentuar se Kanadaja është shumë më e varur nga tregtia me SHBA-në sesa anasjelltas.

“Ne nuk kemi nevojë për Kanadanë. Kanadaja ka nevojë për ne”, tha presidenti amerikan.

Paralajmërimi i Uashingtonit vjen pasi pala kanadeze kërkoi uljen e këtyre tarifave si pjesë të një pakti të ri tregtar me SHBA-në, bisedime të cilat dukeshin pranë përfundimit përpara se të dështonin mbrëmjen e së premtes.

Ky përshkallëzim pason vendimin e të shtunës, ku SHBA-ja vendosi tarifa prej 50% mbi një sërë mallrash kanadeze me një vlerë të përgjithshme prej rreth 20 miliardë dollarësh, me fokus te verërat, çimentoja dhe produkte të tjera industriale e bujqësore.

Next Post
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

Ish-legjendat e futbollit i dalin kundër Infantinos, i kërkojnë largimin nga kreu i FIFA-s: Mjaft më!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com