• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

by A R
26/12/2025 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka miratuar një udhëzim të ri, i cili rrit me 25% çmimet e referencës që përdoren nga Doganat për zhdoganimin e automjeteve të përdorura, përfshirë autoveturat, kamionçinat, furgonët dhe kamionët.

Çmimet e referencës përdoren në rastet kur automjeti ka vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i publikuar në buletinet zyrtare të çmimeve, si “Quattroroute”, “Tuttotrasporti”, “Schwackeliste” etj., të cilat pasqyrojnë çmimet e shitjes në tregjet europiane.

Ndryshimet parashikohen në Udhëzimin Nr. 26, datë 17.12.2025, “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 3, datë 23.1.2018, ‘Për vlerësimin e mallrave për qëllime doganore’”, i cili hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Rritja e çmimeve për autoveturat

Sipas udhëzimit të ri, pragu minimal i vlerësimit doganor për autoveturat rritet si më poshtë:

  • Deri në 1400 cc: nga 130 mijë lekë në 162.500 lekë
  • Nga 1400 deri në 1900 cc: nga 200 mijë lekë në 250.000 lekë
  • Nga 1900 deri në 2500 cc: nga 325 mijë lekë në 406.000 lekë
  • Nga 2500 deri në 3000 cc: nga 400 mijë lekë në 500.000 lekë
  • Nga 3000 deri në 4500 cc: nga 500 mijë lekë në 625.000 lekë
  • Mbi 4500 cc: mbetet e pandryshuar në 1.000.000 lekë

Rritja e çmimeve për kamionçinat, furgonët dhe kamionët

Rritja me 25% aplikohet edhe për mjetet e transportit të mallrave, sipas kapacitetit mbajtës:

  • Deri në 1.5 tonë: nga 400 mijë lekë në 500.000 lekë
  • Nga 1.5 deri në 3.5 tonë: nga 600 mijë lekë në 750.000 lekë
  • Nga 3.5 deri në 10 tonë: nga 850 mijë lekë në 1.062.500 lekë
  • Nga 10 deri në 15 tonë: nga 1 milion lekë në 1.250.000 lekë
  • Mbi 15 tonë: nga 1.2 milion lekë në 1.500.000 lekë

Çfarë ndryshon në praktikë

Me këto ndryshime, Doganat nuk do të mund të pranojnë një vlerë zhdoganimi më të ulët se këto pragje minimale për automjetet e përdorura me vit prodhimi më të hershëm se viti i fundit i pasqyruar në buletinet zyrtare të çmimeve.

Gjithashtu, me hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri, pika 18 e udhëzimit të mëparshëm shfuqizohet.

Marrë nga Monitor

Next Post
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

February 17, 2026
“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

“Lider në botë për inteligjencën artificiale”, Rama: Do bashkëpunojmë me NVIDIA për “Diellën” dhe prokurimet publike

February 17, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

February 17, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

February 17, 2026
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

February 17, 2026
“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

February 17, 2026
Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

February 17, 2026
Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

February 17, 2026
Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In