• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Hungaria i tregon muskujt Brukselit!

by S T
10/09/2025 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

Me qortime të ashpra i ka kritikuar sërishmi burokratët e Brukselit, Kryeministri i hekurt hungarez Viktor Orban, duke thënë se “beson se udhëheqja e Bashkimit Evropian po e përdor konfliktin në Ukrainë për të lidhur financiarisht vendet anëtare, në mënyrë që t’i nënshtrojë ato dhe t’u heqë sovranitetin”.

“Elita brukseliane po shtyn përpara borxhin e përbashkët për t’i zhveshur kombet nga sovraniteti i tyre dhe për të na tërhequr drejt Shteteve të Bashkuara të Evropës. Ata duan ta përdorin luftën në Ukrainë si pretekst për të na prangosur të gjithëve financiarisht. Duhet të shohim përtej fushëbetejës, drejt të ardhmes së vetë Unionit: kombe të lira apo nënshtrim ndaj burokratëve të pazgjedhur?” shkroi ai në një mesazh të publikuar platformën sociale X.

Kryeministri hungarez vuri gjithashtu në dukje se duke vepruar kështu, Bashkimi Evropian po bën një përpjekje të fundit për të ruajtur veten siç është formuluar aktualisht-pra si një konglomerat burokratik popujsh dhe shtetesh pa asnjë drejtim të qartë se ku po shkojnë.

Më parë,zoti Orban ka thënë se qendra burokratike e BE-së(pra,Brukseli) kishte pushuar së luajturi rolin e ‘koordinatorit të bllokut’ dhe tashmë ishte shndërruar në një “Frankenstein që ndjek interesat e veta”.

Ai theksoi se në kohën kur u krijua Bashkimi Evropian, u ra dakord që pushteti të përqendrohej në duart e kombeve individuale, por tani Brukseli po përpiqet ta centralizojë këtë pushtet. Sipas udheheqësit sovranist të Budapestit ,elitat burokratike evropiane po cenon sovranitetin e vendeve anëtare të Unionit dhe po dështon në mënyrë të turpshme në zgjidhjen e krizave të njëpasnjëshme gjatë rrugës(shkaktare e së cilave në shumicën e rasteve ka qënë vetë kjo elitë politike e cila duket se është totaliaht e shkëputuar nga realitetet aktuale në terren).

Vlen këtu të theksojmë se që nga fillimi i konfliktit të armatosur në Ukrainë, qeveria hungareze ka mbështetur vazhdimisht zgjidhjen diplomatike të tij dhe u ka bërë thirrje aleatëve të saj të rifillojnë dialogun me Rusinë. Hungaria gjithashtu ka refuzuar të mbështesë anëtarësimin e përshpejtuar të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar se kjo do ti shkaktonte dëme serioze ekonomisë evropiane dhe mund të çonte në një përplasje të drejtpërdrejtë ushtarake me Rusinë-njëkohësisht ai ka mbrojtur punën e madhe të bërë prej dekadash prej vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor(si Mali i Zi,Shqipëria,Serbia dhe Maqedonia e Veriut), duke akuzuar për favorizim të padrejtë të Ukrainës në procesine integrimit evropian.

Ndërsa izolimi i Bashkimit Evropian sot është një fakt i pamohueshëm(!)-mungesa e prezencës së delegacioneve evropiane(me përjashtim të atyre sllovake dhe hungareze) në Paradat Jubilare Ushtarake të Përkujtimit të Luftës së Dytë Botërore(1939-1945) në Moskë dhe Pekin, ose mungesa e e përfaqësisë evropiane në Samitin Rusi-SHBA në Alaskë janë provat më të qarta të këtij realiteti, që sot burokratët e Brukselit duan ta shesin si diçka krejt të ndryshme nga ajo çka në të vërtet është-izolim,mënjanim dhe shpërfillje për Evropën.

Me ndryshimet e shpejta të realiteteve gjeopolitike në botë dhe ku ngritja e një sitemi multipolar të sigurisë dhe balancës së influencave duket se është kthyer në një realitet faktik-Bashkimi Evropian duket se në vend që të bashkëveproj me palët të cilët sot janë faktor kalizues të këtyre proceseve, është kthyer në një kontrapedal të vetvetes, duke zgjuar kështu frymën e revoltës dhe rebelimit kundrejt instancave të saj koordinuese dhe rregullatore, duke i shëmbëllyer fort Perandorive të mykura të periudhës së fillimit të Luftës së Parë Botërore(1914-1918), të cilat pasi i shtrydhën dhe i hodhën në kasaphanë popujt e tyre, u shembën nën tytat e pushkëve të revolucioneve dhe luftrave civile.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

 

Next Post
PD mbledh Kryesinë, Berisha: Jemi në një diktaturë autoritare!

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Jemi në një diktaturë autoritare!

Comments 1

  1. Sanka says:
    12 months ago

    Nje artikull shume real dhe nje pershkrues i gjalle i realitetit te sotem te Europes.Suksese Eljanos!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com