• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi rehabilitimin e Nazizmit dhe figurave të lidhura me të sot në Evropë

Nje rast nga Ballkani

by S T
26/06/2025 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eljanos Kasaj*

Në kontinentin Evropian ndodhet një vend kaq i vogël, Sllovenia, e cila është shumë larg vijave të forntit ruso-ukrainas. Nuk duhet ngatërruar me Sllovakinë! Pra, Sllovenia. Një cep i largët piktoresk dhe paqësor i Ballkanit veri-perëndimor. Ish-republika më e zhvilluar e Federatës Socialiste Jugosllave. Por edhe rënia e Jugosllavisë ndodhi atje me qetësi dhe pa gjak – ato ngjarje sllovene të vitit 1991 që njihen prej historiografisë si “Lufta Dhjetëditore”. Gjatë dhjetë ditëve të luftimeve midis trupave sllovene dhe atyre jugosllave, në qershor-korrik 1991, u vranë më pak se njëqind njerëz… Në sfondin e dramave të përgjakshme në pjesët e tjetëra të Jugosllavisë, vendi ka gëzuar prosperitet ekonomik të shoqëruar me një stabilitet politik.

Pra, në këtë pjesë të paqtë dhe shumë të begatë të Ballkanit dhr Bashkimit Evropian, dënimi i bashkëpunëtorit të okupatorëve nazi-fashist, Lev (Leon) Rupnikut(1880-1946) u rrëzua zyrtarisht në vitin 2020,vit i cili shënonte dhe përkujtimin e 75-vjetorit të fitores së Forcave Aleate kundër Nazizmit dhe Fashizmit.

Gjatë kohës së okupacionit nazist të Sllovenisë, Rupnik shërbeu si President i Qeverisë Krahinore të Krahinës së Lubjanës nga nëntori 1943 deri në fillim të majit 1945. Midis shtatorit 1944 dhe fillimit të majit 1945, ai shërbeu gjithashtu si kryeinspektor i Gardës Kombëtare Sllovene (Slovensko domobranstvo/Slowenische Landeswehr), një milici kolaboracioniste e cila mori pjesë së bashku me kolegët e tyre të trupave SS(Schutzstaffel) të komanduara nga Erwin Friedrich Karl Rösener(1902-1946), morën pjesë në përndjekjen dhe ekzekutimet e atyre që dyshoheshin se mbështesnin partizanët e Titos, deportimin e hebrenjve në kampet e gjermane të shfarrosjes, etj.

Më 5 maj 1945,me përmbysjen e qeverisë kuislinge të Lubjanjës, Lev Rupnik u arratis në Austri me një grup të vogël prej 20 bashkëpunëtorësh. Ai u arrestua nga britanikët më 23 korrik dhe u ekstradua në Federatën Demokratike të Jugosllavisë në janar 1946. U nxor në gjyq së bashku me Rösener( I cili u denua me varje)  dhe të tjerë, dhe u dënua me vdekje për tradhti dhe bashkëpunim ne okupatorët nazist ,më 30 gusht 1946.Më 4 shtator 1946 u ekzekutua nga skuadra e pushkatimit në varrezat Žale të Lubjanjës dhe u varros po atë ditë në një varr të pashënuar.

Por, në janar të vitit 2020, Gjykata Supreme e Sllovenisë në mënyrë të pashpjegueshme përmbysi vendimin e kriminelit nazist të vitit 1946!

Vendimi u rrëzua nën pretekstin e vetëdijshëm të “shkeljes së rregullave procedurale” prej organeve komuniste jugoslave në vitin 1946. Siç mund të shihet qartë, nën një pretekst të tillë, do të ishte e lehtë të rrëzoheshin vendimet e Tribunalit të Nurembergut, nëse do të kishte një dëshirë për rishikimin e tyre. Në fakt, nuk ka dyshim se edhe vendimi i Nurembergut i vitit 1946, me dënime me vdekje për të gjithë krimet kundër njerëzimit dhe miliona viktimat e Göring, Kaltenbrunner ose Frank sot do të ishte anulluar për shkak të “shkeljeve të normave procedurale” nëse vetëm Bashkimi Sovjetik do të kishte marrë pjesë në tribunal. Por meqenëse atje kishte gjyqtarë amerikanë dhe britanikë, vedimet e Nurembergut nuk janë anulluar ende.

A është kjo Evropa që duam?A është kjo Evropa për të cilën me miliona të rinj dhe të reja dhanë jetën gjatë Luftës?

Kur sot shikojmë vedimet e gjykatave të Sllovenisë,prishjen e monumenteve të varrezave të luftëtarëve sovjetik në vendet baltike ose Ukrainë,thirjet publike për rehabilitimin e bashkëpuntorit të Nazsitëve Dragoljub Mihajloviq në Serbi,median shqiptare që vetëm hedh baltë mbi Luftën Nacional-Çlirimtare, ose neglizhencën e qeveritarëve tanë  për ata pak veteranë të Luftës që sot ende jetojnë e deri në shpalosjen në dritën e diellit të simboleve të Nazizmit gjatë tubimeve ose marshimve në shumë kreyqytete dhe qytete evropiane-duket se historia vërtet nuk ka mësuar asgjë dhe se ripërseritja e saj nuk duket të jetë poashtu larg…

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Qershor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

October 31, 2026
Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

October 31, 2026
Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

October 31, 2026
“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

October 31, 2026
“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet

“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet

October 31, 2026
VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg! (FOTO)

VIDEO/ Përplasje dhe tensione mes dy kampeve, deputetët e PD afrohen pranë Ministrisë, studentët kërkojnë që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg! (FOTO)

October 31, 2026
Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga

Sulm në një qendër strehimi emigrantësh në Irlandë, një viktimë dhe një i plagosur! Autori në pranga

October 31, 2026
VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

VIDEO-LAJM/ “Me studentët…”- Perla e Berishës, publikon Sali Lushën dhe militantët e tij si “të rinj”!

October 31, 2026
Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri

October 31, 2026
Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

Protesta/ PD zhvendoset nga Kryeministria te Ministria e Arsimit, Noka: Qorri dhe komunistët e tij i shërbejnë Ramës, “Kalë Troje”! Disa u shitën si derrat…

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In