Orban nuk ndalet në veçantitë e tij. Hungaria duket se do të vihet përballë zgjedhjes së futjes së dënimit me vdekje, ose qëndrimit në BE. Brukseli e ka bërë të qartë përmes shefit të Komisionit Europian Zhan-Klod Junker se nëse kryeministri hungarez Viktor Orban nuk tërhiqet nga propozimi i tij ka vetëm një zgjidhje, dalja nga Eurozona.
“Nëse kryeministri Viktor Orban nuk tërhiqet nga propozimi vendi do të duhet të largohet nga Bashkimi Evropian. Kush fut dënimin me vdekje nuk ka vend në Bashkimin Evropian, do të ishte ” bazë për divorc”. Karta e të drejtave themelore të Bashkimit Europian është ndalimi i dënimit me vdekje ” ka thënë Junker për “Süddeutschen Zeitung“.









