• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbi djalin në aksident me motor, Sabina rrëfen dhimbjen e madhe: E gjeta me buzëqeshje në fytyrë

by Java News
06/12/2023 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpejtësia tej normave të lejuara, pakujdesia apo dhe fati i keq shpesh janë kthyer në tragjedi për shumë familje shqiptare të cilat kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentet rrugore.

“Vizioni i Pasdites” i moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka sjellë këtë të mërkurë rrëfimin e dhimbshëm të Sabina Karisik Hasanaj, e cila humbi djalin e saj Emirin në “lulen” e rinisë, në një aksident me motor.

Hasanaj ka treguar për publikun e Vizion Plus se djali i saj Emiri ishte vetëm 22 vjeç kur u largua nga kjo jetë.

Nëna e Emirit tregoi se prej 3 vitesh i duhet të jetojë me dhimbjen por dhe me kujtimet e bukura që Emiri ka lënë pas.

Ajo tregoi se ditën e ngjarjes ashtu si çdo nënë kishte merakun e djalit, por në asnjë moment nuk e kishte menduar se djali i saj do të kishte humbur jetën në atë aksident.

Ndërsa tregoi se kur e pa në spital, në fytyrën e Emirit kishte një buzëqeshje dhe asnjë lëndim në trup, e cila tashmë i ka mbetur në kujtesë në çdo moment.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Dhimbja nuk kalon asnjëherë, si kanë qenë këto 3 vite?

Sabina Karisik Hasanaj: Kjo dhimbje kurrë nuk harrohet, mendoj se ai jeton me ne, edhe pse nuk është me mua, ai është gjithmonë pranë meje, në mendimin tim.

Brikena Prifti: E kishit frikë?

Sabina Karisik Hasanaj: Ai ka patur dëshirën me makina me motorr. Në një moment kam menduar që e ka harruar motorrin, sepse i flisnim zakonisht. Pasi mori patentën e makinës, mendova se e harroi motorrin. Ai gjithmonë e ka patur dashurinë për motorrin. Prapë po them se nuk e ka fajin as motorri, por Zoti e ka dashur ashtu, më shumë se ne.

Brikena Prifti: Si e kujtoni atë natë?

Sabina Karisik Hasanaj: Ka qenë ditë e shtunë, edhe unë e kam patur pushim, edhe ka patur pushim, shpesh vinte në Shqipëri me motorr. Ai ka qenë i kompletuar edhe me lejen, edhe me rrobat e motorristave, i ka marrë për sigurinë e vet, as sot e kësaj dite se kuptojmë çfarë ndodhi atë ditën e aksidentit. Ai nuk ka qenë i pakujdesshëm. Ai e donte shumë motorrin, edhe nëse s’donte veten donte shumë motorin. Kur kam parë që kujdesej edhe në rrugë, më ka ikur pak frika, por çdo nënë ka frikë për fëmijën kur del jashtë shtëpisë. Atë ditë kam shkuar me vajzën në Ferizaj me shëtit se ishte ditë e shtunë, por për çudi ne asnjëherë nuk shkojmë në Ferizaj për shëtitje se kemi në Prishtinë dyqane. Jam takaur me Emrin në garazh i kam thënë a po vjen me ne, ai tha jo po pushoj, ai ka qenë momenti i fundit që e kam parë. Kemi qenë në Ferizaj dhe u kthyem pasi nuk po ndihesha mirë. Jemi kthyer. Atë ditë kam patur për të shkuar edhe në punë. Sa u shtriva, se mbaj mend kush më mori në telefon që shko merre babin se Emiri ka bërë aksident me motorr. Nuk e mbaj mend as si jam vesh as si kam shkuar, kam menduar vetëm që ka bërë aksident është plagos, nuk më shkonte në mendje se e ka humbur jetën. Me bashkëshortin u nisëm menjëherë, nuk e di se si kemi mbërritur në Ferizaj. Atë ditë kemi shkuar rrugës së vjetër dhe kemi parë se mos hasim për vendin e aksidentit, por nuk e menduam që ishte dhe rruga tjetër. Kur mbërritëm te spitali në Ferizaj kam parë disa djem në oborr, nuk e dija nëse ishin shokët e Mirit, kur i pyeta më thanë jo, pasi nuk mundeshin të flisnin. Unë mendova se ai është gjallë, por për fat të keq Emirin e kam gjet me buzëqeshje në fytyrë dhe në ato momente nuk e mendoja dot që nuk ishte gjallë. Nuk e di çfarë ka ndodhur më andej, se si jemi kthyer, atë moment nuk mundem ta harroj. Ajo ishte një ditë e vështirë dhe çdo ditë është me ne ajo ditë. Por prapë njeriu di të vazhdojë jetën. Por di që ai ka patur gjithmonë dëshirë me më pa të fortë, të qeshur./m.j

Next Post
Krizë sigurie në futbollin grek, pezullohet Superliga! Bojkot nga arbitrat

Krizë sigurie në futbollin grek, pezullohet Superliga! Bojkot nga arbitrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In