• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Humbi banesën e vjetër nga tërmeti, familja me dy kurorë në Farkë bëhet me dy shtëpi të reja, Veliaj: “Do t’i bëjmë të gjitha shtëpitë në Tiranë, është vetëm çështje kohe”

by Ardit Rada
03/03/2021 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Familja e Sadete Koshit në Farkë, 26 Nëntorin e tërmetit tragjik e gdhiu në qiell të hapur. Sot, një vit nga fatkeqësia, dy kurorat e kësaj familjeje, – Sadetja me bashkëshortin e saj dhe Luani me familjen e tij, – gëzojnë secila nga një shtëpi, falë Programit të Rindërtimit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sëbashku me deputetin e PS, Sadi Vorpsi dhe kreun e Njësisë Administrative Farkë, Ardian Tufa, vizituan këto dy familje, të cilat hynë në shtëpitë e reja, u shpreh se, të gjithë të dëmtuarit nga tërmeti tragjik do e gëzojnë këtë ditë.

“Dua të garantoj të gjithë të tjerët që pyesin “kur do vijë radha jonë?”: Do bëhen të gjitha shtëpitë! Ka filluar lagjJa “5 Maji”, ku po ngrihen pallatet e para. Sapo filloi edhe Kombinati. Këshilli Bashkiak dha javën e kaluar 200 kontrata për apartamentet në Kombinat, këtë javë 140 të tjera. Do vazhdojmë çdo javë, derisa të gjithë të marrin edhe kontratat e porosisë. Nga Biza e Martaneshit, ku kemi kufirin me Klosin e Burrelin, deri në Ndroq, ku kemi kufirin me Durrësin, nga kilometri 29 në Krrabë, ku kemi kufirin me Elbasanin, deri në Kashar në kufi me Rinasin, do i bëjmë të gjitha shtëpitë në Tiranë. Kjo vlen edhe për bashkitë e tjera. Është vetëm çështje radhe,” u shpreh Veliaj.

E zonja e shtëpisë, Sadetja u shpreh mjaft mirënjohëse për gjithë punën e bërë, jo vetëm në zonën e Farkës, ku prej dekadash banon, por edhe në zonat e tjera të prekura nga tërmeti. “E përshëndesim shumë kryeministrin, ty si kryetar Bashkie. Keni bërë shumë punë! Nuk e di, dielli i ngrohtë shumë, nga ju na ka ardhur! Iu them dhe atyre që janë nëpër çadra, të mos e humbin besimin dhe i uroj të futen sa më shpejt në shtëpinë e re,” tha Sadetja.

Imami i zonës së Farkës tha se fakti që kjo qeveri po i jep çdo kurore nga një shtëpi, tregon se është më pranë popullit. “Më e rëndësishmja është se edhe Kryeministri, edhe kryetari i Bashkisë, është afër popullit. Çdo kurore iu kanë dhënë shtëpinë e vet. Kjo është një kënaqësi, sepse njerëzit që punojnë e tregojnë punën e tyre. Edhe qeveria, edhe ju dukeni te puna që bëni,” tha ai.

Në Njësinë Farkë, nga 157 shtëpi që kanë përfituar nga programi i rindërtimit deri më tani kanë përfunduar në total rreth 110 banesa individuale, ndërsa 20 të tjera janë në rindërtim./a.p

Next Post
Viktima e atentatit në Vlorë, djali i një ish-polici / 31-vjeçari mbante armë me vete, kapet një person

Viktima e atentatit në Vlorë, djali i një ish-polici / 31-vjeçari mbante armë me vete, kapet një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com