• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Humbën jetën 176 persona/ Irani më në fund e pranon se shkaktoi tragjedinë me avionin ukrainas, por fajëson Trump

by Java News
11/01/2020 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushtria iraniane pranoi të shtunën në mëngjes se kishte rrëzuar “jo qëllimisht” avionin ukrainas, incident nga i cili humbën jetën të 176 njerëzit në bord. Pohimi erdhi pasi Kanadaja dhe zyrtarë të SHBA thanë se avioni u rrëzua nga një raketë iraniane, ndoshta gabimisht.

Avioni, i cili sapo ishte nisur nga Teherani për në Kiev, u rrëzua të mërkurën, në kohën që Irani ishte në gatishmëri për një përgjigje ushtarake nga SHBA, disa orë pasi kishte hedhur raketa ndaj objektivave amerikane në Irak.

Në një deklaratë, Irani tha se pasi ishte ngritur nga aeroporti Imam Khomeini, forcat e armatosura iraniane e morën avionin e udhëtarëve për një mjet fluturues armik ndërkohë që ai ishte shumë afër një instalimi ushtarak, për shkak të lartësisë në të cilën fluturonte dhe formës së tij.

Për disa ditë rresht Irani mohonte që avioni Boeing 737-800 të ishte rrëzuar nga një raketë dhe thoshte se mund të duhej një ose dy muaj për të nxjerrë informacione nga regjistruesit e të dhënave të zërit dhe fluturimit.

Por Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit Javad Zarif tha se ‘aventurizmi amerikan’ ishte faji për sulmin.

Ai shkroi: ‘Një ditë e trishtuar. Përfundimet paraprake të hetimit të brendshëm nga Forcat e Armatosura: Gabimi njerëzor në kohën e krizës të shkaktuar nga aventurizmi amerikan çoi në katastrofë.

‘Keqardhje, falje dhe ngushëllime të thella për njerëzit tanë, familjet e të gjithë viktimave dhe kombeve të tjera të prekura.’

Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Presidentit të Ukrainës Volodymir Zelenskiy të dhëna të rëndësishme për rrëzimin përpara një telefonate me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të premten.

Në mediat sociale, shumë iranianë shpreheshin me zemërim që aeroplanit iu lejua të ngrihej në ato momente tensioni. Disa shprehnin shqetësim për imazhet që qarkulluan në Tëitter dhe ku dukej se vendi i rrëzimit ishte pastruar nga buldozerët.

Një zyrtar amerikan, duke përmendur të dhënat satelitore, tha se Uashingtoni kishte konkluduar me një shkallë të lartë sigurie se avioni u rrëzua gabimisht nga raketa antiajrore. Satelitët ushtarakë amerikanë kanë aftësinë të zbulojnë emetimet infra të kuqe të shkaktuara nga nxehtësia.

Para se të pranonte se avioni ishte rrëzuar nga goditja me raketë, Teherani ngulte këmbë, duke thënë se njoftime të tilla ishin “luftë psikologjike kundër Iranit”. / Javanews

g.kosovari

Next Post
Lleshaj: Vrasja në Mirditë drejt zbardhjes, në Shqipëri ka patur tentativë për akt terrorist iranian, por…

Lleshaj: Vrasja në Mirditë drejt zbardhjes, në Shqipëri ka patur tentativë për akt terrorist iranian, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Vodhën me dhunë xhiron ditore në dy pika karburanti, shpallet në kërkim një nga dy autorët

September 17, 2026
Nuk duhet harruar pse u desh ndërhyrja e NATO-s

“Dita më e zezë për kombin shqiptar”/ Avokati flet me emra: UÇK-ja u godit përmes një projekti politik!

September 17, 2026
Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

Berisha ‘paralajmëron’ Peleshin: E ke zëvendësin gati!

September 17, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 18 Shtator 2026

September 17, 2026
“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”

September 17, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët respekton rregullat e BE-së

Italia kërkon Shqipërinë në BE para vitit 2030, Tajani: Gabim i rëndë nëse anëtarësohet Ukraina para Ballkanit

September 17, 2026
Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

Boçi akuzon përjashtimin e shkollave nga PISA; Kumbaro: Shqipëria përmirësoi rezultatet, përzgjedhja u bë nga OECD

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com