Një punëtor ndërtimi gjeti vdekjen mesditën e sotme pasi ra aksidentalisht nga godina e një shkolle ku po punonte.
Policia informon se “rreth orës 13:15, në rrugën ” e Kastriotëve” duke punuar tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen”.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari











