Banorët e San Vito al Tagliamento, në via Tina Modotti, u tronditën dje nga një ngjarje aksidentale.
Një 33-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i cili jetonte prej vitesh në Itali, ka humbur jetën.
Shqiptari u gjet pa shenja jete në rrugë pasi u rrëzua nga lartësi ku ishte ngjitur.
Ambulanca shkoi në vendin e ngjarjes për t’i dhënë ndihmën e parë shqiptarit, por ai nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Shqiptari la pas gruan e tij dhe një djalë të vogël, ndërkohë policia po vijon hetimet në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Ngjarja ndodhi jo shumë larg spitalit të qytetit.
/a.r