• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trafiku i drogës Rinas-Stamboll, gazetari: Mund të jetë përdorur solucion që largon erën e kanabisit

by A R
18/10/2022 21:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari i Tv Klan, Merin Maçi në një raportim pranë Drejtorisë së Përgjithshme në Tiranë ka dhënë detaje në lidhje me hetim për drogën që ka zbuluar qentë antidrogë të policisë turke në valixhet e 2 shtetasve që vinin nga Shqipëria. Ngarkesa prej rreth 31.5 kilogramë kanabis ishte fshehur në dy valixhe pasagjerësh.

Gazetari Maçi bën të ditur se janë marrë në pyetje kontrollorët, por edhe personi që ka kryer procesin e kontrollit të 2 valixheve të pasagjerëve turq.

Merin Maçi: Nga informacionet që unë kam, janë marrë në pyetje kontrollorët, por edhe personi i cili ka kryer procesin e kontrollit të 2 valixheve të pasagjerëve turq dhe të paktën deri në këtë fazë, nuk ka një konkuzion lidhur me atë se çfarë ka çeduar pikërisht në identifikimin apo në evidentimin e lëndës narkotike. Ndalur tek procedura që kryhet me kontrollin e pasagjerëve, çantat të cilat kalojnë përmes bagazheve i nënshtrohen një kontrolli në skaner dhe të paktën nga ana e kontrollorëve, është autoriteti i plotë i cili i takon dhe për të kryer një kontroll më të imtësishëm apo jo. Më pas, janë efektivët e Policisë së Rinasit, një agjent i doganave i cili kryen kontrollin e imtësishëm kur valixhja konsiderohet me risk apo ka dyshime nga kontrollori i cili merr këtë valixhe për kontroll që mund të krijojë dyshimet se fshihet një send apo mjet i kundraligjshëm. Për rastin në fjalë, nuk është bërë një veprim i tillë dhe duhet thënë se deri më tani nuk ka një konkuluzion për mënyrën si është arritur.

Gazetari raporton se konfirmohet nga Komisariati i Policisë Rinas se nga kontrollet nuk është evidentuar drogë në valixhe. Maçi thekson se kjo lind dyshimet se 2 personat mund të kenë përdorur solucione apo medikamente që largojnë erën e kanabisit.

Merin Maçi: E vetmja gjë që konfirmohet të paktën nga informacionet pranë komisariatit të policisë Rinas është se çantat janë kaluar edhe përmes një verifikimi nga qentë antidrogë të kufirit, por të paktën nga kontrollet nuk është evidentuar diçka. Kjo lind dyshimet se 2 personat mund të kenë përdorur edhe medikamente apo solucione të cilat largojnë erën e kanabisit. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë përgjigjet e hetimet që kanë përfshirë jo vetëm autoritetet shqiptare por edhe ato turke të cilat në mënyrë të vazhdueshme shkëmbejnë informacion për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një linjë të re trafiku nga Rinasi në Stamboll.

/a.r

Next Post
Shpërthen Wanda Nara: I bëj të gjitha për Icardi-n, përveçse nuk vesh këpucët dhe të luaj, prej meje paguhet më shumë se…!

Shpërthen Wanda Nara: I bëj të gjitha për Icardi-n, përveçse nuk vesh këpucët dhe të luaj, prej meje paguhet më shumë se...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

SHBA/ Zgjedhjet e mesmandatit nën tension, hetim në Alaskë dhe përplasje për 20 mijë vota në Kaliforni

November 1, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

I vendoset tritoli një dyqani lulesh në Tufinë, policia identifikon autorin

November 1, 2026
Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

Trump: Bolsonaro mund të qëndrojë në SHBA për aq kohë sa të dëshirojë

November 1, 2026
Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

Europarlamentari holandez: Paraburgimi i Veliajt për qëllime politike

November 1, 2026
Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

Rubio dyshon në arritjen e paqes së negociuar në Ukrainë, mbron kontaktet me Rusinë

November 1, 2026
Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

Sulm masiv me mbi 100 dronë në Rusi, në shënjestër një nga rafineritë më të mëdha të naftës

November 1, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

(pa)Rëndësia e fjalës “SHPREHIMISHT”!

November 1, 2026
FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

FOTO / Kina shpall planin e detajuar për uljen e astronautëve në Hënë

November 1, 2026
Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

Kriza politike në Poloni, Komisioni Europian bën thirrje për respektimin e Kushtetutës

November 1, 2026
Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

Protesta në Tiranë, 6 të arrestuar dhe 2 në kërkim, Policia: Qëlluan me sfera e vida metalike efektivët

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In