• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Hoti flet për heqjen e reciprocitetit: Nuk besojmë se masat politike zgjidhin problemin

by Ardit Rada
23/06/2020 20:53
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi për heqjen e masës së reciprocitetit ndaj mallrave serbe ka qenë veprim i vullnetit të mirë për t’i dhënë shtysë procesit politik për betonimin e subjektivitetit të Kosovës.

Ai i ka bërë këto komente në një interpelancë të thirrur në Kuvendin e Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje për të kuptuar arsyetimin e qeverisë Hoti për heqjen e kësaj mase.

“Ne si qeveri nuk besojmë se masat e përkohshme politike që krijojnë barriera ekonomike ndërmjet vendeve mund të zgjidhin problemin politik me Serbinë. Unë ju siguroj se barrierat ekonomike dhe tregtare do t’i adresojmë përmes mekanizmave rajonalë dhe evropianë”, ka thënë Hoti.

Qeveria e kaluar e Kosovës, e drejtuar nga Albin Kurti, pati zëvendësuar taksën 100 për qind ndaj importeve të Serbisë me masë të reciprocitetit.

Mirëpo kryeminisitri aktual, Avdullah Hoti, ka hequr të gjitha masat ndaj Serbisë, më 6 qershor, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Ky proces është pezulluar prej vendosjes së taksës nga autoritetet e Kosovës në mallrat serbe, në nëntor të vitit 2018.

Sipas Hotit, Kosova aktualisht ka mundësinë, që përmes procesit të ri dialogues të konsolidojë shtetësinë e saj, derisa përfshirjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian e ka konsideruar momentum të ri.

Sipas tij, përfshirja e zyrtarëve amerikanë në këtë proces synon prodhimin e një marrëveshjeje paqeje mes Kosovës e Serbisë.

“Sot jemi në rrethana të reja, ku për herë të parë ne jemi jo vetëm aktorë por edhe protagonistë​, në​ kuadrin që​ po ndë​rtohet te një​ marrë​veshje, që​ në​ thelb ka njohjen reciproke në​ mes të​ të​ dyja vendeve”, ka thë​në​ ai para deputetë​ve të​ Kuvendit të​ Kosovë​s.

Zyrtarë të Kosovës dhe ata të Serbisë pritet të takohen në 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësimin e Richard Grenellit, të dërguarit të presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun mes këtyre dy vendeve.

Liburn Aliu, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka kritikuar vendimin e Hotit për reciprocitet, ndonëse ka thënë se diçka e tillë ka qenë e pritshme.

“Kur për herë të parë në historinë e Kosovës u futën kamionë, në dokumentet e të cilëve shkruhej Republika e Kosovës, kur filloi një raport kushtëzimi me Serbinë, dhe kur shteti filloi të pozicionohej si i barabartë karshi Serbisë dhe kur u arrit të dërgohej ndihmë për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ndodhi ajo që nuk ishte e papritshme, u hoq reciprociteti”, ka deklaruar ai.

Aliu e ka kritikuar qeverinë e Kosovës edhe për “heqjen dorë, me vullnet të plotë subjektiv nga anëtarësimi I Kosovës në organizata ndërkombëtare”./rel

/e.rr

Next Post
Tronditet PSG, 3 lojtarë infektohen me Covid-19

Tronditet PSG, 3 lojtarë infektohen me Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

Tensione në bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

October 25, 2026
Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Kremlini: Evropa duhet të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Ukrainën

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

10 mijë, rrëzojnë 1 milionë?

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In